Lajmet

OKB: Rreth 110 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur me forcë

Sipas raportit vjetor të UNHCR-së, në fund të vitit të kaluar, 108.4 milionë njerëz u zhvendosën.

Published

on

Lufta e Rusisë në Ukrainë, ikja e refugjatëve nga Afganistani dhe luftimet në Sudan e kanë shtyrë numrin e përgjithshëm të refugjatëve që kërkojnë strehim jashtë vendit dhe atyre të zhvendosur brenda vendeve të tyre, në një nivel të paprecedentë, tha UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas raportit vjetor të UNHCR-së, në fund të vitit të kaluar 108.4 milionë njerëz u zhvendosën. Kjo shifër u rrit me 19.1 milionë nga fundi i vitit 2021 – rritja më e madhe ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Sudan u rrit numri i të zhvendosurve, duke e çuar totalin në rreth 110 milionë deri në muajin maj.

“110 milionë njerëz kanë ikur për shkak të konfliktit, persekutimit, diskriminimit dhe dhunës, shpesh të përziera me motive të tjera – në veçanti ndikimin e ndryshimeve klimatike”, tha shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi në një konferencë për shtyp në Gjenevë./UBTNews/

Lajmet

​Guardiola për Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Published

on

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin tha në një intervistë të fundit për GQ Hype.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

 

Continue Reading

Lajmet

Xhaka rikthehet në Premierligë

Published

on

Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, pritet të jetë lojtari më i ri i Sunderlandit. Klubi anglez, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e 31-vjeçarit, me vlerën e marrëveshjes që kap shifrën e 20 milionë eurove.

Xhaka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “Black Cats”, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në qershor të vitit 2028.

Ky është një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Angli, jo vetëm për vlerën, por edhe për emrin dhe peshën që bart Xhaka në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Arsenalit dhe një prej liderëve të Kombëtares së Zvicrës, do të rikthehet kështu në futbollin anglez pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të ri dhe për të kaluar testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë.

Ky transferim vjen pas javësh të tëra spekulimesh, ku për të kishte shprehur interes edhe gjigantët italianë si AC Milan dhe Inter. Mediat në Itali raportuan për një garë të ngushtë mes dy klubeve të Serie A për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por në fund ishte Sunderland që lëvizi më shpejt dhe më konkret për të bindur Leverkusenin dhe vetë lojtarin.

Continue Reading

Lajmet

​Shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës

Published

on

By

Për herë të parë është shpallur aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq janë dënuar me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual gjatë luftës. Gjykata Themelore në Prishtinë, të dy këta i ka shpallur fajtorë për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”. Ata si pjesëtarë të forcave policore serbe gjatë luftës në Kosovë kanë kryer dhunim seksual ndaj një gruaje.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri tha se të akuzuarit në bashkëkryerje dhe me pjesëtarë të tjerë të forcave policore kanë kryer dhunimin seksual.

Të akuzuarit Dragan Deniq dhe Ivica Rajkoviq shpallen fajtorë sepse si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në kundërshtim me rregullat të së drejtës ndërkombëtare, të përcaktuara me Konventën e Gjenovës, të akuzuarit në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, me përdorim të dhunës dhe veprimeve tjera ç’ njerëzore kanë kryer dhunimin seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur në ose rreth datave 23-25 maj 1999 në orët e paradites, në lagjen e redaktuar, Komuna e Prishtinës. Duke vepruar në atë mënyrë që Ivica Rajkoviq dhe i pandehuri Dragan Deniq të uniformuar dhe të armatosur bashkë edhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar hyn në shtëpinë e viktimës D1 me ç’rast të dëmtuarin D2, Ivica Rajkoviq e godet me kondakt të armës, ndërsa i akuzuari Dragan Deniq e kap viktimës D1 me forcë për krahu e ngreh zvarrë e vendos në dhomë të fjetjes së saj duke e kryer dhunimin. Pas tij, dhunimin e kryen edhe Ivica Rajkoviq e pas tij edhe personi i tretë i paidentifikuar”, deklaroi ai.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjyqtari tha se viktimës i është shkaktuar dhimbje e vuajtje e madhe.

Andaj gjykata bazuar në dispozitat e atëhershme të LPJ-së dhe të Kodit të Procedurës Penale aktual i gjykon: secilin veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi. Urdhërohen të akuzuarit t’i paguajnë shpenzimet e procedurës gjyqësore, sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës, në emër të paushallit gjyqësor, secili veç e veç do të paguajë shumën prej 200 eurove. Ndërsa, në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 euro. Të gjitha këto në afat prej 15 dite prej plotfuqishmërisë së këtij vendimi ”, shtoi Beqiri.

Prokuroria Speciale më 14 shator të vitit 2023 ka ngritur aktakuzën ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, duke i ngarkuar të njëjtit për veprën penale “krime të luftës”, me pretendimin se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ata në bashkëkryerje kanë maltretuar dhe plaçkitur popullatën shqiptare.

Në arsyetimin e vendimit, kryetari i trupit gjykues tha se procesi gjyqësor është zhvilluar në mungesë të të akuzuarve, meqë të njëjtit nuk kanë arritur të arrestohen.

Nga dëgjimi i dëshmitarëve është vërtetuar përtej çdo dyshimi se rreth datave 23-25 maj 1999, forcat serbe kishin ndërmarrë një ofensivë në këtë lagje, ku në mesin e shtëpive tjera kishin hyrë edhe në shtëpinë e të dëmtuarit D2. Gjykata që në fillim sqaron se nga provat, konkretisht dëshmia e dëshmitares D1, D2 dhe D3 është vërtetuar qartazi se e dëmtuara është dhunuar në atë kohë në mënyrën siç e ka përshkruar ajo. Gjithashtu, gjykata përtej çdo dyshimi e ka vërtetuar mënyrën se si ajo është dhunuar duke u tërhequr zvarrë, duke ju grisur rrobat e që pas policit të parë, ajo vazhdon të dhunohet edhe nga pjesëtarë të tjerë. Prandaj, gjykata është plotësisht e bindur që është vërtetuar ekzistimi i veprës, respektivisht është vërtetuar se e dëmtuara është dhunuar në shtëpinë e saj gjatë kohës së luftës nga forcat serbe”, përfundoi ai.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk janë përfshirë në këtë aktakuzë

E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë. Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual.

Zoran Vukotiq është i dënuar me 13 vjet burgim, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet. Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.

Në shpalljen e aktgjykimit ka qenë i pranishëm burri i pari i cili publikisht foli për dhunim seksual, Ramadan Nishori.

Continue Reading

Lajmet

PSG e detyron Skriniarin të stërvitet me ekipin U21

Published

on

Milan Skriniar aktualisht është duke pritur të shohë nëse Paris Saint-Germain dhe Fenerbahçe do të finalizojnë më në fund një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm në Turqi, ku ai luajti si huazim në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Sipas “Équipe”, palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje me vlerë 10 milionë euro, me PSG-në që ka publikuar raportime se ajo mund të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, siç raporton gazeta franceze në edicionin e saj online, ish-mbrojtësi i Interit po stërvitet me ekipin parizien U-21, duke arritur në qendrën stërvitore me taksi nga hoteli i tij, ku po qëndron përkohësisht me shpresën se marrëveshja do të materializohet shpejt.

Continue Reading

Të kërkuara