Lajmet

OKB: 83 për qind e Gazës nën urdhra evakuimi ose të shpallura ‘zona të ndaluara’

Published

on

Urdhri i fundit i ushtrisë izraelite për evakuimin masiv të Khan Younisit në Gazën jugore mbulon rreth 8.7 km katrorë (3.35 milje katrorë) territor dhe redukton të ashtuquajturën “zonë humanitare” al-Mawasi me 15 për qind të madhësisë së saj origjinale, raporton OKB.

Që nga e hëna, pothuajse 83 për qind e Gazës tani është nën urdhrat e evakuimit ose të përcaktuara si “zona të ndaluara” nga ushtria izraelite, tha OKB.

Ata që ikin nga Khan Younis – ku të paktën 70 njerëz u vranë nga forcat izraelite brenda pak minutash nga lëshimi i urdhrit të evakuimit të hënën – duket se po shkojnë drejt Deir el-Balah tashmë të mbipopulluar dhe zonave perëndimore të Khan Younisit.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) gjithashtu raporton se Gaza “tani po mbijeton vetëm me një të katërtën e ujit” që më parë furnizonte territorin palestinez prej më shumë se 2 milionë banorësh./UBTNews/

Bota

Rrëshqitja e dheut merr jetën e 1000 njerëzve në Sudan

Published

on

Rrëshqitja e dheut ka marrë jetën e 1000 njerëzve në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, sipas grupit rebel Lëvizja-Ushtria Çlirimtare e Sudanit.

Ditë të tëra shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarasin, tha grupi në një deklaratë, shkruan BBC.

Lëvizja ka bërë thirrje për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Shumë banorë nga shteti i Darfurit të Veriut kishin kërkuar strehim në rajonin e Maleve Marra, pasi lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) i detyroi ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Supremja i reagon Krasniqit të VV-së që krahasoi gjyqtarin e Supremes me Kryetarin e Listës Serbe

Published

on

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ashpër pas deklaratave të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili gjatë mbledhjes së 1 shtatorit 2025 përdori gjuhë të papranueshme ndaj kësaj gjykate dhe gjyqtarit Zenel Leku.

Në reagimin e saj, Gjykata Supreme shpreh shqetësim të thellë duke i cilësuar deklaratat e Krasniqit si sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të një gjyqtari dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Lakimi dhe krahasimi i emrit të gjyqtarit Zenel Leku është tentativë e ulët për ta dëmtuar figurën e tij dhe për ta minuar besimin në drejtësi”, thuhet në kundër-reagim.

Po ashtu, Gjykata Supreme thekson se shpikja e teorive konspirative, etiketimet dhe përpjekjet për denigrim të gjyqtarëve në një institucion si KQZ tregojnë mungesë të kulturës politike.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për përfaqësues që i respektojnë institucionet, jo të tillë që përpiqen t’i delegjitimojnë ato me akuza pa fakte”, thekson Gjykata.

Sipas këtij institucioni, në një shtet demokratik është gjyqësori ai që garanton barazinë dhe drejtësinë zgjedhore, derisa përpjekjet për të diskredituar një gjyqtar të instancës më të lartë janë të dëmshme e të papranueshme, jo vetëm për gjykatën dhe gjyqtarin, por për tërë shoqërinë.

“Gjykata Supreme vendimet e saj i bazon në Kushtetutë dhe ligj, dhe asnjëherë nuk do të jetë në shërbim të politikave ditore,” përfundon reagimi.

 

Continue Reading

Aktualitet

Policia jep detaje rreth të lënduarve dhe aksidentit në Lushtë të Mitrovicës

Published

on

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë në fshatin Lushtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Pllana gjithashtu njoftoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 01.09.2025 rreth orës 18:15 është raportuar për një aksident trafiku me lendime në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Lushtë, ku të përfshira janë dy automjete civile, si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë ku gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë”, thuhet tutje në konfirmim.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes 35-vjeçari në Suharekë, mjekët thonë se u soll pa shenja jete dhe gjakderdhje masive

Published

on

Ka humbur jetën një 35-vjeçar në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Blend Morina, mjeku që e ka pranuar këtë rast në Qendrën  Emergjente në Suharekë, tha se pacienti është sjellur pa shenja jete.

Ai bëri të ditur se është vërejtur një lëndim i kokës, derisa u shpreh se kishte gjakderdhje masive.

“Fillimisht pacienti është sjellur nga punëtorët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pacienti është sjellur në urgjencë pa shenja jete, si pasojë e lëndimi të punës. Në ekzaminimin objektiv është vërejtur një lëndim i kokës, i hapur, i cili ka pasur gjakderdhje masive, poashtu gjakderdhja ka qenë edhe nga pjesa e hundës dhe veshëve”.

“Fillimisht kemi filluar me marrë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të sasisë së bollshme të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, nuk kemi mundur ta bëjmë intubimin, pastaj kemi filluar me adrenalinë intravenoze, poashtu reanimacion, sipas protokollit. Bebëzat kanë qenë të zgjeruara, mirëpo nuk kemi arritur ta bëjmë stabilizimin e gjendjes, për shkak se nuk kemi marrë asnjë reagim pozitiv nga ana e pacientit që është sjellur në emergjencë”, u shpreh mjeku.

Continue Reading

Të kërkuara