Kulturë

Nuk keni energji?

6 arsye përse ju duhen karbohidrate çdo ditë.

Published

on

Karbohidratet mund të jenë të thjeshta (si tek ushqimet e bëra me miell të bardhë ose sheqer të shtuar) ose komplekse (si tek perimet, frutat dhe drithërat). Karbohidratet e thjeshta treten më shpejt dhe shkaktojnë një rritje më të madhe të sheqerit në gjak. Ndërsa karbohidratet komplekse absorbohen më ngadalë dhe kanë një efekt më të vogël në rritjen e sheqerit në gjak. Karbohidratet e thjeshta, janë llojet e karbohidrateve që mund të çojnë në shtim në peshë, inflamacion, lodhje, ndryshime humori dhe sëmundje kronike.

E kundërta është e vërtetë për karbohidratet komplekse. Ato janë të pasura me fibra dhe mund të ndihmojnë në uljen e peshës dhe inflamacionit në trup. Përpjekja për t’i kufizuar ato, mund të ketë disa efekte negative në shëndetin tuaj, të cilat ndoshta nuk i prisni. Ju njohim me gjashtë shenjat që tregojnë se ju nuk po konsumoni mjaftueshëm karbohidrate.

Mund të keni shqetësime në sistemin tretës
Drithërat, frutat dhe perimet, sigurojnë fibra që e mbajnë sistemin tuaj tretës të shëndetshem dhe bëjnë të mundur lëvizjen e zorrëve në mënyrë të rregullt. Mungesa e fibrave lidhet me shumë sëmundje të sistemit tretës, ndër to edhe me sindromën e zorrëve të irrituara. Simptomat përfshijnë ngërçet e barkut, fryrje dhe kapsllëk ose diarre.

Jeni të uritur gjatë gjithë kohës
Nëse ndiheni ende i uritur pas një vakti, ju mund të keni nevojë për më shumë karbohidrate në tryezën tuaj. Moskonsumimi i mjaftueshëm i karbohidrateve mund të shkaktojë uri. Ndërsa vaktet e ekuilibruara me karbohidrate, proteina dhe yndyrë, ndihmojnë me reduktimin e urisë.

Keni uri të shtuar gjatë natës
Kur kufizoni ushqimet e pasura me karbohidrate gjatë gjithë ditës, ju me shumë mundësi vëreni një uri të shtuar gjatë natës. Në mënyrë që ju të mposhtni ndjenjën e urisë gjatë natës, duhet të konsumoni vakte ku të përfshihen karbohidratet komplekse.

Ndiheni nervoz
Mikrobioma e zorrëve, e cila përbëhet nga triliona baktere, është magjepsëse kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj. Ajo që mund të mos kuptoni, është se kjo mikrobiomë (që ndikohet nga ushqimet që konsumoni) luan një rol në rregullimin e neurotransmetuesve të humorit si serotonina dhe dopamina. Karbohidratet komplekse stimulojnë prodhimin e hormonit të lumturisë, serotoninës. Lajmi i mirë është që trupi juaj mund të fillojë të krijojë një mikrobiotë të re të zorrëve brenda 24 orësh, vetëm duke ndryshuar atë që hani. Konsumoni ushqime të pasura me fibra, veçanërisht ato që janë burime të prebiotikëve, të cilët veprojnë si ushqim për bakteret e shëndetshme të zorrëve. Si për shembull bananet, mollët, preshi, tërshërëa dhe patatet e ëmbla.

Nuk keni energji
Karbohidratet janë burimi i preferuar i trupit tuaj për më shumë energji. Nëse nuk konsumoni mjaftueshë karbohidrate, truri juaj mund ta ketë të vështirë të përqëndrohet dhe ju të ndiheni të pafuqishëm.

Bëni gjumë të lehtë
Një studim i ri, zbuloi se nëse nuk kosumoni mjaftueshëm fibra, ju mund të bëni gjumë më të lehtë. I cili nuk ju rikuperon sa duhet dhe është më i çrregullt./AgroWeb

Continue Reading

Kulturë

“Të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, ekspozita e re e Laureta Hajrullahut në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

By

Artistja Laureta Hajrullahu ka prezantuar instalacionin e saj të ri të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh në Galeria Kombëtare e Kosovës, në hapësirën QAFA, duke eksploruar identitetin, kulturën digjitale dhe kufijtë në epokën e internetit.

Praktika artistike e Hajrullahut, e bazuar kryesisht në video dhe instalacione imersive, ndërthur spekulimin, folklorin digjital dhe përvojat emocionale të jetës online. Në punën e saj, identiteti paraqitet si një proces i vazhdueshëm redaktimi dhe transformimi, i ndikuar nga arkitekturat algoritmike dhe dinamika e hapësirave digjitale.

Në qendër të instalacionit janë dy objekte monumentale që ngjasojnë me gurë të pikseluar, mbi të cilët projektohen imazhe holografike. Gurët, që historikisht kanë shërbyer për të shënuar kufijtë e tokës dhe territoreve, në këtë vepër vendosen në një kontekst të ri, ku kufijtë interpretohen si koncepte të lëvizshme dhe të negociueshme.

Një pjesë qendrore e ekspozitës është edhe videoja “That Which Gave Chase” (2026), e projektuar mbi ventilatorë dhe e ndarë në tri pjesë. Vepra paraqet një protagonist të bllokuar në një lojë virtuale, duke përjetuar një cikël të pafund kërkimi dhe identiteti, në një hapësirë që nga arratisje shndërrohet në kurth.

Përmes estetikës që kombinon elemente të kulturës së internetit, plastikës dhe stilit Y2K me reflektim serioz politik, artistja trajton tema si identiteti online, privatësia dhe ndikimi i kapitalizmit digjital në mënyrën se si njerëzit paraqiten dhe perceptohen në hapësirat virtuale.

Në këtë instalacion, objektet e zakonshme të botës së videolojërave, si teksturat apo elementet e peizazhit  transformohen në forma fizike monumentale, duke sfiduar kufirin mes realitetit dhe hapësirave digjitale.

Ekspozita gjithashtu rikthen estetikën e hershme të internetit të viteve 2000, duke reflektuar mbi transformimin e rrjetit nga një hapësirë lirie dhe krijimi identitetesh alternative, në një ambient të mbingarkuar me përmbajtje dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Përmes konceptit të “zhbërjes” si akt rezistence, Hajrullahu propozon mënyra të reja për të menduar identitetin dhe bashkëjetesën në një botë gjithnjë e më të ndërthurur mes njerëzve, makinave dhe objekteve.

 

Continue Reading

Kulturë

61 vjet nga vdekja e Fan Nolit

Published

on

Fan Stilian Noli, një nga figurat më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe politikës shqiptare, u nda nga jeta në vitin 1965 në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Noli lindi në një fshat shqiptar në Trakë, pranë Edrenesë në Turqi. Gjatë jetës së tij ai zhvilloi një veprimtari të gjerë në fushën e kulturës dhe politikës shqiptare, duke studiuar në Universitetin e Harvardit për arte dhe duke punuar si mësues në Egjipt. Ai ishte gjithashtu aktiv në koloninë shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe u zgjodh deputet në legjislaturën e dytë të Shqipërisë në vitet 1921–1923.

Noli njihet edhe si ish-kryeministër i Shqipërisë pas ngjarjeve të vitit 1924, kur mori pushtetin pas kryengritjes kundër Ahmet Zogut. Marrëdhënia mes dy figurave u karakterizua nga përplasje të forta politike gjatë asaj periudhe.

Përveç politikës, Noli dha një kontribut të madh në letërsi dhe përkthim. Ai është autor i veprave të njohura si “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, ndërsa vepra e tij e parë ishte drama me tre akte “Israilitë dhe Filistinë”, botuar në Boston në vitin 1907.

Kontributi i tij në përkthim konsiderohet ndër më të rëndësishmit në letërsinë shqipe. Noli përktheu shumë autorë evropianë dhe amerikanë të shekullit XIX, duke sjellë në shqip një gjuhë të pasur dhe elegante. Së bashku me Faik Konicën, ai vlerësohet si një nga stilistët më të mëdhenj të dialektit toskë.

Ai mbetet një personalitet i shumëanshëm që la gjurmë të thella si poet, përkthyes, prift, historian dhe politikan.

Continue Reading

Kulturë

Shfaqje mysafire – “Sytë e Ujkut”

Published

on

Sonte, më 13 mars 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit do të mbahet shfaqja mysafire “Sytë e Ujkut” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Albina Krasniqi dhe Armend Smajli. Përmbajtja:
Në një shtëpizë të largët malore, tre breza grash jetojnë në vetmi. Gjyshja dhe Nana thurin përralla për ta mbajtur Dilën larg syve të botës, derisa zhdukja e saj e papritur e detyron Nanën të përballet me traumën që i kishte shtyrë në izolim.

Hyrja është gratis për të gjithë.

Continue Reading

Kulturë

Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash

Published

on

5 Historitë e Mëdha të Heronjve të Heshtur që Ruajtën Dijën

  1. Rënia e Bagdadit, 1258 – Kur mongolët shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë, shumë libra u hodhën në lumin Tigër. Disa dijetarë i shpëtuan dorëshkrimet duke i fshehur dhe transportuar në Persi dhe Damask.
  2. Murgjit irlandezë pas rënies së Romës – Ata kopjuan me dorë tekstet klasike të Aristotelit, Virgjilit dhe Ciceronit, duke ruajtur lidhjen mes antikitetit dhe Rilindjes Europiane.
  3. Murgu Wang Yuanlu, Kina –  Fshehu mbi 40,000 dorëshkrime budiste pranë Dunhuang, duke i ruajtur nga lufta dhe shkatërrimi për rreth 1,000 vjet.
  4. Arkiva sekrete e getos së Varshavës, Lufta e Dytë Botërore – Historiani Emanuel Ringelblum dokumentoi jetën e hebrenjve, duke fshehur dokumentet në kanaçe qumështi; një veprim i fundit i rezistencës për të mbajtur të gjallë të vërtetën.
  5. Bibliotekat e Timbuktut, 2012 – Abdel Kader Haidara shpëtoi mbi 300,000 dorëshkrime antike nga grupet xhihadiste duke përdorur familje dhe karroca për t’i çuar në siguri.

Continue Reading

Të kërkuara