Lajmet
Nxënësit nuk duhet fajësuar, testi PISA rezultat i ministrisë, shkollave dhe prindërve
Kështu ka vlerësuar eksperti i arsimit dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiRezultati zhgënjyes i testit PISA i vitit 2022, ishte i pritshëm për shkak të mospërpjekjeve serioze në sistemin arsimor nga Ministria e Arsimit në Kosovë, gjë që qeveria aktuale duhet të marrë si një alarm shtesë dhe të merret seriozisht me këtë situatë. Kështu ka vlerësuar eksperti i arsimit dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili tha se niveli i arsimit vjen në bazë të tre palëve, Ministrisë së Arsimit, shkollave dhe prindërve.
Sipas tij, nxënësit janë pala e fundit e cila duhet fajësuar për një nivel të ulët të testit PISA. Pupovci në një intervistë u shpreh se ministria duhet të përmirësojë organizimin dhe llogaridhënien për çdo rezultat arsimor. Ai shtoi se edhe prindërit duhet të zhvillojnë një bashkëpunim me shkollat dhe fëmijët e tyre.
“Sigurisht që edhe rezultati është zhgënjyes, sepse nuk është i dëshiruari, mirëpo nuk është edhe i papritshëm duke marrë parasysh se në periudhën prej vitit 2018 kur ka qenë PISA e më hershme e deri në vitin 2022, kur është mbajtur. Për këtë test nuk janë bërë përpjekje serioze në përmirësimin e gjendjes në sistemin e arsimit. E dimë që pandemia ka shkaktuar ç’rregullime të shumta dhe qysh në vitin 2020 banka botërore ka vlerësuar se nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në mësim online do të marrin nëntë pikë më pak, ndërsa ata të cilët nuk kanë marrë pjesë do të kenë 16 më pak të PISA-së, do të ketë për atë vit shkollor, dhe kjo gjendje ka vazhduar edhe më tutje…E kemi një mungesë totale të llogaridhënies dhe përgjegjësisë në shkolla që mund të atribuohet ministrisë dhe drejtorisë komunale sepse ato mund të vendosin diçka të tillë, dhe nuk kemi përgjegjësi për rezultatet e dobëta. Këtu duhet të përmirësohet ministria, këtu luan rol edhe prindërit sepse suksesi i nxënësit është i shumë faktorëve nuk është vetëm meritë e shkollës është edhe angazhim i familjes, këtu thjeshtë kur vjen të leximi duhet të vijë një nxitje nga familja dhe mbi përdorimin e teknologjisë, duke i kushtuar më shumë leximit dhe bashkëpunimit me shkollën”, u shpreh Popovci.
Sipas tij, nxënësit janë produkt i ministrisë së arsimit dhe shkollave. Pupovci ka vlerësuar se në Kosovë ekziston një dallim i madh në mes të shkollave publike dhe private, edhe pse mësimdhënësit janë të njëjtë.
“Nxënësit llogariten të gjithë se lindin si të them me predispozita të njëjta, ata janë një brumë të cilët duhet të përpunohen me kalimin e kohës dhe me së paku këtë rast faj kanë nxënësit, ne jemi të priur t’i fajësojmë fëmijët, mirëpo, ajo është produkt i rrethit, nëse i shihni vendet e botës që arrijnë më shumë sukses, Singapori, aty familja vendos pritshmëri të larta dhe kërkon tek fëmijët që të mësojnë, tek ne familja se familja thuhet se dërgon në shkollë dhe le të kujdeset shkolla për ata. … Sa i përket punës në shkolla, organizimit, ne kemi një dallim në mes shkollave publike dhe private në raport të shkollave private dhe aty janë mësimdhënësit e njëjtë që përcjellën në të dy shkollat, këtu e shoh organizimin si faktorë, aty mund të jetë një organizim më i mirë i punës, një disiplinë dhe përgjegjësi dhe suksesi nuk mungon… Mund të them se arsimi ka qenë një lloj prioriteti, mirëpo nuk po them që i kemi arritur të gjitha ato që janë planifikuar, mund të ketë pas ngadalësime, po sigurisht që tani e kemi një alarm shtesë në situatë shtesë, ku edhe qeveria duhet të alarmohet dhe duhet t’i kushtojë rëndësi krejt kësaj”, tha Popovci.
Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA. Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim. Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.
Testimi realizohet me nxënës të moshës 15-vjeçare nga 80 vende të ndryshme, organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ndërsa mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë.
Lajmet
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Published
1 day agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.
Lajmet
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Published
1 day agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.
Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.
Lajmet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
2 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
2 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
