Lajmet

OKB pret që 8.3 milionë refugjatë të ikin nga Ukraina

UNHCR dhe organizatat po kërkojnë 1.85 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatë.

Publikuar

Sipas vlerësimit të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) pritet që 8.3 milionë refugjatë të largohen nga Ukraina.

Rreth 5.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina deri të hënën, tregojnë të dhënat e fundit të UNHCR-së.

UNHCR dhe organizatat partnere po kërkojnë 1.85 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët ukrainas në vendet fqinje, tha të martën zëdhënësja e UNHCR, Shabia Mantoo.

Plani do të fokusohet gjithashtu në “zgjidhje përmes promovimit të mundësive sociale dhe ekonomike”, shtoi Mantoo.

Përveç atyre që ikin nga vendi, më shumë se 7.7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, duke e çuar numrin total të atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në 12.9 milionë./UBTNews/

Aktualitet

Municionet amerikane në Rafah: 45 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur

Publikuar

nga

Municionet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara u përdorën në sulmin vdekjeprurës izraelit në një kamp zhvendosjeje në Rafah të dielën, sipas një analize të videos nga vendi i ngjarjes dhe një rishikim nga ekspertët e armëve shpërthyese.

Në këtë sulm, të paktën 45 njerëz humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Zjarri shpërtheu pas sulmit të ushtrisë izraelite në periferi të qytetit më jugor të Gazës. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, siç raportuan Ministria e Shëndetësisë së Gazës dhe mjekët palestinezë. Pamjet e siguruara treguan një pjesë të kampit në Rafah në flakë, me dhjetëra burra, gra dhe fëmijë që përpiqeshin të gjenin strehë nga sulmi. Trupat e djegur, përfshirë ato të fëmijëve, mund të shiheshin duke u nxjerrë nga rrënojat nga shpëtimtarët.

 

Municionet Amerikane në fokus

Në videon e shpërndarë në mediat sociale, të cilën duke përputhur detajet, u identifikua bishti i një bombe GBU-39 të prodhuar nga SHBA, sipas ekspertëve të armëve shpërthyese. GBU-39, i prodhuar nga Boeing, është një municion me precizion të lartë, i projektuar për të sulmuar objektiva strategjike me dëme të ulëta kolaterale. Megjithatë, përdorimi i çdo municioni në një zonë me popullsi të dendur mbart rreziqe të mëdha.

 

Reagimi ndërkombëtar dhe politika amerikane

Sulmi në Rafah ka tërhequr dënimin ndërkombëtar nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, grupet e ndihmës dhe qeveritë e shumta, të cilat i kanë bërë thirrje Izraelit të ndalojë ofensivën e tij. Më 27 maj, palestinezët u mblodhën në vendin e sulmit për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat.

Presidenti amerikan Joe Biden nuk e ka ndryshuar politikën e tij ndaj Izraelit, duke sugjeruar se sulmi në Rafah nuk kishte kaluar ende një vijë të kuqe që do të detyronte ndryshime në mbështetjen amerikane. Biden kishte deklaruar më parë se nuk do të lejonte që armët amerikane të përdoren në ofensiva të mëdha në Rafah, por ngjarjet e fundit nuk kanë çuar në një rishikim të kësaj politike. Pentagoni dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA nuk kanë komentuar detajet e municioneve të përdorura në sulmin në Rafah. Zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh, tha se nuk dihet se çfarë lloj municioni është përdorur dhe i referoi pyetjet te autoritetet izraelite.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë furnizuesi kryesor i armëve për Izraelin, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI), dhe kjo mbështetje ka vazhduar pavarësisht presionit politik në rritje mbi administratën Biden për ofensivën e Gazës. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

nga

Me 76 vota për, 6 kundër asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gashi përmes një postimi në Facebook, i ka falënderuar për mbështetje, të gjithë.

“Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai.

Lidhur me zgjedhjen e tij, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjuifca duke e uruar.

Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare. Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje”, ka shkruar Konjufca.

Sipas tij shqiptarët janë jo vetëm shenjë demografie, por edhe demokracie në politikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj aksi mes lirisë dhe barazisë së qytetarëve sipas Konjufcës u respektua me zgjedhjen e Gashit si kryeparlamentar, duke lënë pritshmërinë e vijimit në frymën gjithëpërfshirëse.

Uroj që ligjet, praktikat dhe kultura demokratike të na sjellë edhe më afër si vizion për një të ardhme sa më premtuese për të dyja vendet tona”, tha Konjufca.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Publikuar

nga

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është shkaktuar zjarr në një dhomë të spitalit.

Sipas njoftimit dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Mbrëmë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka pasur një zjarr në katin e IV-të, të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik”, thuhet në njoftim.

Tutje është sqaruar se me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur.

Andaj sipas njotimit tani janë në proces të konstatimit të dëmit material.

Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur. Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik”, përfundon njoftimi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Parlamenti danez refuzon propozimin për njohjen e shtetit palestinez

Publikuar

nga

Parlamenti i Danimarkës hodhi poshtë të martën projektligjin për njohjen e shtetit palestinez, pasi sipas ministrit të jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, parakushtet e nevojshme për një shtet të pavarur mungojnë.

Të martën, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin palestinez. Projektligji danez u propozua për herë të parë në fund të shkurtit nga katër parti të krahut të majtë.

“Ne nuk mund të njohim një shtet të pavarur palestinez, për të vetmen arsye se parakushtet nuk ekzistojnë realisht”, tha ai kur projektligji u diskutua për herë të parë në parlament në muajin prill./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara