Lajmet

Numër i madh i të rinjve heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Vitin e kaluar, mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës hoqën dorë nga shtetësia.

Published

on

Mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia vitin e kaluar. Kjo ndodhë për shkak se në shumicën e shtete evropiane nuk lejohet dyshtetësia. Ndërsa rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1500 persona që kërkuan azil në vendin tonë.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Liridon Neziri tregon se numri më i madh i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania dhe se sipas tij vetëm Franca dhe Zvicra nuk obligojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës.

“Për vitin 2021 kemi mbi 5 mijë persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që disa vende nga Bashkimi Evropian nuk lejojnë dy nënshtetësi për shtetasit nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian duke pasur parasysh që ne kemi një numër të madh të emigracionit, pra shtetasit tanë të cilët kanë emigrua me vite.. tashmë ata janë integruar dhe kërkesa e tyre është ose kërkesë e këtyre shteteve është të heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës apo prej nga shtetësia prej nga vinë në mënyrë që ata të mund të fitojnë shtetësinë e atij vendi.. […] Mosha sillet në moshë mesatare kemi të bëjmë më moshat e reja pasi që numri më i madh i atyre që tashmë heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë edhe të lindur në këto vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Neziri.

Në Kosovë ka edhe persona që kërkojnë azil. Sipas Nezirit numri i azilkërkueseve është më i vogël në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.

“Në krahasim me vitin 2020 në vitin 2021 ka qenë vit që jemi përballur me numër më të vogël sa i përket azil kërkueseve. Sigurisht që viti 2020 ka qenë si pasojë e pandemisë dhe mungesës së lëvizjeve që ia kanë pamundësuar emigrantëve që të lëvizin, pasi që dihet që Kosova nuk është një vend destinacioni sa i përket azilkërkueseve, Kosova është vend transit pra vetëm kalojnë nëpër Kosovë. Numri i personave të cilët kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës për vitin 2021 është diku rreth 570 persona nuk është një numër i madh krahasim me vitin e kaluar kur kishim një numër rreth 1500 persona këtu përfshirë edhe personat që kanë kërkuar mbrojtjen ndërkombëtare apo janë ndaluar nga Policia e Kosovës si emigrantë ilegalë kemi një numër të përafërt me ata të cilët kanë kërkuar azil”, tha Neziri.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marr 5031 vendime për lirim nga shtetësia: 4940 vendime pozitive dhe 91 vendime negative.

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara