Lajmet

OKB: Mbi 1 mijë civilë afganë janë vrarë qëkur talibanët morën pushtetin

Mbi 2 mijë e 679 të tjerë janë plagosur.

Published

on

Kombet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër të konsiderueshëm civilësh të vrarë dhe të plagosur në Afganistan qëkur talibanët morën pushtetin, pavarësisht se numri i viktimave ka rënë krahasuar me vitet e mëparshme të luftës dhe konflikteve të armatosura.

Sipas një raporti që u publikua këtë javë, misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) njoftoi se 1 mijë e 95 civilë janë vrarë dhe 2 mijë e 679 të tjerë janë plagosur mes gushtit të vitit 2021 dhe majit të këtij viti.

Shumica e viktimave, më pak se 700 – u shkaktuan nga mjete shpërthyese të improvizuara, përfshirë këtu bomba vetëvrasëse në vende publike si xhami, qendra arsimore dhe tregje.

Sipas UNAMA-s, talibanët janë përgjegjës për shumicën e sulmeve, si dhe njoftoi se afati i sulmeve është përshkallëzuar pavarësisht se ka më pak incidente të dhunshme./UBTNews/

Lajmet

​KQZ miraton 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit

Published

on

By

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mbajtur të enjten, më 10 korrik, u bë e ditur se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor. Nga 28 qershori deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa – prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërkaq 66 të tjera janë refuzuar.

Drejtori në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Periudha e shërbimeve të votuesve e cila ka filluar me datë 28 qershor dhe deri dje me datë 9 korrik 2025 në orën 16:00 janë parashtruar gjithsej 633 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit nga të cilat 566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar për shkak se votuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë së bashku me dokumentet identifikues në dorë”, tha Buzhala.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së, u njoftuan nga Buzhala edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.

Po ashtu periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që ka filluar me datë 26 qershor dhe do të përfundoj më 13 gusht 2025. I kemi shpërnda të gjitha të dhënat për hapjen e llogarive me qëllim të aplikimit për certifikim. Deri më datën 9 korrik 2025 janë hapur llogari të cilat janë aktive për 47 subjekte politike të regjistruara, gjashtë iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur, totali i llogarive të hapura në total është 54”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Ilir Gashi, kërkoi nga Buzhala që në mbledhjen e radhës të ketë një raport shtesë për buxhetin shtesë për dërgimin e fletëvotimeve te qytetarët në diasporë, për të shikuar se a ka buxhet të mjaftueshëm.

Po bëhen pothuajse katër javë që keni dërguar një kërkesë shtesë në institucione të Kosovës për me nda një buxhet shtesë për faktin se në rregulloret tona, ne kemi parapa që fletëvotimet e qytetarëve tanë në diasporë tua dërgojmë secilit në shtëpitë e tyre. Ky operacion kërkon buxhet shtesë dhe është një operacion i cili ka për synim të kthimit të integritetit të procesit në diasporë. Prandaj unë mendoj që ju do të duhej në mbledhjen e radhës të na bini një raport shtesë të detajuar sa i përket kësaj çështje sepse mos ndarja e këtij buxheti nënkupton edhe mos mundësinë e realizimit ë këtij operacioni. Ju duhet të na tregoni se a do të mundemi t’i tërheqim fletëvotimet me një operator të suksesshëm apo do të përballemi me problematikën e njëjtë”, theksoi Gashi.

KQZ u njoftua se është përzgjedhur operatori fitues në procesin e prokurimit “Auditimi i raporteve financiare të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025”. Së shpejti, auditorët do të fillojnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike dhe raportet e audituara do të publikohen nga KQZ.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim” e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Continue Reading

Aktualitet

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

Published

on

Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe vetë Komisionit dështoi të miratohej në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ursula von der Leyen e Komisioni Evropian i mbijetuan votës së mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 eurodeputetë që votuan në favor të mocionit të mosbesimit, 360 kundër, 18 abstenime. Votat në favor ishin më poshtë shumicës prej dy të tretash të të gjitha votave që mocioni të jetë i suksesshëm.

Von der Leyen, e cila nuk ishte e pranishme gjatë votimit, është e sigurt. Por votimi e ka dobësuar e ka lënë pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament. Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve mori një premtim për buxhetin e ardhshëm afatgjatë në këmbim të mbështetjes së tyre, një premtim që do të vihet në provë javën e ardhshme kur propozimi i Komisionit duhet të publikohet.

Grupet e krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus shumë nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe disa delegacione nga e Majta, votuan në favor të mocionit.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

By

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar“, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Seanca dëgjimore ndaj tyre është mbajtur të mërkurën, në Lipjan.

Ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka apeluar për hetime të shpejta e të thella.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta, derisa një protestë është mbajtur dje në Ferizaj, e të tjera janë paralajmëruar.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore ende nuk ka raport për vdekjen e 27-vjeçarit.

Continue Reading

Lajmet

​Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 3 korrik, do të përfundojë më 31 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org, ose duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka njoftuar KQZ të enjten, më 10 korrik.

Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasaportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

Continue Reading

Të kërkuara