Sport

Ofertat nga West Ham, Tuchel qartëson të ardhmen e Armando Brojës

West Ham besohet se ka bërë një ofertë në regjionin e 35 milionë eurove.

Published

on

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin Armando Brojën me një largim nga “Stamford Bridge”, dhe pret që sulmuesi të qëndrojë në klub këtë verë.

20-vjeçari shqiptar ka rënë nën radarin e shumë klubeve evropiane, pasi bëri përshtypje sa ishte i huazuar te Southamptoni sezonin e kaluar, duke shënuar nëntë gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.

West Ham besohet të jetë skuadra që po e kryeson garën për nënshkrimin e Brojës, ku raportohet se është afër marrëveshjes me Chelsean për të marrë sulmuesin në huazim, me një opsion për ta bërë transferimin e tij permanent.

Sipas raportimeve të fundit, West Ham besohet se ka bërë një ofertë në regjionin e 35 milionë eurove, por pavarësisht kësaj, Tuchel ka bërë të qartë se synimi i tij do të jetë ta integrojë yllin shqiptar në formacionin e tij startues.

Nuk pres që Broja të largohet. Jam i vetëdijshëm për ofertat dhe interesimin në të. Ne do të marrim një vendim së bashku, pronari, unë dhe lojtari. Kur u rikthye ishte e qartë se ai po përpiqej të lë përshtypje dhe të bëhej lojtar i Chelseat”, tha Tuchel.

Pas huazimit të tij te Southamptoni është e qartë që ai dëshiron të bëjë hapin e radhës. Fatkeqësisht, ai u lëndua dhe tani ka shumë interesim në të. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Ai ka një kontratë këtu”, shtoi më tej trajneri i Chelseat.

Pavarësisht qëndrimit aktual të Chelseat ndaj Brojës, besohet se West Hamit do t’i bashkohen skuadrat si Napoli, Everton, Newcastle United dhe Southampton në garën për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar.

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Të kërkuara