Lajmet

OKB-ja bën thirrje për ndihmë prej 294 milionë dollarësh për mbi 1 milion njerëz në Gaza

Kjo për të adresuar nevojat më urgjente të mbi 1 milion banorëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Published

on

OKB-ja ka bërë thirrje për ndihmë 294 milionë dollarësh për mbi 1 milion njerëz në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

“Thirrja kërkon përafërsisht 294 milionë dollarë amerikanë për 77 partnerë humanitarë për të adresuar nevojat më urgjente të 1 milion e 260 mijë njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, thanë nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) të enjten.

Thirrja bashkon punën dhe kërkesat e financimit të komunitetit humanitar në rajon, duke përfshirë 13 agjenci të OKB-së, 29 organizata ndërkombëtare joqeveritare (INGO), 35 OJQ kombëtare dhe Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).

“UNRWA (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt) luan një rol unik në OPT, duke shërbyer si ofruesi kryesor i drejtpërdrejtë i shërbimeve bazë – arsimit, shëndetësisë, ndihmave dhe shërbimeve sociale, mbrojtjes, infrastrukturës së kampeve dhe përmirësimit dhe ndihmës emergjente – për 1.5 milion refugjatë palestinezë të regjistruar në Gaza”, shtoi OCHA.

“Në Bregun Perëndimor, UNRWA u shërben 1.1 milion refugjatëve palestinezë dhe personave të tjerë të regjistruar, nga të cilët 890,000 janë refugjatë”, thuhet në deklaratë.

Të premten, OCHA tha se numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza është rritur në më shumë se 423 mijë mes luftimeve të intensifikuara.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të qëndrueshme dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, një përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi Operacionin ‘Al-Aksa Flood’ kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin ‘Shpatat e Hekurta’ kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim gjymtues që nga viti 2007.

Lajmet

Vlora Spanca rizgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka rizgjedhur Vlora Spancën në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në seancën plenare, Spanca mori mbështetjen e 62 deputetëve, ndërsa u regjistrua vetëm një abstenim. Me këtë vendim të Kuvendit, ajo do të udhëheqë Zyrën Kombëtare të Auditimit edhe për një mandat pesëvjeçar.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Nisma ligjore mori mbështetjen e gjerë të deputetëve, duke u votuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në të njëjtën seancë plenare, deputetët votuan në parim edhe Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mijëra maturantë nga trojet shqipfolëse zgjedhin UBT-në – një destinacion akademik që tejkalon kufijtë

Published

on

By

UBT është bërë një nga destinacionet më të kërkuara akademike nga të rinjtë nga trojet shqipfolëse, duke mirëpritur çdo vit maturantë dhe studentë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe vise të tjera shqiptare. Për ta, zgjedhja e UBT-së nënkupton një mundësi për të studiuar në Kosovë, si dhe një mundësi për t’u bërë pjesë e një ekosistemi akademik me standarde ndërkombëtare, mundësi globale dhe lidhje të fuqishme me tregun e punës.

Në 25-vjetorin e themelimit, UBT e ndërton këtë rrugëtim mbi një kombinim të cilësisë akademike, kërkimit shkencor, inovacionit, teknologjisë dhe ndërkombëtarizimit, të dëshmuar përmes rangimeve prestigjioze, akreditimeve dhe vlerësimeve ndërkombëtare.

Rangime ndërkombëtare që dëshmojnë cilësinë dhe ndikimin

Një nga dëshmitë më të fundit është Times Higher Education (THE) Impact Rankings 2026, ku UBT është pozicionuar në grupin institucioneve më të mira në botë për ndikimin në zhvillimin e qëndrueshëm. Në krahasimin rajonal, UBT është renditur si institucioni akademik më i lartë ndër institucionet e përfshira nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

UBT është vlerësuar në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, duke dëshmuar ndikimin e tij në fusha që shkojnë përtej arsimit – nga kërkimi shkencor dhe inovacioni, te shëndeti, barazia, energjia e pastër, zhvillimi ekonomik dhe angazhimi me komunitetin.

Në SCImago Institutions Rankings 2026, UBT është renditur si institucioni më i mirë në Kosovë për kërkim shkencor, ndërsa në Webometrics është pozicionuar si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe në hapësirën shqipfolëse, si dhe i treti në hapësirën shqipfolëse për citimet e publikimeve shkencore.

Po ashtu, UBT është renditur lart në WURI – World University Rankings for Innovation, në një platformë ku vlerësohen universitetet për inovacion dhe ndikim, krahas emrave të njohur ndërkombëtarisht si Harvard, MIT, Oxford dhe Stanford.

Në GreenMetric World University Rankings, UBT është pozicionuar ndër 250 universitetet më të mira në botë për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, duke e lidhur zhvillimin akademik me qëndrueshmërinë mjedisore.

Akreditime dhe njohje prestigjioze ndërkombëtare

Një tjetër dëshmi e rëndësishme e standardeve ndërkombëtare të UBT-së është akreditimi nga British Accreditation Council (BAC). Në vitin 2026, UBT u bë institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë dhe në rajon që mori këtë akreditim prestigjioz për një periudhë katërvjeçare. Procesi i vlerësimit përfshiu programet akademike, cilësinë e mësimdhënies, infrastrukturën, menaxhimin institucional, shërbimet për studentët dhe mekanizmat e përmirësimit të vazhdueshëm.

Në vitin 2026, UBT ka zgjeruar edhe më tej profilin e tij ndërkombëtar përmes njohjeve të reja, përfshirë akreditimin nga International Federation of Sports Medicine (FIMS) dhe njohjen e cilësisë nga AESOP – Association of European Schools of Planning për fushën e planifikimit hapësinor dhe urban.

Çmime që e vendosin UBT-në në hartën globale të arsimit

Përveç rangimeve dhe akreditimeve, UBT është vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare për inovacion, sipërmarrje dhe angazhim shoqëror. Ndër to veçohet çmimi “European Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards, ndërsa në edicionin e fundit të Global Triple E Awards, UBT u shpall “Engaged University of the Year”. Në të njëjtin vlerësim, Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi u shpall “University Leader of the Year – Runner up”, duke u renditur ndër liderët më të vlerësuar globalisht në arsimin e lartë.

UBT është gjithashtu anëtar i ACEEU – Accreditation Council for Entrepreneurial & Engaged Universities, rrjet global që lidh institucione të arsimit të lartë të angazhuara në sipërmarrje, inovacion dhe ndikim shoqëror.

Një institucion që nuk njeh kufij

Këto rezultate i japin një dimension të ri zgjedhjes së UBT-së nga maturantët e trojeve shqipfolëse. Përtej afërsisë gjeografike dhe gjuhës së përbashkët, UBT ofron një përvojë akademike që synon t’i lidhë studentët me standardet, teknologjitë dhe mundësitë e një bote gjithnjë e më globale.

Me mbi 50 programe Bachelor dhe Master, më shumë se 200 laboratorë modernë, Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, një rrjet prej 240 partnerësh ndërkombëtarë dhe një ekosistem të gjerë të kërkimit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, UBT ofron mundësi për zhvillim akademik dhe profesional në një mjedis të orientuar nga e ardhmja.

Nga teknologjia, inxhinieria dhe biznesi, te arkitektura, drejtësia, shëndetësia, sporti, mediat, artet, gjuhët dhe shkencat sociale, studentët mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë programesh të lidhura me kërkesat e tregut të punës dhe profesionet e së ardhmes.

Me një histori 25-vjeçare, rangime ndërkombëtare, akreditime prestigjioze, çmime globale dhe një ekosistem të ndërtuar rreth arsimit, shkencës dhe inovacionit, UBT vazhdon të ndërtojë një destinacion ku të rinjtë nga Ulqini, Presheva, Tetova, Shkupi, Kukësi, Shkodra, Tirana dhe qytete të tjera të trojeve shqipfolëse mund të studiojnë, zhvillohen, lidhen me botën dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.

 

Continue Reading

Lajmet

Më 24 dhe 25 tetor mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore në UBT

Published

on

By

Parku Inovativ i UBT-së në Lipjan do të jetë mikpritës i Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësi, Infermieri dhe Shkenca Teknike Mjekësore, e cila do të zhvillohet më 24 dhe 25 tetor.

Ngjarja është akredituar zyrtarisht si aktivitet i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), duke u ofruar profesionistëve shëndetësorë mundësinë e marrjes së pikëve kredituese.

Aktiviteti u dedikohet infermierëve, biokimistëve, teknikëve të radiologjisë, anesteziologjisë, farmacisë, si dhe profesionistëve të tjerë të fushës. Sipas vendimit të akreditimit, pjesëmarrësit aktivë do të shpërblehen me 20 pikë EVP, ndërsa ata pasivë me 15 pikë.

Kostoja e pjesëmarrjes është 20 euro. Të gjithë të interesuarit duhet të kryejnë pagesën në llogarinë bankare të UBT-së në BPB, ta dërgojnë dëshminë me e-mail në [email protected] dhe ta paraqesin atë fizikisht ditën e ngjarjes për të konfirmuar pjesëmarrjen.

Continue Reading

Të kërkuara