Lajmet

OKB: Kosova në prill në agjendën e Këshillit të Sigurimit

Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova.

Published

on

Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton më 20 prill për Kosovën. Në takimin e parë të këtij viti, shefja e re e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova. Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit (KS) dhe Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë. Këshillin e Sigurimit e drejton këtë muaj Mbretëria e Bashkuar.

Takimi i fundit i KS është mbajtur në tetor 2021, gjashtë muaj më parë dhe që nga ai takim nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Një nga çështjet që ka preokupuar palët muajt e fundit ka qenë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet që u zhvilluan në Serbi. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta shohë si provincën e vet autonome. Ky ka qenë edhe qëndrimi i fundit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në bisedimet Prishtinë- Beograd, të zhvilluara për herë të fundit korrikun e kaluar.

Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin për acarimin e mundshëm të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të destabilizojë Kosovën. Si kushte për garantimin e paqes dhe sigurisë, Kosova ka kërkuar të bëhet anëtare e NATO-s dhe të ketë një bazë të përhershme amerika,Grup pune për integrimin e Kosovës në NATO në vend.

Synimi kryesor i OKB në Kosovë është ruajtja e stabilitetit. Dhe mungesa e suksesit në bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga BE, mund të bëjë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të kërkojnë nga të dy palët të rifillojnë bisedimet diplomatike dhe të japin një deklaratë ku të thonë se nuk do të përdorin dhunën kundër njeri – tjetrit.

Sa i përket 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, qendrimet janë të njohura. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e njohin Kosovën dhe mbështesin qeverinë e saj, ndërkohë që Rusia dhe Kina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështesin Serbinë dhe qëndrimin e saj. Nga 10 anëtarët e përkohshëm të KS, pesë e njohin pavarësinë e Kosovës (Shqipëria, Gaboni, Irlanda, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), kurse pesë të tjera nuk e njohin (Brazili, Gana, India, Kenia, dhe Meksika)./DW/

Lajmet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara