Lajmet

​OCTOPUS: Serbia përmes luftës hibride po ndërhynë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

Serbia përmes luftës hibride po ndërhynë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Kështu u tha në tryezën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ku u diskutua për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci.

Drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, tha se lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës përfshinë aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik.

Ai theksoi se Lista Serbe është një ombrellë e maskuar legalisht për destabilizimin e Kosovës.

“Serbia është strukur në botën autoritare ruse dhe kineze për ta vazhduar politikën ekspansioniste. Lufta e saj hibride kundër Kosovës që mund të përkufizohet si ndërhyrje politike, ekonomike dhe sigurisë përfshinë aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik dhe konsolidimin e saj ndërkombëtarë. Ndikimet në proceset zgjedhore, qoftë lokale apo parlamentare ajo i ka konsideruar gjithmonë një mundësi të mirë sabotimi…Tendenca të tilla dhe qasje e njëjtë e ndërhyrjes nga Serbia po vërehet edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia e Vuçiqit ka bërë thirrje që të votohet vetëm Lista Serbe. Qeveria e saj është mobilizuar që të mbështesë me të gjitha mjetet, duke përdorur edhe metodat financiare. Angazhimi i Serbisë për t’ia siguruar 10 mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës s’ka të bëjë vetëm me qëllimin për kontroll por edhe me mesazhin për mbështetjen absolute për mekanizmin e besueshëm të Beogradit për serbët e Kosovës. Ndërkaq, sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, udhëheqjen e të cilit që e ka pranuar vet nënkryetari Milan Radoiçiq tregon se Lista Serbe nuk është thjesht një subjekt politik, por është një ombrellë e maskuar legalisht për aktivitete hibride për destabilizimin e Kosovës”, tha ai,

Pjesë e kësaj tryeze diskutimi ishte edhe gazetari nga Serbia, Radomir Dimiç, i cili tha se Serbia përmes luftës hibride po ndërhynë në procesin zgjedhor në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Ai përmendi edhe ndikimin e Listës Serbe në Kosovë, që sipas tij, po përdoret nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Kosovës.

“Ideja është që përmes Listës Serbe të krijohet interesi gjeopolitik i Beogradit dhe të zgjerohet ndikimi i Serbisë në Kosovë dhe të destabilizohet rregullimi kushtetues i Kosovës…Ka shpresë edhe te presidenti amerikan Donald Trump. Pikërisht Vuçiq ka iniciuar kthimin edhe të policisë rajonale. S’ka dyshime se të gjitha këto janë forma të luftës hibride, jo vetëm në zgjedhje në Kosovë, por edhe në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe për të gjitha këto Bashkimi Evropian nuk po reagon kundër këtyre gjërave. Prandaj dëshiroj t’i paralajmërojë serbët në Kosovë se të gjitha këto gënjeshtra munden t’iu kthehen në të kundërtën dhe të kthehen në një pozitë edhe me të rëndë sesa që janë. Nuk duhet të bazohen te Milan Radoiçiq, i cili është ende në liri. Ai nuk është instaluar rastësisht si një figurë kriminale kryesore që është instaluar nga Beogradi”, shtoi ai.

Në anën tjetër, ambasadori i Finlandës, Matti Nissien, tha se lufta hibride kundër Kosovës më shumë po manifestohet përmes fushatave keq informuese që synojnë ndarjet etnike.

“Sa i për ketë Kosovës këto manifestohen përmes fushatave keq informuese, narrtiavave false që synojnë ndarjet etnike dhe të minojnë besimin tek institucionet. Presionet gjeo-politike, narrativë që mbështesin qasjen e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, krijohet mosbesim, cenueshmëri e infrastrukturës, siç ishte rasti i fundit në Zubin Potok. Kjo demonstron nevojën për masa të përmirësuara të mbrojtjes”, theksoi ai.

Edhe të pranishmit të tjerë në këtë konferencë vunë në pah ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Vendi

Kurti nis takimin me Abdixhikun, në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë në takim së bashku me nënkryetaren e LVV-së, Arbërie Nagavci, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist se bisedimet me LDK-në do të mund të kontribuojnë në ecjen përpara dhe në konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Do të shohim se si do të mund të ecim përpara bashkë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive”, ka deklaruar Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shiste diploma profesionale të falsifikuara

Published

on

Një person me inicialet I.Ç. është arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse.

Hetimet e deritanishme tregojnë se nga viti 2019 deri më tani janë lëshuar rreth 1 mijë e 679 diploma, ndërsa për një diplomë dyshohet se paguhej rreth 300 euro. Sipas autoriteteve, përfitimi i dyshuar nga kjo veprimtari arrin në rreth 500 mijë euro.

Dyshohet se këto diploma janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, janë sekuestruar 333 diploma profesionale, dy pajisje kompjuterike, dy USB, tri vula të biznesit, një telefon mobil, 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Sipas hetimeve, subjekti dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale.

Prokuroria dhe Policia u kanë bërë thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë mashtruar lidhur me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, të raportojnë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Asociacioni i Komunave paralajmëron protestë para Qeverisë më 1 shtator

Published

on

By

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vendosur që më 1 shtator, në orën 11:00, të organizojë një protestë përballë ndërtesës së Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, AKK bëri të ditur se protesta organizohet për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Po ashtu, kërkohet zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti qendror, financim i drejtë për komunat dhe ndalimi i ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Lidhur me këtë vendim, Asociacioni i Komunave të Kosovës deklaroi zyrtarisht: “Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi ka nxitur edhe reagime të ndryshme mes krerëve të komunave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë për qasje totalitare dhe për ndëshkimin e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, duke deklaruar se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara