Lajmet

OKB-ja thotë se situata është “shumë e brishtë” në termocentralin Zaporizhzhia

Published

on

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar situatën në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës si “shumë të brishtë” dhe është zotuar se do të zgjerojë inspektimet e agjencisë për të përfshirë furnizimet kritike të energjisë elektrike.

Në një konferencë për media të martën pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë ukrainas bërthamorë dhe të energjisë, Rafael Grossi tha: “Mendoj se situata – e kam karakterizuar shumë shpesh – si shumë e brishtë. Stacioni është sërish në prag të ndërprerjes. Ne kemi pasur tetë prej tyre në të kaluarën. Një ndërprerje (do të thotë) pa energji: pa energji, pa ftohje. Nuk ka ftohje, atëherë ndoshta keni një fatkeqësi”.

Kjo është vizita e tij e dhjetë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022./UBTNews/

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në nivel vendi parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës.

Reshjet e shiut mund të përfshijnë pjesët malore të vendit, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27 gradë Celcius.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Të kërkuara