Magazinë

Olivia Munn: Pasi u bëra nënë, isha gati ta lija aktrimin

Published

on

Aktorja Olivia Munn ka rrëfyer për Los Angeles Times se ishte gati ta linte përfundimisht aktrimin pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Malcolm. Ajo ka treguar se në atë kohë kishte filluar të përjetonte sulme ankthi dhe nuk e shihte më veten përballë kamerës.

“Thirra agjentët dhe menaxherin tim dhe u thashë: ‘Jam gati, nuk dua më të jem përpara kamerës. Mos më propozoni për asgjë’”, ka kujtuar ajo.

Munn, 44 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, që i ka me komedianin John Mulaney: Malcolmin, tre vjeç, dhe Mein, gjashtë muajshe.

Por vendimi i saj ndryshoi kur iu ofrua roli i Sam, një gruaje të divorcuar, në filmin “Your Friends and Neighbors”. Ajo e pati pranuar rolin, por shumë shpejt pas kësaj kishte morrë lajmin se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Pas trajtimit dhe pesë operacioneve, ajo e realizoi rolin. Megjithatë, ka pranuar se kishte pasiguri sidomos për skenat intime në film.

“Kisha ankth për skenat intime se kam shumë plagë. Disa duken kur jam e veshur, disa tjera vetëm kur jam plotësisht lakuriq. Më bëhej vetja e pasigurt, por sa herë që e bëja, ndihesha më mirë”, ka thënë ajo.

Tani, Munn është pa kancer dhe mezi pret të rikthehet në normalitet.

“Qëllimi nuk është të më njohin si ‘personi i sëmurë’. Qëllimi është ta kalosh këtë dhe të vazhdosh jetën. Jam shumë mirënjohëse për trupin tim që më ndihmoi ta kaloj këtë sfidë”, ka thënë ajo.

Burri i saj, John Mulaney, në monologun e tij për Netflix-in (Everybody’s in LA), ka bërë shaka me harresën e saj pas trajtimeve, duke e quajtur Munnin “truri i kancerit”. Ajo nuk e dinte se ai do ta përfshinte këtë detaj në shfaqje, por ka thënë se nuk e kishte problem.

“E besoj plotësisht. E dua humorin e tij. Ai e do familjen tonë dhe më do mua. Bëjmë shumë shaka për gjithçka që kemi kaluar. Kur e pashë monologun, mendova, dhe ai do të më urrejë që po e them, por kjo ishte mënyra e tij për të thënë: ‘Të dua’”, ka thënë ajo.

Lajmet

Dizajnerët kosovarë prezantojnë Kosovën në Eurovision përmes modës

Published

on

Kosova është e pranishme në Eurovision përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk merr pjesë si shtet në garë.

Dy dizajnerët kosovarë, Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra, kanë veshur prezantuesen e finales së Eurovision Song Contest 2025, Victoria Swarovski, në skenën që u mbajt në Vjenë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Sahiti ka dizajnuar një fustan në ngjyrë smerald-jeshile me detaje që theksojnë siluetën, ndërsa Xharra është autore e një fustani ngjyrë vjollcë të veshur gjatë mbrëmjes finale.

Kjo prani vlerësohet si një përfaqësim i rëndësishëm i dizajnit kosovar në një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare të muzikës dhe televizionit.

Continue Reading

Lajmet

Alis drithëron skenën e finales së Eurovision 2026 me “Nan”

Published

on

Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të fuqishme dhe plot emocion në finalen e Eurovision 2026, ku u ngjit i pesti në renditje me këngën “Nan”.

Pas paraqitjes së suksesshme në gjysmëfinale, Alis performoi edhe njëherë në skenën madhështore në Vjenë, duke sjellë një interpretim që kombinoi emocionin, energjinë dhe një prezantim unik artistik. Pjesë e performancës ishte sërish aktorja Rajmonda Bulku, e cila me praninë e saj i dha këngës një dimension simbolik dhe emocional, duke theksuar mesazhin për figurën e nënës shqiptare.

Performanca u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese në sallë, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje të shumta. Ekspertët e Eurovisionit e kanë cilësuar Alisin si një nga vokalet më të spikatura të këtij edicioni.

Paraqitja e Shqipërisë në finalen e madhe u konsiderua një moment krenarie për publikun shqiptar dhe një nga performancat më emocionale të natës.

Continue Reading

Magazinë

Drake publikon tre albume njëherësh, në mesin e tyre edhe një artiste shqiptare

Published

on

Reperi kanadez Drake, sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe disa media online, ka publikuar një projekt të pazakontë duke nxjerrë njëkohësisht tre albume me tituj “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”.

Në këto projekte thuhet se marrin pjesë një sërë emrash të njohur të skenës botërore si Future, Sexyy Red dhe 21 Savage, ndërsa produksioni përfshin emra si Boi-1da, DJ Frisco954 dhe të tjerë.

Në mesin e bashkëpunimeve bie në sy edhe një artiste shqiptare, Qendresa. Sipas raportimeve, ajo bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”, e renditur si e treta në albumin “Habibi”, i cili përmban gjithsej 11 këngë.

Qendresa, e rritur në Londër me origjinë shqiptare, thuhet se ka mbi 900 mijë dëgjues mujor në Spotify, ndërsa kënga e saj më e dëgjuar është “2 much”, me mbi 15 milionë dëgjime.

Continue Reading

Magazinë

Sorrentino: një botë vetëm me artistë do të ishte më e lumtur

Published

on

Regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino ka bërë një batutë me humor ndaj presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, gjatë ceremonisë së 145-vjetorit të SIAE në Pallatin Quirinale.

“Po të banohej bota vetëm nga ju dhe artistët, do të jetonim të gëzuar dhe paqësisht. Fatkeqësisht janë edhe të tjerët”, u shpreh Sorrentino, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Sorrentino, fitues i çmimit Oscar për filmin “The Great Beauty”, konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të kinemasë evropiane bashkëkohore.

Në të njëjtën ceremoni, presidenti Sergio Mattarella vlerësoi rolin e SIAE në mbrojtjen e autorëve dhe krijimtarisë, duke theksuar kontributin e saj në jetën kulturore dhe ekonomike të Italisë.

SIAE, Shoqata Italiane e Autorëve dhe Botuesve, administron të drejtat e autorit për mbi 126 mijë krijues dhe rreth 30 milionë vepra në Itali.

Continue Reading

Të kërkuara