Lajmet

OKB: Ankesa kryesore e punëtorëve migrantë të Katarit janë pagat e papaguara

Kjo pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës të futbollit.

Published

on

Pagat e papaguara dominojnë një numër në rritje të ankesave nga punëtorët migrantë në Katar, tha këtë javë agjencia e punës e OKB-së, pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës të futbollit.

Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se numri i ankesave të punëtorëve u dyfishua në një vit, me shifrën që shkoi në 34,425 pas lansimit të një platforme të re online, në një raport që i bëri thirrje Katarit të forcojë zbatimin e reformave të nisura pas kritikave për të dhënat e tij të të drejtave.

“Shkaqet kryesore të ankesave kishin të bënin me mospagesën e pagave dhe përfitimet e përfundimit të shërbimit, dhe mosdhënien apo pagimin e lejes vjetore”, thuhet në raportin e ILO-s, i cili shton se 10,500 çështje shkuan në gjykatat e punës, ku pothuajse të gjithë gjyqtarët vendosën në favor të punëtorëve.

Katari, ku Kupa e Botës fillon më 20 nëntor, është kritikuar gjerësisht për kushtet për punëtorët migrantë – si dhe për të drejtat për gratë dhe komunitetin LGBTQ.

ILO tha se Katari ka kryer reforma “të rëndësishme” që kanë “përmirësuar kushtet e punës dhe të jetesës për qindra mijëra punëtorë” dhe kanë pasur një ndikim në të gjithë rajonin e Gjirit.

ILO tha, në një raport të lëshuar në vitin 2021, se 50 punëtorë kishin vdekur në projektet e ndërtimit në vitin 2020.

Ajo nuk i ka përditësuar këto shifra, por raporti i saj tha se “përpjekje të konsiderueshme” janë bërë në “qeverisjen e migracionit për motive punësimi, zbatimin e ligjit të punës dhe aksesin në drejtësi, dhe forcimin e zërit të punëtorëve dhe dialogut social”./UBTNews/

Sport

Ndeshje interesante në Ligën e Konferencës në futboll

Published

on

Ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencë në futboll sollën futboll të mirë dhe rezultate mjaft interesante.

Ekipi i Shqipërisë, Egnatia barazoi me Aarhus 1:1. Ekipi zviceran Thun u mund në fushën e vet nga Hajduku i Splitit, me rezultat  0-1. Ron Raçi ishte në bankën rezervë te kroatët.

Lugano e Zvicrës mundi Getafen e Spanjës me rezultat 5:2. Tre gola për ekipin zviceran i shënuan shqiptarë, dy Albian Ajeti e një Uran Bislimi.

Kwto ishin rezultatet e plota:

Kairat Almaty 1-5 Panathinaikos;

Iberia Tbilisi 1-1 Mjällby;

Nordsjælland 2-2 CSKA Sofia;

Crvena Zvezda 2-2 Copenhagen;

Jablonec 0-0 Brighton;

Kauno Žalgiris 1-4 Brann;

Getafe 2-5 Lugano;

Inter Escaldes 1-3 Universitatea Craiova;

Pafos 1-1 Riga;

Trabzonspor 2-0 Hearts;

Ajax 2-0 Atalanta;

Aarhus 1-1 Egnatia;

Monaco 3-0 Freiburg;

Midtjylland 0-1 Sint-Truidense;

Thun 0-1 Hajduk Split;

Borac 2-0 KuPS Kuopio;

Lincoln Red Imps 1-4 Twente;

Braga 2-0 Gent.

Continue Reading

Sport

Befasi të mëdha në ndeshjet e Europa Ligës

Published

on

Mbrëmjen e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Europa Ligës në futboll.

Skuadrat Italian, Milan e Juventus nuk u ndanë mirë. E para u mund bindshëm nga angleze Bournemouth 3-0, ndërsa e dyta u ndal në barazim në stadiumin e saj, me Rennes.

Sunderlandi i Granit Xhakës u ndal në barazim ndaj Lech Poznań, 1-1, ndërsa Hoffenheimi i Avdullahut e Asllanit mundi bindshëm Lyonin francez, 3:0.

 

Këto ishin rezultatet:

Ararat-Armenia 0-4 AZ Alkmaar;

Ferencváros 4-1 Torreense;

GNK Dinamo 2-4 N.E.C. Nijmegen;

Juventus 2-2 Rennes;

Lech Poznań 1-1 Sunderland;

OFI Crete 0-2 Leverkusen;

Union SG 4-0 Hapoel Beer-Sheva;

Sturm Graz 1-0 Marseille;

Bournemouth 3-0 Milan;

Beşiktaş 2-2 Crystal Palace;

Celtic 1-2 Celta;

Viktoria Plzeň 1-2 Levski Sofia;

Jagiellonia 0-3 Anderlecht;

Lillestrøm 0-6 Real Sociedad;

Celje 2-2 Salzburg;

Olympiacos 1-0 Sparta Praha;

Omonia 1-4 Benfica;

Hoffenheim 3-0 Lyon.

Continue Reading

Vendi

Gala Mbramja e EOQ Congress 2026 bashkon liderët evropianë të cilësisë në shënimin e tri jubileve

Published

on

By

Në kuadër të EOQ Congress 2026, në Kosovë u mbajt gala mbramja, e cila shënoi tri përvjetorë të rëndësishëm: 70-vjetorin e European Organization for Quality (EOQ), 25-vjetorin e UBT-së dhe 20-vjetorin e Quality Kosova. Mbrëmja mblodhi përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilësisë, liderë akademikë dhe partnerë institucionalë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit dhe zhvillimit të kulturës së cilësisë. 

Fjalën e rastit e mbajti fillimisht Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili theksoi rëndësinë e rrugëtimit 25-vjeçar të UBT-së dhe kontributin 20-vjeçar të Quality Kosova në zhvillimin e sistemeve të cilësisë, krijimin e vlerës dhe ndërtimin e së ardhmes.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Paulo Sampaio, President i European Organization for Quality (EOQ), i cili vuri në pah rëndësinë e shënimit të 70-vjetorit të organizatës dhe rolin e saj në zhvillimin e komunitetit global të cilësisë.

Programi festiv vijoi me një performancë të valleve tradicionale shqiptare, duke sjellë para të ftuarve kulturën, traditat dhe identitetin e Kosovës. Kjo pjesë i dha mbrëmjes një dimension të veçantë kulturor, duke ndërthurur rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar me pasurinë e trashëgimisë kulturore vendore.

Një nga momentet e rëndësishme të mbrëmjes ishte ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve për liderët evropianë të cilësisë, si dhe vlerësimi i partnerëve strategjikë të UBT-së dhe EOQ-së për kontributin e tyre në avancimin e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Të kërkuara