Lajmet

OKB: 300 civilë të tjerë u evakuan nga Mariupoli

Më herët OKB-ja njoftoi se mbi 100 civilë ishin evakuar nga Fabrika Metalurgjike Azovstal në Mariupol.

Publikuar

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 300 civilë të tjerë u evakuan në zona të sigurta, gjatë operacionit të fundit, nga qyteti i Mariupol dhe rrethinat e tij në Ukrainë, një zonë e rrethuar nga trupat ruse.

Koordinatorja e OKB-së për Ndihmat Humanitare në Ukrainë, Osnat Lubrani, theksoi se përpjekjet në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) për evakuimin e civilëve të bllokuar në Mariupol dhe qytetet pranë tij, kanë qenë të suksesshme, raporton atsh.

“Do të vazhdojmë të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje, përfshirë edhe ndihmën psikologjike”, tha ajo.

Më herët OKB-ja njoftoi se mbi 100 civilë ishin evakuar nga Fabrika Metalurgjike Azovstal në Mariupol, në fazën e parë kur filloi evakuimi i civilëve nga qyteti më 29 prill.

Lajmet

Mbi 900 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza gjatë dy javëve të fundit

Publikuar

nga

Mbi 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë në Gaza, janë zhvendosur gjatë dy javëve të fundit si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit, tha zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Bombardimet e Izraelit u shoqëruan me luftime të vazhdueshme, kryesisht në lindje të Rafahut dhe Jabalisë. Ai tha se nga palestinezët e zhvendosur, 812 mijë janë nga Rafah dhe mbi 100 mijë nga veriu i Gazës.

“Deri më sot, më shumë se 75% e Rripit të Gazës – rreth 285 kilometra katrorë – është nën urdhra evakuimi mes armiqësive në rritje”, tha Dujarric.

Individët e zhvendosur po kërkojnë strehim në hapësira të hapura, ndërtesa të dëmtuara dhe toka bujqësore në Khan Younis dhe Deir al-Balah./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor, urgjente reforma në drejtësi

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor. Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, tha se vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë.

Sipas tij, reforma në drejtësi dikur ishte nevojë, kurse tashmë është urgjencë institucionale dhe shtetërore.

“Të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin si profesionist të pashoqë, të shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarë. Triumfin e kam takuar edhe unë dhe kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit gjyqësor që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia. Më e rëndë bëhet situata kur këso raste nuk përbëjnë përjashtim ose nuk ngjajnë më si rastësi. Qeveria e Kosovës angazhohet çdo ditë për të përfshirë qytetarët nga të gjitha komunitetit padallim në jetën institucionale, zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale të Republikës sonë të përbashkët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi. Këtë nuk e bëjnë askujt të posaçëm por gjithnjë për të gjithë, për interesin publik. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit janë dhe duhet të jenë qëllim dhe përkushtim i shtetit. Me gjyqësorin e mirë që drejtësinë dhe ligjit i bënë sinonime në përshtypjen e qytetarëve dhe shoqërisë. Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë, reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tashmë është urgjencë. Urgjencë institucionale, shtetërore dhe kombëtare”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidenti izraelit thotë se normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë mund ndryshojë lojën

Publikuar

nga

Presidenti izraelit, Isaac Herzog thotë se normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite mund të ndryshojë historikisht lojën në Lindjen e Mesme.

Duke folur në Institutin e Demokracisë në Izrael, Herzog tha se ai e ka diskutuar këtë mundësi me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, të dielën.

“Ekziston një opsion për normalizim me Arabinë Saudite. Kjo është një lëvizje që mund të sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm, një ‘ndryshues i lojës’ historik që përbën një fitore mbi perandorinë e së keqes”, tha Herzog./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Publikuar

nga

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës.

Kurse në seancën e 7 majit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vendosur që të mos dëgjohet dëshmitari me kodin 02486, dëshmia e të cilit ishte planifikuar që të dëgjohet përmes video-lidhjes gjatë të premtes më 10 maj 2024.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitë e këtij dëshmitari të dhëna më herët i plotësojnë kushtet që të pranohen si prova pa qenë nevoja që ai të dëshmojë serish fizikisht.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara