Sport

Nuk e ftoi Messin për ndeshjet e Argjentinës, flet trajneri Scaloni

Listës së mungesave i janë bashkuar edhe Rodrigo De Paul dhe Leandro Paredes.

Published

on

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka insistuar që ka ende ndeshje për të zhvilluar në kuadër të kualifikimit drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, duke thënë se të gjithë lojtarët duhet të luftojnë për pozitë në formacionin startues përveç një lojtari.

Veçse e kualifikuar, Argjentina e mposhti me rezultat minimal 1:0 Kolumbinë, falë golit të sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 29’ të ndeshjes.

Scaloni nuk e ftoi në grumbullim yllin Lionel Messi për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Argjentinës për shkak të rastit të fundit me Covid-19, ndërkaq listës së mungesave i janë bashkuar edhe Rodrigo De Paul dhe Leandro Paredes.

“Ne e kishim mundësinë që të grumbullojmë më shumë lojtarë, por preferuam që mos të ekspozojmë lojtarët të cilët momentalisht nuk janë duke luajtur. Jo vetëm që na munguan lojtarët, por neve na u desh që të improvizojmë dhe të vendosim lojtarë jashtë pozitave të tyre. Ne vazhduam me këta lojtarë të cilët kanë ardhur për të kontribuar, dhe në fund gjithçka shkoi mirë”, tha Scaloni.

“Këtu nuk mund të jesh i rehatshëm. Të gjithë janë pjesë e këtij procesi, por në fushë duhet të tregosh paraqitje të mirë. Lojtarët të cilët janë këtu e morën këtë mundësi. Kemi ende kohë deri në Kampionatin Evropian. Askush nuk e ka të sigurte pozitën e titullarit, përveç njërit, siç e kam përmendur gjithmonë”, shtoi trajneri i Argjentinës.

Fitorja kundër Kolumbisë nënkupton që Scaloni bëhet trajneri i parë argjentinas që arrin të mposhtë të gjitha, respektivisht nëntë shtetet e Amerikës Jugore.

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara