Lajmet

​OKB-ja paralajmëron për përshkallëzim të madh të mundshëm në Lindjen e Mesme

Kjo pas sulmit ndaj një misioni diplomatik iranian në kryeqytetin sirian, Damask.

Published

on

OKB-ja shprehu shqetësimin të martën për përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme në një shkallë shumë më të madhe pas sulmit ndaj një misioni diplomatik iranian në kryeqytetin sirian, Damask.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se shefi i OKB-së, Antonio Guterres, do të vazhdojë kontaktet e tij në lidhje me incidentin pasi ai foli me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për një përshkallëzim të madh të mundshëm përtej përshkallëzimit që po shohim tashmë”, tha Dujarric.

Dujarric përsëriti gjithashtu inkurajimin e shefit të OKB-së për të gjitha palët që “të ushtrojnë përmbajtjen maksimale dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”.

Të paktën 11 persona, përfshirë tre nga Siria dhe një shtetas libanez, u vranë në sulmin e së hënës në Konsullatën iraniane.

Midis të vrarëve ishin dy gjeneralë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një njësi elitare e forcave të armatosura iraniane, Gjeneral Brigade Mohammad Reza Zahedi dhe zëvendësi i tij, gjeneral Mohammad Hadi Haji Rahimi, së bashku me pesë këshilltarë ushtarakë të korpusit të rojeve.

Misioni iranian në OKB e quajti sulmin ajror izraelit një “akt frikacak terrorist” dhe një “shkelje të hapur të Kartës së OKB-së”. Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë grevën dhe të ndërmarrë veprime.

Sulmi erdhi në mes të ofensivës disamujore të Izraelit në Rripin e Gazës që ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, me shumë vende që kanë frikë se konflikti mund të përshkallëzohet dhe të përhapet në një luftë rajonale./AA/

Lajmet

Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe: Bëhuni pjesë e institucioneve të Kosovës

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, po i vazhdon takimet me partitë politike të Kosovës edhe këtë javë.

Siç njofton Ambasada, Prattipati ka zhvilluar një diskutim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilëve ua ka theksuar se “pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës”.

Në njoftim u tha se E Ngarkuara me Punë gjithashtu theksoi rëndësinë e komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij për të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës.

Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, citohet të ketë thënë E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

Continue Reading

Lajmet

MKRS lëvizë për Lojërat Mesdhetare, sot bën marrëveshje me KOK për financim dhe organizim

Published

on

By

Sot në ora 15:00, do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në kabinetin e ministrit.

Memorandumi i bashkëpunimit nënshkruhet për financimin e Komitetit Olimpik të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve operacionale për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive me rëndësi historike për vendin tone”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Lajmet

​Apeli e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Published

on

By

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për lirim të përkohshëm. Ata kishin bërë kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, rrëzimi i tre apeleve u bë më 13 gusht.

Në anën tjetër, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është pjesë e katërshes së UÇK-së që po gjykohen për krime të pretenduara të luftës, nuk ka bërë fare kërkesë për lirim. Ai po përballet edhe me një tjetër aktakuzë, atë për tentim pengim të drejtësisë.

Më 13 maj 2025, gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët i refuzoi kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, por ata ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ai që njihet si gjyqi i madh në Hagë – procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është drejt fundit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj, ndërkaq dëshmitarët e mbrojtjes pritet të dëgjohen nga mesi i shtatorit.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Pejë, humb jetën një 60-vjeçar

Published

on

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi.

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara