Lajmet

OAK letër kryeministrit ne detyrë: Ndihmoni bizneset se janë duke falimentuar

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që të ndihmojë bizneset e falimentuara.

OAK kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2019 për format standarde të sinjalizimit të minierave, së paku deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM – së, në mënyrë që mos të vie deri tek falimentimi i bizneseve, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga KPMM – ja, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar një takim me Drejtorin e KPMM – së z. Ramiz Krasniqi dhe me bizneset anëtare të odës ku të njëjtit i kanë përcjellë edhe një shkresë, përmes së cilës kemi kërkuar që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë në Udhëzim për vendosje të rrethojave.

“Për shkak të pandemisë Covid-19, ndërmarrjeve nuk i është kërkuar nga KPMM-ja vendosja e rrethojave deri më datë 01.01.2021, pas këtij përjashtimi KPMM-ja nuk mund të lejoj afat shtesë për vendosjen e rrethojave dhe sinjalizimit tek ndërmarrjet e licencuara, dhe jemi të obliguar që të i zbatojmë dispozitat ligjore të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave”, thuhet në njoftim

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2019 përcaktohen katër forma të rrethojave, të cilat janë të skicuara në shtojcat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi.

Sipas nenit 9, paragrafi 2 të këtij Udhëzimi parashihet që “Bartësitë e licencës/lejeve janë të obliguar që të bëjnë rrethimin dhe sinjalizimin e zonës së licencës/lejes më së largu deri më dt. 01.09.2020.

Bizneset e sektorit minerar i kanë të rrethuara hapësirat edhe para hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019, mirëpo jo sipas standardeve të reja të parapara nga KPMM. Andaj, duke ditur se aktualisht jemi në situatë pandemie kërkohet mirëkuptimi nga ana juaj, ashtu që të ju lejohet një afat prej disa muajve, deri sa bizneset të rimarrin veten.

Njëkohësisht, ky Udhëzim po pengon bizneset e këtij sektori të përfitojnë lirimin nga renta minerare, i cili parashihet në nenit 14 të Ligjit 07/L- 016 për Rimëkëmbje Ekonomike nga Covid -19, pasi që aktualisht standardet e përcaktuara në këtë UA nuk i plotësojnë një pjesë e konsiderueshme e bizneseve.

Duke pasur parasysh kufizimet të cilat bizneset i kanë pasur gjatë kohës së pandemisë dhe efektit që ajo ka pasur deri më tani, Oda e Afarizmit të Kosovës, në emër të bizneseve anëtare të sektorit minerar kërkon që ky afat të shtyhet deri në kalimin e pandemisë dhe emërimin e Bordit të ri të KPMM-së, në mënyrë që së bashku të krijohet një grup për përcaktimin e kushteve të reja për rrethoja.

Bizneset gjatë takimeve shprehën shumë pakënaqësi ndaj këtij Udhëzimi Administrativ, pasi që ka kosto shumë të lartë financiare dhe nuk është bërë në koordinim paraprak me bizneset, thuhet ne letrën e OAK-së dërguar Kryeministrit në detyrë.

Lajmet

Tentativë për vrasje të rëndë në Rahovec: I maskuari me armë të gjatë qëllon mbi veturën e tre personave

Published

on

By

Mbrëmjen e kaluar në Rahovec është raportuar për një tentim vrasje, ku tre burra kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat ishin duke lëvizur me veturë kur kanë vërejtur një pengesë në rrugë.

Në momentin që kanë dalë nga automjeti për ta larguar atë, atyre u është afruar një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar t’i bindren dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke qëlluar rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Viktima, fillimisht është vërejtur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Published

on

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni spektakolar i “Sunny Hill Festival”: Tri net të paharrueshme me yje botërore e vendore

Published

on

By

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival”, i cila për tri ditë me radhë nga 31 korriku deri më 2 gusht e shndërroi Parkun e Festivalit në Bërnicë në qendrën e energjisë, muzikës dhe festës. Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra artdashësve dhe performancave nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e asaj vendore, festivali përmbushi pritshmëritë e organizatorëve për të mirëpritur mbi 100 mijë pjesëmarrës gjatë tërë edicionit.

Nata e parë (31 korrik) mbërriti kulmin me ngjitjen në skenë të superyllit botëror, Katy Perry. Rreth orës 22:30, skena kryesore shpërtheu nga dritat dhe energjia, ndërsa zona përballë saj ishte e stërmbushur me publikun që po e priste me padurim artisten amerikane. Perry bëri një dalje spektakolare dhe e ndezi atmosferën që në momentet e para duke u përshëndetur me turmën: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”. Në skenën kryesore dhe skenat e tjera performuan gjithashtu emra të njohur si Dhurata Dora, Manifest, Blanco, Sahati, Salomé Le Chat, Seth Troxler, Tommy Gold, La Fazani, Ilo, Ereza, Jolle, Caboo, Sindicato Del Baile, Malix dhe Uran B..

Nata e dytë (1 gusht) solli një tjetër emër madhështor të skenës ndërkombëtare, këngëtarin e njohur Lewis Capaldi, i cili interpretoi hitet e tij më të mëdha përpara mijëra adhuruesve. Përveç tij, skenat elektrizuan edhe artistët e njohur si Esdeekid, Auxlua, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Eko, Kamelia, Pawsa, Gjin, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Rreze, Hawolf, Deezy, Locky, Halfpint dhe Artssassin.

Atmosferës elektrizuese të edicionit të sivjetmë i dha vulën në natën e tretë (2 gusht) rikthimi i një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix. Ylli holandez, i cili është shpallur pesë herë numri një në botë dhe ishte pjesë e “Sunny Hillit” që në edicionin e parë në vitin 2018, u rikthye për të dhuruar spektakël me hitet e tij globale si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. Në këtë natë përmbyllëse performuan edhe Tyson O’Brien, Roya, Bees & Honey, Kim Turnbull, Adam Port & Rampa, Carlita, Sytë, The Milk Snatchers, Sancet, Disco Magic Band, Caboo, Us Two B2B Nautica, Us Two, Nautica dhe Anitë.

Përgjatë tri netëve, me një gërshtim të përkryer mes emrave me famë botërore dhe artistëve më të pëlqyer lokalë, “Sunny Hill Festival” dëshmoi edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe kulturore e muzikore në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara