Lajmet

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Siri shkon në 783

Kjo sipas qeverisë së vendit dhe punonjësit e shpëtimit.

Published

on

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Siri është rritur në të paktën 783 persona, thonë qeveria dhe punonjësit e shpëtimit në zonat e kontrolluara nga opozita.

Ministria siriane e Shëndetësisë tha se viktimat u rritën në 403 të vdekur dhe 1,284 të plagosur në provincat e kontrolluara nga qeveria të Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha, i cili operon në zonat e kontrolluara nga rebelët, raportoi se më shumë se 380 njerëz janë vrarë dhe mbi 1000 janë plagosur./UBTNews/

Lajmet

I dehur sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë, arrestohet

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.

Rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari u ka shkaktuar lëndime dy zyrtarëve, ndërsa ka dëmtuar edhe disa dollapë brenda stacionit.

Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të këndellet nga gjendja e dehjes./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohen katër bankënota 500-euroshe të falsifikuara në Ferizaj

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një bankë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se ka pranuar katër bankënota nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda tërhiqet sërish nga Eurovisioni, bojkoton edicionin e vitit 2027

Published

on

Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin 2027, ka konfirmuar transmetuesi publik holandez AVROTROS, duke e lidhur vendimin me pjesëmarrjen e Izraelit dhe ndikimin e konfliktit në Gaza.

AVROTROS vlerëson se, në kushtet aktuale, Eurovisioni nuk mund të konsiderohet më plotësisht neutral, ndërsa ndryshimet e fundit të paralajmëruara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin te karakteri i pavarur dhe apolitik i festivalit.

Drejtori i përgjithshëm i AVROTROS, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në konkurs dhe se Eurovisioni është shndërruar në një “platformë për ndarje”.

Ky është viti i dytë radhazi që Holanda nuk merr pjesë. AVROTROS ishte tërhequr edhe nga Eurovisioni 2026 për shkak të shqetësimeve për situatën në Gaza, lirinë e shtypit dhe përfshirjen politike në konkurs.

Sipas AVROTROS, në vitin 2026 pesë vende vendosën të mos merrnin pjesë, ndërsa debati për neutralitetin e Eurovisionit dhe pjesëmarrjen e Izraelit vazhdon.

Sa i përket pjesëmarrjes holandeze në vitin 2027, AVROTROS ia ka kaluar vendimin përfundimtar NPO-së, organizatës ombrellë të transmetuesve publikë holandezë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Topi i “Dorës së Zotit” i Maradonës shitet për 3.35 milionë dollarë

Published

on

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3.35 milionë dollarë.

Shitja u realizua nga shtëpia e ankandeve Heritage Auctions në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimi përfundimtar ishte rreth 6.7 milionë dollarë më i ulët se vlerësimi fillestar prej 10 milionë dollarësh.

Topi Adidas Azteca kishte një çmim fillestar prej 2.5 milionë dollarësh.

Maradona e përdori topin në çerekfinalen e 22 qershorit 1986, në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë në stadiumin “Azteca” të Meksikës. Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Argjentinës, mes tyre edhe golin kontrovers që hyri në histori si “Dora e Zotit”.

Pak minuta më vonë, Maradona shënoi edhe një nga golat më të famshëm në historinë e futbollit, pas një aksioni individual spektakolar. Goli u votua më vonë si “Goli i Shekullit”.

Topi u mbajt për më shumë se tri dekada nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, i cili kishte drejtuar atë ndeshje. Ai e nxori në ankand në vitin 2022, kur u shit për 2.37 milionë dollarë.

Topi u nxor sërish në ankand në vitin 2023, por nuk arriti të shitej pasi nuk u plotësua çmimi rezervë.

Pas eliminimit të Anglisë, Argjentina vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu dhe u shpall kampione e botës për herë të dytë, pas fitores 3-2 ndaj Gjermanisë Perëndimore në finale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara