Lajmet

OKB: Mbi 29 mijë emigrantë vdiqën gjatë rrugës për në Evropë që nga viti 2014

Sipas raportit të tij, rruga më vdekjeprurëse e migrimit mbetet Mesdheu Qendror nga Libia dhe Tunizia drejt Maltës ose Italisë.

Publikuar

Mbi 29 mijë njerëz kanë vdekur në rrugët e migrimit drejt Evropës që nga viti 2014, sipas një raporti të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se të paktën 5 mijë e 684 migrantë kanë vdekur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë vetëm që nga fillimi i vitit të kaluar.

Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse e migrimit mbetet Mesdheu Qendror nga Libia dhe Tunizia drejt Maltës ose Italisë, në të cilat emigrantët i kalojnë detet me gomone të rrezikshme dhe të rrëmbyeshme.

IOM tha të martën se 2 mijë e 836 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur përgjatë kësaj rruge që nga janari i vitit 2021 – një rritje në krahasim me periudhën e mëparshme./UBTNews/

Lajmet

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Ka renë për pesë centë çmimi i derivateve të naftës në tregun kosovar.

Publikuar

nga

Çmimet e naftës në Kosovë kanë rënë për rreth pesë centë më lirë, krahasuar me çmimet në treg javën e kaluar. Ka renë për pesë centë çmimi i derivateve të naftës në tregun kosovar.

Aktualisht një litër naftë po shitet nga 1.44 euro deri në 1.51 euro derisa javën e kaluar çmimi kishte shkuar deri në 1.56 euro.

Çmimi i naftës së fundi ka renë në bursë ndërsa dje u raportua për ulje të çmimeve edhe në tregun e Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pentagoni konfirmon se një “balonë kineze e përgjimit” po fluturon mbi SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas disa ditësh pritet të të vizitojë shtetin kinez, raporton zeriamerikes.

Publikuar

nga

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj për shkak të shqetësimit se copëzat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është vëzhgimi”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas disa ditësh pritet të të vizitojë shtetin kinez, raporton zeriamerikes.

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikëqyrur me aeroplanë ushtarakë.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën “pjesën e jashtme të hapësirës”.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanas, por përfundimisht hoqën dorë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë.

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë.

“Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje”, shtoi zyrtari.

Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha zyrtari.

“Aktualisht, ne vlerësojmë se kjo balonë ka vlerë të kufizuar shtesë nga këndvështrimi i mbledhjes së informacionit të zbulimit, por ne gjithsesi po marrim hapa për t’u mbrojtur kundër mbledhjes së informacionit të ndjeshëm nga zbulimet e huaja”, tha zyrtari.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konkursi për policë mbetet i hapur edhe një javë

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet.

Publikuar

nga

Edhe shtatë ditë është i hapur konkursi për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës për katër komunat në veri.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë).

Lajmi është konfirmuar nga zyra për media në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ku deri më tani ka pasur kandidatë të interesuar nga komunitete të ndryshme për aplikim. Me qëllim të dhënies së mundësive shtesë, sikurse edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit në këtë konkurse të hapur për komunitetet pakicë, deri me datën 10 shkurt 2023”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë, sipas policisë, do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen.

“Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, ç’do herë ka inkurajuar dhe vazhdon ti inkurajon dhe fton qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Rikujtojmë se ky konkurs është shpallur pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve të policisë nga komunitetet, në katër komunat në veri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Takohen Osmani dhe kryeparlamentari i Islandës, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Osmani dhe Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Publikuar

nga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve me presidentin dhe kryeministren e Islandës, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim me kryetarin e Kuvendit Ármannsson, presidentja Osmani ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, duke potencuar rëndësinë që ajo të vazhdojë edhe më tej në arenën ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, presidentja ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit dypalësh përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke potencuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, në këtë kohë përcaktuese për Evropën”, thuhet në komunikatë për media.

Osmani dhe Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Tutje, presidentja Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm. Presidentja Osmani theksoi po ashtu se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të kontribuar për paqe dhe siguri të qëndrueshme”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se Ármannsson e falënderoi Presidenten Osmani për vizitën dhe theksoi se Islanda është e përkushtuar për t’i thelluar më tej raportet mes dy popujve dhe vendeve tona.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara