Kronikë e zezë

‘Nusja xhihadiste’ britanike tregon si përdori huanë e studentit për të shkuar të luftonte me ISIS

Tareena Shakil kishte përdorur huanë e saj të studentes prej 400 paundë për të blerë biletat drejt luftës.

Published

on

Një e re që shkoi bashkë me djalin e saj të vogël në Siri për t’iu bashkuar ISIS, duke i njohur masakrat e grupit terrorist, thotë tashmë se “pranon se zgjodhi rrugën e gabuar”.

Tareena Shakil kishte përdorur huanë e saj të studentes prej 400 paundë për të blerë biletat drejt luftës në Lindjen e Mesme, për vete dhe djalin 14 muajsh.

Ajo rezervoi fillimisht një javë pushime në Turqi para se të kalonte kufirin në Siri, për të shkuar në bastionin e ISIS, Raka.

Rrjedhimisht pas përfundmit të luftës ajo u kthye në Britani ku u gjykua dhe dënua me gjashtë vjet burg për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Në gjyqin e saj në Birmingham u treguan foto të Shakil ku ajo pozonte me krenari me automatik AK-47 në njërën dorë, dhe me beben në tjetrën. Kësaj të fundit i kishte vënë një kapele me emblemën e ISIS.

Në gjykatë u tha se Shakil u kishte shkruar dhe të afërmve të saj duke i inkurajuar të vinin në Siri, teksa shfaqte foto të armëve dhe bashkëshortit të saj në Jemen.

Kësaj jave në një intetvistë Tareena tha: “Isha thjesht dikush që humbi rrugën e saj të jetës, ndoqa një rrugë të gabuar”.

Shakil pranon e kishte dëgjuar për brutalitetin e ISIS, edhe përpara se të planifikonte udhëtimin e saj në zemër të të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’.

“Isha në dijeni të dhunës që ndodhte nga duart e ISIS. Nuk mund të gënjej e të them se nuk e dija apo se besoja se ishte tjetërkund”.

Nëna e vetme e një fëmije nga qyteza e Burton thotë se i vjen keq për veprimet e saj: “Të shikosh gjëra të tmerrshme dhe të shkosh bashkë me fëmijën tënd në një vend nga i cili të gjithë largohen”.

“E kuptoj që është e vështirë që njerëzit ta kuptojnë. Nuk është diçka që jam e lumtur ta kujtoj. E vetmja gjë që mund të them është se nuk isha në versionin më të mirë të vetes”.

E pyetur për gra të tjera që shkuan në Siri për t’u kthyer në ato që njihen si “nuse të ISIS” si për shembull britanikja tjetër Shamima Begum, ajo thotë se nuk e di nëse duhet të lejohen të kthehen në Britani.

Ajo thotë: “Unë nuk mund të them ‘jo mos i lejoni të kthehen’ sepse do të isha hipokrite, pasi isha vetë në një situatë të tillë”.

“Por situata ime nuk është e njëjtë, unë vendosa të largohen nga ISIS kur ata ishin në kulmin e tyre, nuk prita rënien e ISIS dhe më pas të them ‘dua të kthehem në shtëpi’”.

“Por pasi ta kem thënë këtë, mund të ketë të tjera arsye që nejrëzit nuk largohen dot prej andej, unë e di këtë”, thotë Shakil.

“Duhet forcë dhe kurajo, është çështje jetë a vdekje”.

Shakil më parë përshkruhej si një vajzë që pëlqentë festat dhe jetën e natës, para se të vendoste të shkonte në Siri duke u kthyer në një islamiste radikale.

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara