Lajmet

Nushi i PSD-së: Vendimi për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit, është zbatim i marrëveshjes me Serbinë

Ndonëse dhënia e tokës për Manastirin e Deçanit u tha se nënkupton anëtarësim në Këshill të Evropës, Nushi e sheh këtë edhe në planin franko-gjerman.

Published

on

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, konsideron se vendimi i Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, është implementim i marrëveshjes së Brukselit.

Ndonëse dhënia e tokës për Manastirin e Deçanit u tha se nënkupton anëtarësim në Këshill të Evropës, Nushi e sheh këtë edhe në planin franko-gjerman. Prandaj, këmbëngul se ky vendim është zbatim i marrëveshjes me Serbinë.

“Urdhri i Kurtit ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit nuk mund të analizohet asnjë vendim jashtë kontekstit në të cilin ndodhet Kosova. Nëse e shohim strategjinë e Kurtit prej opozitës e deri tek këto tri vite pushtet është njëra taktike rezistence e vazhdueshme karshi vendimeve por të cilat në fund përfundojnë duke i bë të gjitha ato vendime të cilat po i reziston, por përshtypja në popull po duket që është se ky megjithatë bëri më të mirën, këtë nuk mundemi me e pa ndryshe përveç plan i Kurtit sepse integrimi në organizata ndërkombëtare si është Këshilli i Evropës është pjesë po ashtu e planit franko-gjerman e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht sekuencat e ndryshme brenda këtij rrugëtimi herë duken fitore e herë humbje të Kosovës, por të gjitha janë pjesë e këtij plani andaj nuk kemi si e shohim ndryshe përpos si vazhdim i zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare të dialogut”, u shpreh Nushi.

E nëse Kosova mund të fitoj diçka nga ky vendim, Nushi thotë se nuk ka asnjë garanci. Thotë se do të ketë kushtëzime tjera për anëtarësim në këtë organizatë.

“Premtimi është që futesh në Këshillin e Evropës por ne kemi parë shpesh e herët të fundit që Kurti në marrëdhëniet me këta që na ndihmojnë të futesh në Këshill nuk i ka aq të mira dhe jam i bindur se do ketë kushte tjera e Kurti do i zbatoj duke thënë që s pata çare, e këtë nuk duhet me lejua ne sepse argumenti s pata qare kanë qenë tjerët, e ky nuk mundet me qeverisë me argumente të qeverive të kaluara, ky që pretendon se është politikan i së ardhmes”, thotë ai.

Ndërkaq për vizitën e të dërguarit nga ShBA-të, Grabriel Escobar, Nushi thotë se arsyeja është e qartë, Rregullorja e re e BQK-së mbi dinarin serb.

“Vizita është shumë e qartë konkrete, e koncentruar në çështjen e dinarit si taktikë destabilizuese e dialogut  që prehu në besë miqtë apo partnerët e Kosovës. Escobar ka takuar të gjithë akterët relevantë të këtij procesi e të fundit e ka lërë Kurtin mirëpo  porosia është e qartë Kurti duhet ti bëj të gjitha ato që është zotuar, po i gënjen qytetarët kur po thotë se ska pranuar marrëveshje e edhe ndërkombëtarët kur po ua pranon në tavolinë  marrëveshjet e pastaj po u shkakton probleme në zbatimin e saj”, u shpreh Nushi.

Sipas tij me vendimet aktuale të qeverisë Kurti, raporti i Kosovës me partnerët është duke ndryshuar, duke thënë se dinari nuk do duhej të ishte arsye e prishjes së raporteve.

“Escobari ishte i qartë, partneriteti nuk është si ka qenë po dëshirojmë me u kthye ashtu si ka qenë, dhe unë se kam hallin që po prishemi me partnerë por për çka po prishemi, ne po prishemi për vendimin e dinarit, puna e cila do zgjidhej me asociacion, kjo punë do zgjidhej me asociacion Kurti është dakorduar ashtu”.

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara