Lajmet

OKB: Mbi 30 mijë njerëz kaluan në Siri nga Libani ditët e kaluara

Published

on

Më shumë se 30 mijë njerëz, kryesisht sirianë, kanë kaluar në Siri nga Libani në 72 orët e fundit, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët, mes një konflikti në përshkallëzim midis forcave izraelite dhe Hezbollahut.

Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 700 njerëz vetëm që nga e hëna./UBTNews/

Lajmet

Ambasada e Gjermanisë bën thirrje për respektimin e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar lidhur me akuzat e fundit të zyrtarëve shtetëror mbi Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese së fundmi reagoi përmes një reagimi publik duke thënë se përpjekjet për ndërhyrje në këtë gjykatë cënojnë ndarjen e pushtetit duke potencuar se pavarësia e këtij institucioni është gurthemel i shtetit të Kosovës.

Ambasada e Gjermanisë thotë se pavarësia e drejtësisë është gurthemel i sundimit të ligjit, duke i bërë thirrje akterëve politikë dhe institucional të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit gjyqësor.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, Ambasada e Gjermanisë dëshiron të bëjë këtë deklaratë:Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë si gurthemel i sundimit të ligjit. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë sistemit gjyqësor dhe të heqin dorë nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale“, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë.

Kujtojmë se këto reagime erdhën pas vendosjes së masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Masa e përkohshme u vendos nga Gjykata Kushtetuese deri me 30 shtator pas ankesës së Listës Serbe pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të legjislativit nga ana e komunitetit serb./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Serbia arreston një kosovar në Merdare

Published

on

By

Në pikën kufitare në Merdare, autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, H. H. (i lindur në vitin 1948), mbi pretendimet e tyre se ka kryer krime lufte ndaj civilëve.

Sipas MPB-së serbe, ai dyshohet se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, në bashkëkryerje me disa persona të tjerë të armatosur, ka privuar nga jeta civilë të nacionalitetit serb, gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe pritet që me kallëzim penal të dërgohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, ligjëroi në Hardh Talk në kuadër të Hardh Fest në Rahovec

Published

on

Në kuadër të Festivalit tradicional “Hardh Fest”, që është kthyer në një ndër ngjarjet e  rëndësishme kulturore në vend, u mbajt aktiviteti Hardh Talk, ku këtë vit ligjwroi profesori i UBT-së, Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama.

Ligjërata e tij, me temën “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, ngjalli interesim të madh tek publiku i pranishëm. Rama theksoi se vera, dhe në veçanti ajo e Rahovecit, mund të shërbejë si një element identitar dhe si një instrument i fuqishëm ekonomik, duke promovuar vendin në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet tradicionale të Bodrumit të Vjetër në Rahovec, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke hapur një debat të gjerë mbi rolin e industrisë së verës në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

​Pjesëtarët e FSK-së realizojnë trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë”

Published

on

By

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë” – një trajnim i specializuar qe synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor”, shkroi në Facebook ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai tha se gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara