Lajmet

OKB mirëpret progresin në Gaza lidhur me fushatën e vaksinimit, bën thirrje për armëpushim të përhershëm

Published

on

Po bëhet progres në fushatën e vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit në Gaza, por duhet armëpushim i përhershëm në luftën 11-mujore, tha të mërkurën agjencia kryesore e OKB-së për palestinezët.

Sipas UNRWA-s, tri ditë pas fushatës së vaksinimit në Gazën qendrore, rreth 187 mijë fëmijë janë vaksinuar kundër poliomielitit. Në fazën e dytë, fushata do të zhvendoset në zona të tjera.

Fushata nisi pas zbulimit të një rasti me poliomielit te një foshnje muajin e kaluar. Ky ishte rasti i parë me poliomielit në Gaza në 25 vjet. Izraeli dhe militantët e Hamasit u pajtuan për pauza ditore prej tetë orësh në luftimet në zonat e paracaktuara për të mundësuar programin e vaksinimit./UBTNews/

Lajmet

Një i lënduar nga incidenti i zjarrit në Tophane të Prishtinës

Published

on

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që kaploi mbrëmë marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane të Prishtinës.

Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana duke thënë se viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

Published

on

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka  thënë se mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës por duhet të përmbushen dy kushte; duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve.

Nëse plotësohen këto kushte, ai tha se mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit.

SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelensky u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.

Trump bashkohet me kritikën e Rusisë

Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.

“Ky vend po arrin në një pikë, që nuk është më demokraci. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post”, ka thënë Trump.

Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës  edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime./S.K/EO/DW

Continue Reading

Lajmet

Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari dhe tre të tjerë në bankën e të akuzuarve

Published

on

Sot me fillim nga ora 09:30, do të nisë gjykimi për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Kjo ishte konfirmuar në muajin nëntor nga Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, pati thënë Gashi.

Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët në disa vende edhe mjegull dhe pasdite me intervale kohore të shkurtëra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë, derisa maksimalet e ditë parashihet të jenë nga 9 e deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 e deri në 6 metër për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara