Lajmet

OKB: Të paktën 64 civilë të vrarë prej pushtimit rus

Rreth 116,000 persona janë detyruar të largohen jashtë Ukrainës.

Published

on

Të paktën 240 civilë janë plagosur dhe 64 janë vrarë prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), ka paralajmëruar se shifrat mund të rriten në ditët në vijim.

Qindra mijëra persona janë pa rrymë dhe ujë, derisa më shumë se 160,000 tjerë janë zhvendosur brenda shtetit.

Rreth 116,000 persona janë detyruar të largohen jashtë Ukrainës.

Qeveria ukrainase ka vlerësuar se në skenarin më të keq pesë milionë persona mund të ikin nga ky shtet./REL

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

”Deputetë, emri juaj është bllokadë”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para Kuvendit

Published

on

By

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar sot një performancë simbolike përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së re.

Të pajisur me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” dhe “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.

Protesta u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës së 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bahtiri: Qytetarët votuan deputetët të votojnë e jo të sabotojnë dhe shantazhojnë

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është përballur sot me protestuesit e organizatave të shoqërisë civile para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive.

Protestuesit po mbanin pankarta me mesazhe kundër bllokimit të konstituimit të Kuvendit, duke pyetur deputetin se a është boll, ndërkohë që Bahtiri komentoi situatën duke kritikuar opozitën për bllokadën.

“Qytetarët e kanë votuar çdo deputet të votojë e jo të sabotojnë dhe shantazhojnë”, tha Bahtiri.

Continue Reading

Lajmet

Kompania “Pastrimi” rifillon largimin e mbeturinave në Prishtinë pas ndërprerjes së grevës

Published

on

By

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime, pas një ndërprerjeje të përkohshme që zgjati rreth një muaj.

Sipas njoftimit të kompanisë, puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe të ngarkuara me mbeturina. Ekipet janë angazhuar me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pastrimi” thekson se mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve. Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë periudhës së vështirë dhe kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë.

Kujtojmë se ndërprerja e shërbimit erdhi si pasojë e një greve të punëtorëve, që protestuan për shkak të borxheve prej 2.7 milionë eurosh që Komuna e Prishtinës i kishte ndaj kompanisë. Më 22 maj, rreth 300 punëtorë bllokuan hyrjen e komunës me rreth 20 kamionë në shenjë proteste.

Marrëveshja për ndërprerjen e grevës u arrit së fundmi mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të “Pastrimit”, por kjo nuk u formalizua me dokument të nënshkruar.

Continue Reading

Të kërkuara