Lajmet

Nuk miratohet as Projektligji për Shëndetësi

Bekim Haxhiu kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për ngecje si dhe deputetët që refuzuan projektligjin.

Published

on

Projektligji për shëndetësi, i propozuar nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nuk ka marrë perkrahje në parim nga deputetët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Zemaj tha se ky projektligj do të rregullonte disa çështje të shëndetësisë dhe se është i nevojshëm pasi që, sipas tij, që dy vjet nuk ka asnjë nismë nga Qeveria, ose nëse ka, është për interesat e tyre.

“Ne kemi propozuar projektligj që ka qenë gjatë i konsultuar dhe nuk kemi ligj të ri në sektorin e shëndetësisë. Projektligji përbëhet prej 128 neneve. Propozon sistem funksional të zbatueshëm, bënë të zbatueshëm sistemin dytësor shëndetësor, barazon sistemin publiko-privat, rregullon orarin e shërbimit në vend, përcakton profilet e profesionistëve. Unë mund t’iu sjellë edhe dokumentacione se nga kanë ardhur propozime dhe ligj të ri për shëndetësi”.

“Po hyjmë në vitin e dytë që nuk kemi iniciativë nga ministria dhe qeveria. Çdo draft tjetër që vjen mund të ketë vetëm ndërhyrje periferike që ka m’i mbrojtë interesat e njerëzve qoftë në bordin spitalor. Kërkoj përkrahje për jetë projkeltigj. Le ta merrë qeveria le ta bëjë produkt të vetin”, u shpreh ai.

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, tha se e përkrah këtë iniciativë sepse sistemi i shëndetësisë ka nevojë për reformim.

“Ligji për shëndetësi është kushtetuta e shëndetësisë. Ka pasur nevojë për reformim të sistemit dhe kjo bëhet me ndryshim të këtij ligji. Unë e mbështes këtë iniciativë tuajën. Kisha pas dëshirë që ligjin për shëndetësi të sjellë qeveria sepse ata janë edhe përgjegjës. Ligji bazik do të ishte mirë ta sjellë qeveria”.

Ndërsa, deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, kritikoi ministrinë e shëndetësisë për ngecje si dhe deputetët që refuzuan projektligjin.

“Ligjet i miratojnë deputet. Edhe ky ligj edhe ai paraprak ka ngecje në ministri. Para një muaji është funksionalizu grupi punues për ligjin për shëndetësi që ka marrë një vit. Është draft i gatshëm dhe pas leximit të parë me të gjithë akterët të bëjmë dëgjimin publik. Nëse një vit e gjysmë nevojitet një grup punues, cila është arsyeja me refuzu këtë nismë ligjore? Jam dakord për një ligj më të mirë”, tha Haxhiu,

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara