Sport

Oferta e Al-Nassr, cila është përgjigjia e Cristiano Ronaldos?

Propozimi përfshin një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025.

Publikuar

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo ka në tavolinë një ofertë nga skuadra e Al-Nassr.

Bëhet e ditur se propozimi zyrtar i Al-Nassr është 200 milionë euro për sezon në një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025.

Po ashtu, kjo ofertë është rekord në histori të futbollit, ku Al-Nassr kishte filluar bisedimet me Ronaldon gjatë kësaj vere, por që superylli portugez kishte vendosur që të qëndroj në Evropë.

Por ka një pikë kyçe pasi që një pjesë e madhe e këtij propozimi është në formën e marrëveshjeve të sponsorizimit, dhe jo vetëm një pagë normale.

Avokatët e Ronaldos do të shikojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje për të drejtat e imazhit, pasi që një pjesë e konsiderueshme e ofertës përfshin marrëveshje komerciale.

Po ashtu, Ronaldo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi që është 100% i fokusuar në Kupën e Botës. Ende nuk ka asnjë marrëveshje të arritur, të nënshkruar ose të pranuar nga Ronaldo.

Sport

​U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027

Publikuar

nga

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit evropian.

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit evropian.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Evropian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Evropian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Trepça-Ylli, nesër sfida e parë e finales

Publikuar

nga

Pas një rrugëtimi të gjatë, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të nisin nesër sfidat vendimtare për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça është në kërkim të titullit të pestë në histori dhe të parin që nga viti 2012, teksa, në anën tjetër, therandasit po e synojnë titullin e tretë në histori, pasi në të kaluarën e kanë fituar në vitin 2021 dhe 2022.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Sfida e parë e këtyre finaleve zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Marco Reus pranë kalimit në Major League Soccer

Publikuar

nga

Tanimë është e konfirmuar qe legjenda e Borussia Dortmundit, Marco Reus do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi gjerman.

34-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë në verë, kur edhe do t’i përfundojë kontrata e tij me Dortmundin.

Sipas spekulimeve të fundit, bëhet e ditur se mesfushori gjerman po e konsideron një lëvizje të mundshme në Ligën e Amerikës, MLS.

Samir Nasri e zbuloi në “Canal+” që Reus i ka thënë atij për një lëvizje të mundshme në MLS, pasi që bisedimet veçse janë zhvilluar./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Sport

​Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open

Publikuar

nga

Siç bëhet e ditur nga “BBC”, Andy Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open këtë muaj. Kampionit të trefishtë të Grand Slamit i është dhënë një dritë e gjelbër për turneun në Zvicër, i cili fillon më 18 maj.

Britaniku 36-vjeçar, i cili pritet të pensionohet këtë sezon, ka munguar për një kohë të konsiderueshme për shkak të këputjes së ligamenteve të kyçit të këmbës në Miami Open.

Murray zgjodhi të mos bëjë një operacion për dëmtimin për të reduktuar kohën e rikuperimit me shpresat për të luajtur në French Open dhe Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë.

Skocezi, i cili mbush 37 vjeç në maj, tha më parë se nuk planifikon të luajë shumë gjatë kësaj vere, por dëshiron të garojë në një tjetër Olimpiadë përpara se të pensionohet.

French Open fillon më 26 maj dhe Wimbledon, ku Murray është dy herë kampion, fillon më 1 korrik, ndërsa Lojërat Olimpike zhvillohen nga 26 korriku.

US Open është turneu i fundit Grand Slam i sezonit dhe fillon më 26 gusht në New York.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara