Lajmet

OKB-ja thotë se ekonomia palestineze u tkurr me 4% gjatë muajit të luftës

Më shumë se dy të tretat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Published

on

Një raport i OKB-së ka treguar se prodhimi i brendshëm bruto u tkurr me katër për qind në Bregun Perëndimor dhe Gaza në muajin e parë të luftës, duke dërguar mbi 400 mijë njerëz në varfëri.

Hamasi, i cili e sundon Gazën, nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1 mijë e 400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer rreth 240 të tjerë.

Më shumë se dy të tretat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre qëkur Izraeli nisi javë të tëra sulmesh ajrore intensive të ndjekura nga një operacion tokësor i vazhdueshëm, duke u zotuar të zhdukë Hamasin.

Vlerësimi i shpejtë i pasojave ekonomike të luftës së Gazës i lëshuar nga Programi i Zhvillimit i OKB-së dhe Komisioni Ekonomik dhe Social i OKB-së për Azinë Perëndimore ishte raporti i parë i OKB-së që tregonte ndikimin e konfliktit.

Nëse lufta vazhdon për një muaj të dytë, OKB-ja parashikon që PBB-ja palestineze, e cila ishte 20.4 miliardë dollarë para fillimit të luftës, do të bjerë me 8.4 për qind, një humbje prej 1.7 miliardë dollarësh.

Dhe nëse konflikti zgjat tre muaj, PBB-ja palestineze do të bjerë me 12 për qind, me humbje prej 2.5 miliardë dollarësh dhe më shumë se 660 mijë njerëz të shtyrë në varfëri, raporton “The Times of Izrael”.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Programit të Zhvillimit të OKB-së, Abdallah Al Dardari, tha në një konferencë shtypi se një humbje prej 12 për qind e PBB-së në fund të vitit do të ishte “masive dhe e paprecedentë”.

Për krahasim, thotë ai, ekonomia siriane humbte 1 për qind të PBB-së së saj në muaj në kulmin e konfliktit të saj dhe Ukrainës iu deshën një vit e gjysmë luftime për të humbur 30 për qind të PBB-së së saj, një mesatare prej rreth 1.6 për qind një muaj.

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara