Lajmet
OKB thotë se bisedimet jozyrtare mbi marrëveshjen e grurit janë duke vazhduar
Kievi dhe Moska kanë dhënë llogari kontradiktore të diskutimeve deri më tani.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNjë zëdhënës i OKB-së ka thënë se bisedimet jozyrtare mbi marrëveshjen – e cila lehtëson eksportet bujqësore nga Ukraina – po vazhdojnë me “të gjitha palët” dhe bisedimet personale me Rusinë kanë përfunduar.
Kievi dhe Moska kanë dhënë llogari kontradiktore të diskutimeve deri më tani.
Një agjenci ruse e lajmeve citoi zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë të thoshte se marrëveshja ishte zgjatur për 60 ditë sipas kushteve të mëparshme – por Ukraina tha se marrëveshja lejon vetëm një zgjatje prej 120 ditësh.
“Rusët e kuptuan se 60 ditë (zgjatja) nuk është ligjërisht e mundur, kështu që ata po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje”, tha një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase për Reuters./UBTNews/
Vendi
Studimet e Sigurisë në UBT – një mundësi për të rinjtë që synojnë karrierë në siguri, politikë dhe teknologji
Published
2 hours agoon
August 29, 2026By
UBTNews
Në një kohë kur siguria është bërë një nga çështjet më të rëndësishme për shoqëritë moderne, njohuritë dhe profesionistët e rinj në këtë fushë po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi. Për të rinjtë që duan të kuptojnë më mirë zhvillimet politike, institucionet e sigurisë, kërcënimet bashkëkohore dhe sfidat që lidhen me sigurinë kombëtare e ndërkombëtare, programi i Studimeve të Sigurisë në UBT ofron një mundësi për zhvillim akademik dhe profesional.
Programi është i orientuar drejt përgatitjes së studentëve me njohuri teorike, por edhe me aftësi praktike që mund t’u shërbejnë në karrierën e tyre të ardhshme. Një nga veçoritë kryesore të këtij programi është mundësia që studentët të thellojnë njohuritë në fusha të ndryshme të specializimit, duke kuptuar më mirë zhvillimet e politikave të sigurisë dhe mënyrën se si ato zbatohen në praktikë.
Për një të ri që zgjedh këtë drejtim studimi, përfitimi nuk kufizohet vetëm te marrja e një diplome. Studenti zhvillon aftësi për të analizuar situata të ndryshme të sigurisë, për të identifikuar rreziqet dhe kërcënimet dhe për të propozuar zgjidhje konkrete. Këto aftësi janë veçanërisht të rëndësishme në një realitet ku siguria nuk lidhet më vetëm me aspektet tradicionale, por edhe me teknologjinë, sigurinë kibernetike, emergjencat civile, gjeopolitikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Një tjetër mundësi e rëndësishme që ofron programi është specializimi në fusha me rëndësi të veçantë për tregun bashkëkohor. Studentët mund të orientohen drejt Sigurisë Nacionale dhe Emergjencave Civile, si dhe drejt Sigurisë Kibernetike, duke krijuar një profil profesional më të përshtatur me interesat dhe objektivat e tyre.
Ndërthurja mes teorisë dhe praktikës e bën programin një mundësi të vlefshme për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një karrierë në institucione të sigurisë, administratë publike, organizata vendore dhe ndërkombëtare, institucione kërkimore, sektorin e teknologjisë apo fusha të tjera që lidhen me sigurinë.
Gjatë studimeve, studentët njihen me koncepte dhe tema nga disa fusha të ndërlidhura, përfshirë ligjin, psikologjinë, gjeopolitikën, institucionet shtetërore, marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën e jashtme, sigurinë kibernetike, teknologjinë informative dhe metodologjinë e kërkimit. Kjo qasje multidisiplinare i ndihmon të rinjtë të krijojnë një perspektivë më të gjerë dhe të kuptojnë se si faktorë të ndryshëm ndikojnë në sigurinë e një shteti dhe të shoqërisë.
Programi i kushton rëndësi të veçantë edhe zhvillimit të aftësive për hartimin e dokumenteve dhe strategjive të politikave të sigurisë. Studentët mund të fitojnë aftësi për të përgatitur dokumente që lidhen me politikat e Sigurisë Nacionale, Emergjencave Civile dhe Sigurisë Kibernetike. Kjo përvojë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për një të ri që në të ardhmen synon të angazhohet në institucione publike, organizata ndërkombëtare apo role që kërkojnë analizë dhe hartim të politikave.
Mësimdhënia akademike mbështetet në kurrikula dhe literaturë bashkëkohore, duke marrë referenca edhe nga programe të studimeve të sigurisë në universitete të njohura në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, studentët kanë mundësi të njihen me qasje moderne dhe zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë, ndërsa programi është i orientuar edhe drejt nevojave konkrete të tregut të Kosovës.
Për të rinjtë që e shohin të ardhmen e tyre në fushën e sigurisë, politikëbërjes, analizës strategjike apo sigurisë kibernetike, studimi në këtë drejtim mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një karriere profesionale. Përveç njohurive, studentët përfitojnë aftësi në hulumtim shkencor, komunikim, analizë kritike, zgjidhjen e problemeve dhe hartimin e dokumenteve strategjike.
Në përfundim të programit, synimi është që të diplomuarit të jenë në gjendje të kuptojnë dhe analizojnë zhvillimet kryesore të politikave të sigurisë, të vlerësojnë rreziqet dhe kërcënimet, të argumentojnë në mënyrë profesionale dhe të kontribuojnë në hartimin e politikave që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe rajonit. Për një gjeneratë të re që përballet me sfida gjithnjë e më komplekse, një formim i tillë mund të krijojë bazën për një profesion me përgjegjësi, por edhe me mundësi të shumta zhvillimi.
Studimet e Sigurisë në UBT janë një mundësi për të rinjtë që duan të shkojnë përtej njohurive teorike dhe të ndërtojnë kompetenca konkrete për një të ardhme profesionale në një nga fushat më dinamike dhe më të rëndësishme të kohës.
Lajmet
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 29 gusht 1993-1998?
Published
3 hours agoon
August 29, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.
29 gusht 1994
Bastisje në Prishtinë dhe në rrethinën e Gjilanit
Më 20 gusht u morën në stacionin e policisë Ilaz e Muharrem Krasniqi dhe Bislim Hamiti, banorë të lagjes “Dragodani”. Ilazi është aktivist i LDK-së, dhe pronar i shtëpisë ku punon Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës së UP-së. Ai është marrë në pyetje edhe më 22 e 23 gusht. Më parë prej tij kërkohej një revole, ndërsa herën e fundit, policia kërkoi prej tij edhe një pushkë. Më 27 gusht policia, në mungesë të Ilazit, mori në stacion babain e tij Hamitin 83 vjeçar.
Më 21 gusht në fshatin Pozharan të Vitisë u keqtrajtuan nga policia serbe të rinjët Shefki (18), Sherif (16) dhe Fadil (18) Momçilla nga fshati Sllakofci i Epërm i Gjilanit. Ata po ktheheshin nga mulliri, ndërsa policia, pasi i pyeti se kush ka armë në fshatin e tyre, i rrahu dhe u shkaktoi lëndime trupore.
Më 22 gusht, në orën 03:00 u ndalua në Zubin Potok i riu Naim Rexhepi nga Pograxha, i cili po udhëtonte për në Ulqin. Ai u dërgua në burgun ushtarak të Nishit për shkak se nuk e ka kryer shërbimin në ushtrinë serbe.
Më 26 gusht, me pretekst të kërkimit të armës u bastis në fshatin Pograxhë familja e Sylejman Azemit. Policia mori djalin e tij Samiun (1966) dhe e mbajti në stacion prej orës 07: 30 deri në orën 12:00.
Më datën 26 gusht, me pretekst të kërkimit të armës, në këtë fshat u bastis edhe familja e Naser Selmanit. Prej tij u kërkua që të paraqitet në stacionin e policisë.
29 gusht 1995
Kolonizimi i Kosovës me refugjatë serbë nga Kroacia
Klinë – Gjatë ditës së djeshme këtu u sollën 72 refugjatë serbë, të cilët u vendosën në hotelet “Mirusha” dhe “Metohia”, pastaj në objektet e kooperativës bujqësore dhe në shtëpitë private. Në këtë komunë parashihet që të sillen 100 familje refuagjtësh nga Kroacia, kurse 53 familje serbe nga Shqipëria tashmë gjenden qe tri vjet në motelin e këtushëm “Nora”.
Zubinpotok – Në këtë komunë të banuar kryesisht me popullsi serbe tashmë janë vendosur 180 refugjatë. Në mesin e tyre ka edhe paramilitarë serbë nga Kroacia, si Zharko Treskavica, i cili që nga ditët e para të luftës ka qenë në uniformë dhe nën armë, si dhe Sllavko Jagliq, i cili bashkë me paramalitarët e tjerë serbë i kishin lënë armët në Banjallukë. Një plak 70 vjeçar, ndonëse është i “kënaqur” me pritjen, pyet se çka do të bëjë më tutje.
Gjakovë – Refugjatët serbë nga Kroacia në këtë qytet janë vendosur në ndërtesën e shkollës normale, në oborrin e së cilës mund të shihen traktorë me rimorkio të mbushur me gjësende që kanë sjellë me vete refugjatët serbë. Një serb deklaroi se gjoja dëshiron të vendoset përgjithnjë në Gjakovë dhe kërkon tokë pune. Ai vendosjen në këtë qytet e kushtëzon me ardhjen e farefisit e të fqinjëve të tij të dikurshëm.
Vushtrri– Tashmë nja 250 kolonë serbë janë sjellë këtu. Shumë familje janë vendosur në fshatin Nedakoc te serbët e atjeshëm. Administrata serbe e Vushtrrisë ka punësuar shumë kolonë serbë. Kështu ndërmarrja “Sitnica” ka punësuar 7, kurse ndërmarrja ndërtimore “Kosova” do të punësojë 50 kolonë. Poashtu edhe fabrikat e këtushmë, si ajo llamarinës së zinktuar, e llaqeve dhe e ngjyrave “Ekstra” do të punësojnë shumë punëtorë, madje për ata me kualifikim të lartë numri është i pakufizuar. Poashtu thuhet se janë duke u bërë planet për adaptimin e objekteve banesore për vendosjen përgjithnjë të kolonëve serbë. Kryqi i kuq i kontrolluar nga serbët në këtë komunë kërkon nga qytetarët që shtëpitë që nuk janë duke u shfrytëzuar t’u jipen kolonëve serbë.
Shtërpcë – Ndonëse këtu nuk jipet numri i saktë i refugjatëve serbë të vendosur në këtë komunë, sipas shtypit serb tashmë janë sjellë nja 30 refugjatë. Shumica e tyre janë vendosur në objektin e “Elektrokosovës”, e cila me “zemërgjerësi” u është dhënë refugjatëve serbë. Këtu është vendosur edhe një paramilitar serb me familje – Miodrag Pushkara.
Prishtinë – Shumica e refugjatëve serbë janë të vendosur në qendrën sportive “Boro e Ramizi”, por një numër sish edhe në konviktin e nxënësve dhe në shkollën e mesme të mjekësisë të uzurpuar nga serbët, nga të cilat objekte janë dëbuar me dhunë nxënësit shqiptarë.
Edhe serbët kundër vendosjes së refugjatëve nga Kroacia në Serbi
Shoqata e serbëve autoktonë të Serbisë ka shpëndarë një pamflet me të cilin kërkohet që të ndalohet vendosja e refugjatëve serbë nga Kroacia në Serbi. Në të thuhet se serbët e kanë krijuar dhe i kanë rrumbullaksuar territoret e tyre të tashme në Luftën e Parë Botërore, pa ndihmën e serbëve përtej Drinës. Kah fundi i Luftës së Dytë Botërore, malazezët, refugjatë nga Lika dhe Hercegovina bashkë me trupat e Bashkimit Sovjetik e okupuan Serbinë dhe në këtë mënyrë e vendosën pushtetin diktatorial joserb.
Sipas autorit të tekstit – Vllajko Popoviqit – gati të gjitha funksionet udhëheqëse i morën në dorë joserbët dhe prandaj kërkohet çlirimi i Serbisë nga dominimi i enklavave malazeze, hercegovase dhe likase. Poashtu kjo shoqatë kërkon që armata e policia të përbëhet kryekëput nga shtetas të Serbisë, sepse këto organizata tash po sjellin dhe po punësojnë vetëm punëtorët e Krainës.
Në apelin e kësaj shoqate thuhet se serbët autoktonë po largohen nga puna si tepricë teknologjike e vendet e tyre po i zënë dezertorët dhe refugjatët dhe se janë okupuar konviktet e studentëve. Serbia në luftimet e fundit ka humbur mëse 16 mijë të rinj, kurse 27 mijë janë bërë invalidë.
29 gusht 1997
Vazhdojnë aksionet e plaçkitësve nga Shqipëria
Vjedhjet dhe plaçkitjet nga persona e banda të armatosura dhe të paidentifikuara nga territori i Shqipërisë po vazhdojnë në fshatrat e brezit kufitar.
Në një njoftim të KI i Degës së LDK- së në Gjakovë thuhet se pardje në Ponoshec të Gjakovës persona të panjohur vodhën shtatë lopë Hysen Idrizit.
Në një informatë të KI të Degës së LDK-së në Prizren thuhet se po vjedhjet e bagëtive dhe plaçkitjet nuk kanë të ndalur. Madje nga dita në ditë po rrezikohet edhe jeta e banorëve nga persona të paidentifikuar dhe të armatosur. Disa sish kërcënuan me jetë plakën Zade Ahmeti nga Mazreku, me ç’rast plaçkitën dy lopë të saj dhe të Nebih Karavidajt.
Më 26 gusht një bandë e armatosur plaçkiti 5 krerë lopë të Ibish Jahajt dhe nga një lopë të Shemsedin dhe të Adem Jahajt nga i njëjti fshat.
29 gusht 1998
Të vrarë e të plagosur gjatë sulmeve serbe në fshatrat e Gllogocit
Mbrëmë, në orën 18. 30 forcat ushtarako-policore serbe filluan granatimin e fshatrave Nekoc, Kizharekë, Fushticë e Ulët, Sankoc dhe disa lagje të Komoranit. Granatimi i mbrëmshëm, që zgjati disa orë, ka shkaktuar edhe viktima e të plagosur, mirëpo deri më tash nuk dihet identiteti i tyre. Ndërkaq, u dogjën disa shtëpi në Komoran dhe në Fushticë të Ulët, si dhe mulliri elektrik në Komoran, bën të ditur Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gllogoc.
Po ky burim njofton se forcat e ushtrisë serbe, të vendosura në Çukën e Zabelit, ka urdhëruar dje banorët e këtij fshati që të dorëzojnë armët dhe të largohen të gjithë nga fshati.
Dje pasdite forcat serbe kanë djegur sërish fshatin Sankoc. Flaka e zjarrit, që kishte përfshirë lagjen që është afër Zabelit të Lartë, nuk është shuar deri në orët e hershme të mëngjesit. Ndërsa, sot forcat serbe ua vunë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me drithëra.
Në Gllogoc e rrethinë ende nuk dihet për fatin e shumë shqiptarëve që konsiderohen të zhdukur, që prej fillimit të ofensivës së forcave serbe, më 25 gusht. I zhdukur konsiderohet edhe Hasan Ramë Dulaku nga Komorani.
Burimet në terren të Komisionit për Informim të Degës së LDK-së në Gllogoc bëjnë të ditur se gjendja e popullsisë civile që gjendet në male po bëhet dramatike. Për shkak të mungesës së ushqimeve dhe të ilaçeve ka vdekur foshnja tremuajshe e Hajdin Shalës nga fshati Kleçkë.
Dëshmitarët pohojnë se pa kurrfarë mbuloje mbi kokë, pa veshmbathje të mjaftueshme, pa ushqim dhe pa ilaçe, kanë mbetur mbi 20 mijë civilë.
Mbi 32 mijë refugjatë në komunën e Prizrenit
Pas ofensivës serbe mbi fshatrat e komunave të Suharekës e të Malishevës, numri i refugjatëve në komunën e Prizrenit ka arritur në 32 mijë. Nënkëshillat përkatëse të fshatrave të Përdrinisë janë organizuar mirë. Deri më tash janë të strehuar të gjithë refugjatët, mirëpo mungojnë rezervat ushqimore dhe sidomos ilaqet.
Refugjatët janë përqëndruar në qytet dhe në fshatrat Mamushë, Medvec, Piranë, Korishë, Grejkoc, Gjinoc, Randobravë, Krushë e Vogël, Landovicë, Lutogllavë, Malësi e Re, Dushanovë e tjerë.
Shumë refugjatë kanë marrë me vete edhe bagëtinë, gjë që ka vështirësuar dukshëm siutatën.
Foto: Drenasi (Gllogoci)
Aktualitet
Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
Published
20 hours agoon
August 28, 2026By
UBT News
Institucionet e Kosovës bënë të ditur se ka përfunduar gërmimi në tri lokacione në zonën e Kalludrës dhe Jabukës në Zubin Potok, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se mund të lidhen me fatin e 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të njohur si “Grupi i intelektualëve”.
Deri tani, të paktën 10 mbetje kockore janë dërguar në laboratorin e ADN-së në Hagë, ndërsa identifikimi përfundimtar pritet të bëhet pas përfundimit të të gjitha ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave të ADN-së.
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se familjarët tashmë janë më afër së vërtetës dhe drejtësisë, por kërkoi durim deri në përfundimin e të gjitha procedurave.
“Janë familjarët e 23 personave të zhdukur apo grupit të çka quhet grupi i intelektualëve apo grupi Ademi Ademit”. Dhe sot pak e ndjej, sepse jam vetë familjar, që është një ditë shumë e rëndë për ta. Por unë nuk di t’ju drejtohem juve, por atyre që duhet të gjejnë forcën, sepse së paku janë shumë më afër të vërtetës sot sesa që kanë qenë më herët. Por edhe më afër të drejtës, të drejtësisë. Ju e dini që deri më tash janë arrestuar katër potencialisht kriminelë serbë që kanë marrë pjesë në ato krime këtu. Uroj që të gjejnë forcën që të përballojnë këtë dhimbje. E dimë që ka edhe mbi 1500 familje që vazhdojnë me pritë fatin e më të dashurve të tyre, këtu përfshirë edhe mua personalisht.
Siç e tha prokurorja, unë e kam thënë disa herë në media, familjarët nuk duhet të jenë të shqetësuar sepse është një proces që merr kohë deri në identifikimin e saktë të këtyre personave. Kjo nënkupton që mostrat të cilat tash janë dërguar çe dy-tre ditë të trupave që janë gjetur në këtë lokacion do të dërgohen në Hagë, në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, kështu që dhe bëhet krahasimi i këtyre me gjakun që e keni dhënë ju tash e 20 e sa vite, dhe pastaj tek pastaj del identifikimi i saktë dhe vetëm tek pastaj mund të konkludojmë saktë që bëhet fjalë për ata persona, pavarësisht që informacionet të gjitha kanë qenë për ata që janë këtu. Duhet të jeni të fortë.”, tha Hoti.
Hoti tha se procesi i identifikimit përmes ADN-së është i domosdoshëm për të konfirmuar nëse mbetjet mortore u përkasin 23 personave të zhdukur, ndërsa kritikoi Serbinë për, siç tha, mosbashkëpunim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Ende kemi punë shumë, sepse fatkeqësisht kemi punë me një shtet që ka mendësi kriminale. Nuk është që e ka pasur në vitet ’90 vetëm, por e ka edhe sot. Shteti serb, ju siç e dini edhe sot, mos me shkua më larg se sot, po tentojnë të varrosin me nderime të larta shtetërore kryekriminelin serb që ka bërë krime në Bosnje Hercegovina, Mlladiq. Kjo nënkupton që ata ende sot e kanë një mendësi të tillë kriminale. Ata nuk e pranojnë as fajin, as krimet që i kanë bërë, as gjenocidin që e kanë bërë ndaj neve dhe Bosnjës e Kroacisë. Ende sot kanë të njëjtën mendësi. Prandaj ne e kemi goxha të vështirë përballjen me ta edhe në raport me fatin e personave të zhdukur. E dini që disa vite kemi marrë pjesë në bisedime në Bruksel edhe siç shihni në vende të tjera, por informacionet që ata duhet t’i japin, të cilat i kanë, të cilat ne po vazhdojmë me iu kërku përmes arkivave të tyre të klasifikuara, vazhdojnë me i mbajtë të hekurta në sirtarët e tyre dhe jo t’i shpërndajnë apo t’i japin për të zbardhur më tutje fatin e personave të zhdukur”, deklaroi ai.
Prokurorja Florije Shamolli tha se rastin e 23 personave të zhdukur është duke e trajtuar prej shtatë vitesh dhe se provat e mbledhura deri tani i çojnë hetimet drejt tyre, por identifikimi nuk mund të konfirmohet pa rezultatet e ADN-së.
“Një gjë duhet ta dimë: dyshimet, të gjitha provat të cilat ne i kemi na dërgojnë tek zhdukja e 23 intelektualëve apo të quajtur doktorët. Mirëpo për të ardhur deri te rezultati final duhet të kemi durim, duhet të bëhet ADN-ja e saktë. Pa ADN-në, ne dyshimet të gjitha na dërgojnë aty, të gjitha provat na dërgojnë aty. Mirëpo, duhet të presim edhe pak kohë deri të vijnë të gjitha ekspertizat, për shkak se duhet të konstatohet ADN-ja, duhet të konstatohet shkaku i vdekjes, mbetjet mortore, domethënë një numër ekspertizash. Unë e shfrytëzoj rastin, kam pasur planifikim që të gjithë familjarët e këtij rasti t’i thërras në zyrën time dhe të vijnë. Ata do ta kenë derën e hapur në çdo kohë. Për çdo informacion të cilin prokuroria e posedon në lidhje me këtë rast, brenda kompetencave për sa i përket që të kenë njohuri familjarët, në çdo kohë, në çdo orë mund të drejtohen në zyrën time. Ju lutem familjarë, këto janë raste të ndjeshme. Mos bini pre e informacioneve të ndryshme. Informacionin zyrtar ejani dhe kërkojeni në zyrën time. Unë do të jam aty deri në momentin e fundit, deri te rezultati final. Se si do të vijë deri te momenti, t’ju informoj: janë tre persona nën paraburgim, të dyshuar. Mirëpo duhen edhe prova të tjera. Sigurisht, në qoftë se vijmë deri te ngritja e aktakuzës, atëherë gjykimi do të jetë publik dhe do të keni mundësi të gjithë ta përcillni atë rast”, tha Shamolli.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, tha se zbulimi i varrezave masive është rezultat i një pune disavjeçare të institucioneve të Kosovës.
“Për fat të mirë, përpjekja disavjeçare e institucioneve të Kosovës më në fund u kurorëzua me rezultate konkrete. Pra, opinion është i njoftuar se nuk është çështja e një muaji angazhimit të institucioneve tona, të cilat kanë qenë të involvuara në këtë çështje, po është një involvim disavjeçar dhe për fat të mirë të gjitha këto kanë rezultuar me sukses evidente. Natyrisht ne si popull kemi pasur atë fatkeqësinë që përveç të afërmit tanë na janë privuar nga e drejta për të jetuar, për fat të keq ata janë privuar edhe nga e drejta për të pasur një varr. Pra një vend ku familjarët do t’i përkujtonin. Një gjë pozitive është për familjarët e këtyre 23 personave që tash e tutje megjithatë kjo pjesa e dytë e pamundësisë së përkujtimit do të eliminohet.”, tha Limani.
Ndërsa, shefi i Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Florim Elshani, tha se hetimet për këtë rast janë intensifikuar nga viti 2024.
“Edhe në këtë rast kemi punuar edhe në rastin e njohur si grupi i intelektualëve. Hetimet kanë vazhduar për një periudhë të gjatë ashtu siç e potencuan të gjithë parafolësit e mi, po më intensive kanë qenë prej vitit 2024 e këndej në lidhje me saktësimin dhe lokalizimin e këtij lokacioni, derisa kemi arritur me datën 27 në specifikimin e saktë të vendvarrezës së parë. Por domethënë deri në ato momente ne nuk kemi ditur se çka saktë me çka kemi të bëjmë apo se çfarë çfarë kemi, por me të filluar punimet, ekipet profesionale të antropologëve, mjekoligjorëve dhe arkeologëve dhe forenzikës kanë konstatuar se hapësira dhe kushtet e varrezës nuk mund me qenë të përshtatshme për një grup kaq të madh, domethënë kjo ka zgjuar kureshtjen te ne dhe kemi intensifikuar veprimet hetimore me ç’rast kemi lokalizuar edhe varrezën e dytë e po ashtu pas një intervali kohor prej dy-tri ditësh edhe varrezën e tretë masive në të cilën kemi nxjerrë deri më tash çfarë mund të thuhet paktën 23 trupa apo të individëve”, tha Elshani.
Valon Hyseni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tha se pas evidentimit të tri lokacioneve, procesi tashmë ka kaluar në fazën e ekzaminimit dhe identifikimit.
“Sigurisht që përfundimi i lokacionit nuk është fundi i kësaj pune. Pra, këtu fillon puna më e madhe e cila tash do të bëhet në laboratorin për Mjekësi Ligjore, ku ka filluar ekzaminimi i këtyre mbetjeve mortore dhe ku ka filluar edhe marrja e mostrave dhe dërgimi i tyre për analizat e ADN-së. Deri tash mund t’ju konfirmoj që kemi çuar të paktën 10 mbetje kockore pra, në laboratorin e ADN-së në Hagë dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para dhe tek atëherë mund të flasim se për kë bëhet fjalë”, tha Hyseni.
Anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, dha detaje për tri lokacionet dhe numrin e mbetjeve mortore të gjetura.
“Lokacioni aktual ose vendi ku gjendemi aktualisht është lokacioni i parë i varrit masiv, meqë siç u potencua edhe nga kolegët janë edhe dy lokacione të tjera, pra dy varre masive në këtë zonë. Lokacioni i tretë i varrit masiv bie diçka 300 metra, po, distancë nga lokacioni aktual. Ndërsa lokacioni i dytë i varrit masiv bie të jetë diku rreth 1 kilometër distancë, flas gjithmonë me vijë ajrore, pra përkatësisht në fshatin Jabukë. Këtë lokacion, siç u potencua edhe nga kolegët edhe nga kolegët e policisë, po edhe kolegët e komisionit po edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe siç e kemi bërë publike edhe në komunikimin që kemi pasur me media, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të 13 personave ose të paktën minimumi 13 individëve. Po e them gjithmonë të paktën si minimumi, meqë zyrtarisht do të përcaktohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në kuptim të ekzaminimit mjekoligjor dhe në kuptim të identifikimit përmes analizave të ADN-së”, tha Gara.
Procesi i gërmimet në dy fshatrat në Zubin Potok nisi më 28 korrik 2026.
Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.
Në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit./A.K/
/Kosovapress/
lajme
UBT u uron suksese maturantëve në afatin e dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026
Published
21 hours agoon
August 28, 2026By
ubtnews
Në prag të mbajtjes së afatit të dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026, i cili do të zhvillohet nesër, më 29 gusht, UBT u uron suksese të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen këtij testi, duke u dëshiruar rezultate të mira dhe përmbushjen e objektivave të tyre akademike.
Ky test përbën një etapë të rëndësishme për maturantët në përfundim të arsimit të mesëm dhe një hap drejt vazhdimit të rrugëtimit të tyre në arsimin e lartë dhe zhvillimit të mëtejmë profesional.
UBT, edhe gjatë këtij viti, ka qenë pranë maturantëve përmes Programit Përgatitor për Maturën Shtetërore 2026, i cili u organizua në qendrat e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Prizren.
Përmes këtij programi, maturantët patën mundësi të përgatiten në lëndët kryesore dhe ato zgjedhore, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike, testeve model dhe përsëritjes së njohurive kryesore të nevojshme për testin.
UBT u dëshiron të gjithë maturantëve suksese në afatin e dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026 dhe beson se puna, përkushtimi dhe përgatitja e tyre do të kurorëzohen me rezultate të mira.
Suksese maturantë! UBT beson në ju dhe në potencialin tuaj për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi!
Studimet e Sigurisë në UBT – një mundësi për të rinjtë që synojnë karrierë në siguri, politikë dhe teknologji
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 29 gusht 1993-1998?
Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”
Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare
Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto
UBT u uron suksese maturantëve në afatin e dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026
Media dhe Komunikim në UBT – mundësi për një karrierë në botën e medias
Sekuestrohet pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë në Junik
Të kërkuara
-
Lajmet3 weeks agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport4 weeks agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet3 weeks agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet4 weeks ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë

