Shëndeti

Nuk keni nevojë për terapi, këto ushqime rrisin vitaminën D

Published

on

Një vitaminë si D-ja është thelbësore për ruajtjen e kockave të shëndetshme dhe mbështetjen e funksionit imunitar.

Kujdesi për një marrje të mjaftueshme të vitaminës D është e rëndësishme gjatë muajve të ftohtë, kur njerëzit kalojnë më pak kohë në diell.

Kjo vitaminë merret përmes suplementeve, por edhe duke konsumuar ushqime që janë natyralisht të pasura me të.

Por, nëse dëshironi që ta merrni në mënyrë natyrale, ja lista e tre llojeve të peshkut që ju duhet.

Trofta, një burim i shkëlqyer i vitaminës D; një porcion 85 gram siguron 645 IU, që është më shumë se 100 për qind e marrjes së rekomanduar për shumicën e të rriturve. Kjo e bën një nga burimet më të pasura natyrore të vitaminës D.

Salmoni, është një nga burimet më të pasura natyrore të vitaminës D. Një porcion prej 85 gramësh salmoni i gatuar siguron rreth 570 IU vitaminë D, duke mbuluar 95 për qind të nevojave tuaja. Salmoni i egër ka më shumë vitaminë D sesa salmoni i kultivuar, por të dy janë burime të shkëlqyera. Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 që mbështesin shëndetin e trurit dhe zemrës e ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, shkruan Eating Well.

Sardelet, vetëm dy sardele ofrojnë 46 IU vitaminë D, që është pak më shumë se sasia që e gjeni në një vezë, shkruan Index.hr. Ato janë të pasura me kalcium, vitaminë B12 e acide yndyrore omega-3, duke i bërë një zgjedhje të shkëlqyer për të mbështetur shëndetin e kockave dhe zemrës.

Nëse i blini të konservuara, janë mënyrë shumë e lehtë për të shtuar proteina dhe lëndë ushqyese në vaktet tuaja. Sardelet janë perfekte në bukë të thekur, në sallata ose të përziera me makarona. /UBTNews/

Shëndeti

Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Published

on

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

Ka ushqime të caktuara që shkaktojnë fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe.

Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Cilat janë ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut?

Kivi – Një frut i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i nenexhikut – Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen e zgjidhur problemet e stomakut. Ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja – Ky frut është një burim i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri – Përmban enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun. Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili – Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun e përmirësuar tretjen. Ai qetëson muskujt e lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi. Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri – Ka aftësi çliruese edhe madje ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi. Ai shfryn stomakun por edhe shërben si zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

Published

on

Qëndrimi ulur për më shumë se 6 orë në ditë lidhet me rritjen e rrezikut për diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit.

Rekomandohet ngritja dhe lëvizja çdo 30–60 minuta.

Kur trupi është në gjendje pasive për periudha të gjata, metabolizmi ngadalësohet, muskujt e këmbëve dobësohen dhe qarkullimi i gjakut ngadalësohet, duke rritur rrezikun për mpiksje gjaku dhe tension të lartë.

Zgjidhja praktike është përdorimi i tavolinave të ngritura, pushimet aktive ose ecjet e shkurtra gjatë ditës së punës.

Edhe lëvizje të vogla, si shtrirja apo ushtrime të lehta, bëjnë ndryshim të madh në afatgjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Published

on

Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe janë të pasura më shumë vitamina. Por, ato kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B, transmeton EO.

Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene.

Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Të prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë një burim të qëndrueshëm të glukozës.

Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenë.

Continue Reading

Shëndeti

Ankthi i heshtur: Si manifestohet te gratë dhe pse nuk merret seriozisht?

Published

on

Ajo është vajza që gjithmonë mban situatat nën kontroll. Qesh, është e organizuar, e vëmendshme me të gjithë. Por ajo që nuk shohim është lodhja që ndjen nga brenda, ndjesia e përhershme e ankthit dhe tensionit që nuk shprehet me fjalë.

Shpesh, tek gratë ankthi nuk vjen me panik apo shpërthime emocionale, por me një ndjesi konstante të “mosmjaftueshmërisë”.

Perfeksionizmi, mbingarkesa me përgjegjësi dhe pritshmëritë sociale bëjnë që shumë gra ta fshehin ankthin me një buzëqeshje, madje edhe nga vetja e tyre.

Mjekët dhe rrethi shoqëror mund të mos e kuptojnë fare – sepse gratë kanë mësuar ta mbajnë veten gjithmonë “në rregull”.

Por kjo është pikërisht ajo që e bën ankthin e tyre më të rrezikshëm: fakti që nuk merret seriozisht, as kur ka nevojë urgjente për ndihmë.

Stop ankthit të heshtur!

Continue Reading

Të kërkuara