Lajmet

Oda e Mjekëve me 1 dhjetor zgjedh anëtarët e ri të Kuvendit

OMK është organizatë e pavarur e cila mbron dhe përfaqëson interesat profesionale të anëtarëve të saj.

Published

on

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpallur zgjedhjet për legjislaturën e tretë e Kuvendit. Këtë proces do ta udhëheqin tre anëtarë të Komisionit Zgjedhor: Adem Nura, Shaban Osmanaj dhe Arbnora Duriqi.

Nura në cilësinë e kryetarit, ka bërë të ditur se zgjedhjet do të mbahen me 1 dhjetor dhe të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët.

“Në emër të Odës së Mjekëve, të organizatës që përfaqëson mjekët mund të komunikojmë organizimin zgjedhor për regjistraturën e tretë të Odës së Mjekëve. Andaj në mbështetje të dispozitave të Ligjit për profesionistë shëndetësor, KQZ në mbledhjen e mbajtur vendosi shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Odës së Mjekëve do të mbahen me datën 1 dhjetor. KQZ inkurajon anëtarët që kanë statusin e anëtarit të Odës me të gjitha të drejtat që të ushtrojë të drejtën e votës dhe për tu zgjedhur në mënyrë që të bëhet pjesë e Odës së Mjekëve. Në emër të KQZ i uroj të gjithë anëtare për një proces të rregullt”, deklaroi ai.

Kuvendi është organi më i lartë i Odës i cili ushtron të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit të parapara me ligj dhe statut. Kuvendi i Odës përbëhet nga 134 anëtar

Anëtarësimi në OMK është obligativ për të gjithë doktorët e mjekësisë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës.

Mandati i anëtarëve të organeve të Odës është katër vjet, me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

OMK është organizatë e pavarur e cila mbron dhe përfaqëson interesat profesionale të anëtarëve të saj, e cila siguron standardet e larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore.

OMK po ashtu promovon dhe mbron veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike dhe private, si dhe siguron edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj

Published

on

By

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.

Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”

Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.

“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.

“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.

Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.

Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Published

on

By

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara