Lajmet

Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan

Në tri komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, serbët po protestojnë edhe sot.

Published

on

Numri i protestuesve në Zveçan sot është më i vogël, krahasuar me ditët e tjera.

Situata aktualisht është e qetë.

Në tri komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, serbët po protestojnë edhe sot.

Dje, në Zveçan situata herë pas here është tensionuar, ndërsa nuk kanë munguar sulmet ndaj ekipeve të gazetarëve.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Bota

​Mijëra mushkonja po lëshohen nga dronët mbi ishujt në Havai

Published

on

Dikur kishte mbi 50 lloje të njohura të mushkonjave që zvarriten në Havai, por sot kanë mbetur vetëm 17, shumica e të cilave janë të kërcënuara. Ato janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj malaries së shpendëve, dhe në ishuj si O‘ahu dhe Moloka‘I, të cilët janë kryesisht në lartësi të ulët, kanë mbetur vetëm popullata të vogla.

‘I‘iwi i kuq i mrekullueshëm gjendet mbi 1,250 metra në ishujt e Havait, Mauit dhe Kaua‘i-t.

Mushkonjat janë pushtuese në Hawaii dhe mendohet se kanë ardhur në anijet e gjuetisë së balenave në fillim të shekullit të 19-të, duke shkaktuar valë zhdukjeje midis specieve vendase. Por, meqenëse u pëlqejnë habitatet tropikale më të ngrohta, për vite me radhë popullata të vogla të mjaltit që zvarriten gjetën strehë në malet më të ftohta të ishujve si Maui dhe Kauai. Por ndryshimi i klimës ka lejuar që mushkonjat të ngjiten në lartësi më të larta.

Një plan është në vend për të kontrolluar popullatat e mushkonjave, i udhëhequr nga organizata jofitimprurëse American Bird Conservancy dhe partneriteti Birds, Not Mosquitoes.

Ai përfshin hedhjen nga qielli me dron dhe helikopter të kapsulave të biodegradueshme të mbushura me mijëra mushkonja meshkuj.

Këto mushkonja të rritura në laborator mbajnë një bakter që do të thotë se vezët nuk çelin kur meshkujt çiftëzohen me femra të egra.

Me kalimin e kohës, me lëshime të përsëritura, popullata e egër duhet të bjerë si rezultat.

Continue Reading

Bota

​Tragjedia në Novi Sad, masë arresti për ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë

Published

on

Gjykata e Lartë në Beograd ka se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13 të dyshuarit për korrupsion në rastin e rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe modernizimin e hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufi me Hungarinë.

Në mesin e të arrestuarve që po mbahen në mbajtje janë ish-ministrat: Tomisllav Momiroviq dhe Goran Vesiq.

Vendimi për paraburgim nuk është përfundimtar, dhe avokatët e të dyshuarve mund ta apelojnë vendimin brenda tre ditëve. Ish-ministri i Ndërtimit, Tomislav Momiroviq dhe 11 të dyshuar tjerë që janë marrë në pyetje, kanë mohuar çdo keq bërje në lidhje me rastin e korrupsionit në projektin e rindërtimit të hekurudhës.

Goran Vesiq, i cili ka qenë ministër i Ndërtimit në kohën e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor nuk është marrë në pyetje, sepse në dokumentet mjekësore që janë dorëzuar, është thënë se ai ka qenë për trajtim mjekësor në spital, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit më 2 gusht.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh në projektin për rindërtim dhe modernizim të linjës hekurudhore prej Novi Sadit deri te kufiri me Hungarinë.

Në mesin e të arrestuarve që janë në mbajtje përfshihen edhe ndihmësja e Goran Vesiq në ministri Anita Dimoski dhe ish-drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Nebojsha Shurlan.

Katër muaj pas rindërtimit dhe hapjes zyrtare, në stacionin hekurudhor të Novi Sadit u rrëzua streha duke lënë të vdekur 16 persona. Incidenti i 1 nëntorit 2024 ka nxitur protesta masive kundër Qeverisë në gjithë Serbinë në tetë muajt e fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin. Në fokus të protestave janë supozimet se korrupsioni ka rezultuar me rrëzim të strehës në stacionin hekurudhor.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Në disa vende të territorit, kryesisht në Rrafshin e Kosovës dhe Anamoravë priten edhe shkarkime rrufesh.

Era do të fryjë në drejtime të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë me shpejtësi prej 20-65 km/h.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri 19 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 22 deri 29 gradë Celcius.

Continue Reading

Aktualitet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi pranohet anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave (EurASc)

Published

on

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-së, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është pranuar si anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave (European Academy of Sciences – EurASc).

European Academy of Sciences (EurASc) është një nga akademitë më prestigjioze në Evropë, që bashkon shkencëtarë dhe studiues të shquar nga e gjithë bota, me qëllim promovimin e ekselencës shkencore dhe teknologjike për të adresuar sfidat më të mëdha globale. Anëtarët e saj janë emra të njohur që kanë dhënë kontribute të mëdha në fushat përkatëse, përfshirë shumë fitues të çmimeve ndërkombëtare dhe nobelistë.

Ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar që njeh kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Hajrizit në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikëbërjes në nivel rajonal dhe evropian.

“Pjesëmarrja ime si anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave është një vlerësim personal, por mbi të gjitha është një njohje për punën dhe përkushtimin afatgjatë të UBT-së në ndërtimin e një ekosistemi akademik dhe shkencor në përputhje me standardet evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të Kosovës në hartën ndërkombëtare të dijes dhe inovacionit”, tha Rektori Hajrizi.

Akademia Evropiane e Shkencave (EurASc), në publikimin e saj në rrjetet sociale, ka vlerësuar lart kontributin e Prof. Dr. Edmond Hajrizi për përvojën e tij mbi dydekadëshe në ndërthurjen e akademisë me ekosistemet e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Nën udhëheqjen e tij strategjike dhe vizionare, UBT është konsoliduar si një nga institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropën Juglindore, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Si pjesë e angazhimeve të tij profesionale, Prof. Hajrizi ka udhëhequr me sukses dhjetëra projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe ka kontribuar si këshilltar për institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke promovuar transformimin digjital, prodhimin inteligjent dhe arsimin e orientuar drejt së ardhmes.

Ky pranim përfaqëson jo vetëm një sukses personal për Rektorin Hajrizi, por një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe Kosovën në tërësi. Ai dëshmon se përkushtimi ndaj inovacionit, cilësisë akademike dhe vizionit global mund të sjellë njohje ndërkombëtare dhe ta vendosë Kosovën në hartën e qendrave të rëndësishme të dijes dhe teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara