Lajmet

Numër i madh i fëmijëve me simptoma të Covid-19 po trajtohen në QKMF-në e Prishtinës

Published

on

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, ditët e fundit janë paraqitur për trajtim numër i madh i fëmijëve me simptoma të Covid-19.

Diamanta Raça-Hoxha, shefe e Repartit të Pediatrisë në QKMF, në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të vegjël që kërkojnë ndihmë, me simptoma nga më të ndryshmet.

Ajo thekson që këto simptoma janë të shkaktuara prej viruseve, që në fillim janë simptoma të lehta, por që më vonë po shkaktojnë komplikime te fëmijët.

“Kohëve të fundit për shkak ndryshimit të variacionit, temperaturës së jashtme edhe ndryshimeve në temperaturë jashtë edhe brenda mund të themi se është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të vegjël që kërkojnë ndihmën në njësinë tonë. Simptomat janë të ndryshme, në formë të kollës, temperaturës, rrjedhjes së hundëve, plogështisë tek fëmijët më të mëdhenj, që vetëm shprehen që janë të plogësht, kokëdhimbjes, refuzimit të ushqimit, tek fëmijët më të vegjël është në formë të vjelljes, barkqitjes, humbje të oreksit, padisponimit e kështu me radhë. Padyshim këto ftohjet që quhen në popull, ose flamat me gjuhë popullore janë të shkaktuara prej viruseve, edhe viruset në qarkullim janë në numër shumë i madh i viruseve, që te ne në mjekësi emërtohen si adeno viruse, rino viruse, viruse influencës, para influencës, edhe formë korona virusi që është tash pak më aktual, kështu që ka numër të madh të viruseve që shkaktojnë këto inflamacione, shkojnë me inflamacione kryesisht me rrugët e epërme të frymëmarrjes, me simptoma që i përmenda, e shkojnë me inflamacione të hundës, në formë të faringitit pra pezmatimit të fytit, të telave të zërit, zakonisht në fillim shkon në formë të lehtë, me simptomat e lartpërmendura por më vonë, mundet me u komplikuar, infeksioni munde të zbres poshtë dhe të shkaktoj bronhite të thjeshta, bronhite me frymëzanie, dhe pezmatim të indit mushkëror”, deklaroi tutje ajo.

Tutje ajo tha që normalisht që nga Covid-19 janë fëmijët më të atakuarit, sepse sipas saj, organizmi i fëmijës është shumë i ndjeshëm.

“Patjetër fëmijët janë më të atakuarit, sepse organizimi i fëmijës është shumë i ndjeshëm, se vet imuniteti krijohet në moshë tre deri në katër vjeçare, fëmijët janë pa imunitet deri në këtë moshë, pas kësaj moshe krijohen disi imunitet, sa ma i vogël që është fëmija, atëherë edhe fëmija është më lehtë transmetohet infeksioni, prej të rriturit tek fëmijët”, deklaroi ajo.

Doktoresha tha se mjekimi fëmijëve u bëhet në kohën e duhur dhe në bazë të situatës ata dërgohen edhe për mjekim të mëtutjeshëm.

“Na jemi gjithmonë në gatishmëri, shërbimi jonë punon 12 orë, punohet edhe gjatë shtunave, e dielave edhe kujdestari e natës, pastaj edhe natën fëmija mund të vizitohet kështu që jemi mjaft vëmendshëm, kur vjen fëmija menjëherë evidentohet në sportel nga motrat, ku matet pesha, gjatësia nëse ka nevojë me i dhanë shpejtë e shpejtë ndonjë medikament nëse është temperatura shumë e ngritur, ose freskojmë fëmijën dhe ambientin dhe ajo ndikon si simptomë, pastaj mjeku e bën ekzaminimin dhe terapinë adekuate, nëse është për ma tutje e dërgojmë tek laboratori, bazë analizave e japim terapinë definitive”, shtoi ajo më tek.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara