Lajmet

Nuset e famshme që thyen standardet e modës së dasmave

Jo të gjitha nuset ëndërrojnë fustanin e bardhë.

Published

on

Një nuse me fustan të bardhë është gjëja e parë që ju shkon në mendje kur flisni për “dasma”. Por jo të gjitha nuset, e sidomos të famshmet, ëndërrojnë të veshin fustana tradicional në dasmë. Disa nga to thejnë kufijtë dhe zgjedhin ngjyra tjera në ditën e tyre të madhe.

Chloë Sevigny

Kur Chloë Sevigny ndau një fotografi nga dasma e saj sekrete, ajo mahniti fansat e saj me përzgjedhjen e saj jashtë standardeve. Për ceremoninë e saj të dasmës, ajo zgjodhi një fustan mjaft të thjeshtë të zi.

Kristen Bell

Kristen Bell për ditën e madhe, zgjodhi një bluzë të zezë me pantallona të zi.

Christine Quinn

Ylli i reality show, Christine Quinn, është një tjetër nuse e famshme që zgjodhi ngjyrën e zezë. Ajo dukej si një princeshë përrallore me fustanin e saj të zi.

Marilyn Monroe

Kostumi që Marilyn Monroe e veshi për dasmën e saj duket se është në ngjyrë të zezë në këto fotografi bardh e zi, por në fakt ishte ngjyrë kafe e errët.

Raquel Welch

Raquel Welch është një tjetër rebele e modës së dasmave në listën tonë. Në ditën e dasmës ajo zgjodhi një mini fustan të bardhë të thurur me grep dhe këpucë me takë të ulët./UBTNews

Botë

Rubio viziton Romën dhe Vatikanin, ndërsa lufta me Iranin tensionon raportet SHBA-Evropë

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Romën dhe Vatikanin nga data 6 deri më 8 maj.

Zyrtarët e përshkruajnë këtë si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara me partnerët kyç evropianë, në kohën kur lufta me Iranin po thellon përçarjet përtej Atlantikut.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, udhëtimi do të shërbejë “për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Rubio do të takohet me udhëheqjen e Selisë së Shenjtë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe interesat e ndërsjella në Hemisferën Perëndimore.

“Takimet me homologët italianë do të përqendrohen në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe shtrirjen strategjike”, tha zëdhënësi Tommy Pigott më 4 maj.

Një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se koha e udhëtimit tregon për rëndësinë e tij.

“Udhëtimi i sekretarit Rubio është një hap i rëndësishëm në diplomaci”, tha ai, duke shtuar se fakti që vizita zhvillohet në këtë kohë, tregon se sa shumë rëndësi u kushton administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, marrëdhënieve me Italinë dhe Selinë e Shenjtë.

Vizita zhvillohet në një kohë të tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë, si për shkak të konfliktit me Iranin, ashtu edhe për mosmarrëveshje më të gjera politike, përfshirë tregtinë dhe angazhimet ushtarake./REL/

 

Continue Reading

Vendi

Funksionalizohet Gjykata Administrative

Published

on

By

Sot është bërë funksionalizimi i Gjykatës Administrative, institucioni i parë i specializuar në Kosovë për trajtimin e konflikteve administrative dhe kontesteve të punës në sektorin publik.

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, u shpreh se kjo gjykatë është një mekanizëm i ri i shtetit ligjor që do të rrisë profesionalizmin dhe llogaridhënien në administratën publike. Edhe pse fillon punën me një barrë prej mbi 10 mijë lëndësh të bartura, Gërvalla theksoi se specializimi i kësaj gjykate do të sjellë efikasitet dhe vendime më të shpejta për qytetarët.

“Gjykata Administrative është gjykata e parë e specializuar në vendin tonë, e cila do ta trajtojë konfliktin administrativ dhe kontestet e punës në sektorin publik. Kjo do të thotë se qytetari, zyrtari publik dhe institucioni do të kenë një adresë të qartë, më profesionale dhe më të specializuar për çështjet që lidhen me administratën publike”, është shprehur ministrja Gervalla

Nga sot, qytetarët dhe zyrtarët publikë do të kenë një adresë të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të tyre në raport me vendimet e institucioneve shtetërore.

 

Continue Reading

Vendi

Shmanget shtrenjtimi i energjisë, ZRRE shpërndan kostot në dy vite

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar të hyrat maksimale për operatorët e sistemit energjetik (KOSTT, KEDS dhe KESCO), duke shmangur kështu rritjen e tarifave të rrymës për qytetarët.

Në mbledhjen e fundit, ZRRE-ja caktoi të hyrat për KEDS-in në vlerë prej rreth 186 milionë eurosh, shifër kjo 21 për qind më e ulët se ajo që kishte kërkuar vetë kompania. Ndërkaq, për furnizuesin KESCO janë aprovuar mbi 442 milionë euro.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, sqaroi se kostot nuk janë reduktuar, por janë shpërndarë në një periudhë dyvjeçare.

Ky veprim strategjik është bërë me qëllim që të ruhet siguria e furnizimit dhe të evitohet barra financiare për konsumatorët gjatë këtij viti.

 

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri-Kubati bashkëautore në publikim shkencor në Dentistry Journal Q1 me Impact Factor 3.3

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij si institucion lider në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ndërkombëtar, përmes një tjetër suksesi të jashtëzakonshëm akademik. Profesoresha Jeta Kiseri-Kubati ka shënuar një arritje të rëndësishme profesionale dhe shkencore, duke qenë bashkëautore në një hulumtim ndërkombëtar të publikuar në Dentistry Journal, një nga revistat prestigjioze shkencore të kategorisë Q1 (Quartile 1), me Impact Factor 3.3.

Punimi shkencor me titull “LOESS-Based Cephalometric Growth Curves for Clinical Assessment of Craniofacial Development: A Cross-Sectional Study” përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e stomatologjisë, ortodoncisë dhe zhvillimit kraniofacial, duke sjellë një qasje inovative për vlerësimin klinik të rritjes dhe zhvillimit të strukturave kraniofaciale.

Ky studim ndërkombëtar përfshiu një mostër të gjerë prej 1,147 pacientësh të moshës 5 deri në 20 vjeç, duke përdorur metodologjinë e avancuar statistikore LOESS (Locally Estimated Scatterplot Smoothing) për të krijuar kurba të detajuara të rritjes cefalometrike, të cilat mund të përdoren si një mjet intuitiv dhe praktik për identifikimin e devijimeve në zhvillimin kraniofacial.

Hulumtimi ka rëndësi të veçantë për praktikën klinike, pasi ofron:

  • vlerësim më të saktë të modeleve të rritjes kraniofaciale,
  • identifikim më të hershëm të anomalive zhvillimore,
  • përmirësim të planifikimit ortodontik dhe trajtimeve klinike,
  • mbështetje për vendimmarrje më të avancuar në trajtimin e pacientëve.

Publikimi në një revistë të rangut Q1 është një dëshmi e cilësisë së lartë shkencore, relevancës ndërkombëtare dhe standardeve akademike që UBT promovon vazhdimisht përmes stafit të tij.

Continue Reading

Të kërkuara