Kulturë

“Nuk e di edhe sa kohë më ka mbetur”, prezantuesi televiziv tregon se u diagnostikua me kancer

48-vjeçari ka treguar se sëmundja i është përhapur në tru.

Published

on

Prezantuesi televiziv, Jonnie Irwin ka zbuluar se po jeton me kancer terminal dhe shpreson që përmes gjendjes së tij do të frymëzojë të tjerët që të “përfitojnë sa më shumë nga çdo ditë”.

Babai i tre fëmijëve, i cili udhëheq emisionet “A Place In The Sun” në Channel 4 dhe “Escape To The Country” në BBC, fillimisht u diagnostikua me kancer në mushkëri në vitin 2020 dhe tha se kishte vetëm gjashtë muaj jetë.

48-vjeçari ka treguar se sëmundja tashmë i është përhapur edhe në tru, duke thënë për revistën Hello: “Nuk e di edhe sa kohë më ka mbetur”.

Irwin tha se shenja e parë paralajmëruese e sëmundjes së tij erdhi teksa po xhironte në Itali në gusht të vitit 2020, kur s’mund të shihte mirë./UBTNews/

Kulturë

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

Published

on

Sot janë bërë 92 vjet nga lindja e mbretëreshës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila sot në këtë përvjetor vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.

Nexhmije Pagarusha nuk ishte vetëm një artiste, por një ikonë, një përfaqësuese e muzikës shqiptare. Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, ajo arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme.

Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Përveç talentit të saj të rrallë, Nexhmije Pagarusha ishte gjithashtu një simbol i forcës dhe rezistencës.

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Continue Reading

Magazinë

Rikthehet “Squid Game”: Publikohet trailer-i i sezonit të tretë dhe të fundit

Published

on

Është zyrtare: Seriali “Squid Game” do të rikthehet në Netflix për sezonin e tretë dhe të fundit më 27 qershor.

Në skenë rrënqethëse, personazhi, Gi-hun, shfaqet brenda një kutie të madhe dhuratash të zezë, që rojet e përdorin si arkivol për lojtarët e vdekur. Lojtarët tjerë, të frikësuar e kuriozë, afrohen e hapin, duke zbuluar Gi-hun brenda.

Në momentin që zgjohet, publiku transportohet në fillim të një cikli të ri lojërash.

Krijuesi i serialit ka paralajmëruar se ky sezon do të fokusohet më shumë në aspektin psikologjik dhe moral, duke mbyllur në mënyrë domethënëse sagën që “mbërtheu” pas ekranit miliona shikues në të gjithë botën.

Traileri paraqet rishfaqjen e personazheve të njohura nga seriali: Detektivi Hwang Jun-ho, si dhe lojtarët Myung-gi (lojtari 333), Dae-ho (lojtari 388), Hyun-ju (lojtari 120), Yong-sik (lojtari 007), Geum-ja (lojtari 149), Jun-hee (lojtari 222), Min-soo (lojtari 125), Nam-gyu (lojtari 124) dhe roja me uniformën rozë No-eul.

I krijuar nga Hwang Dong-hyuk, ky thriller koreano-jugor u bë fenomen global falë temave të tij të errëta, klasave shoqërore dhe lojërave vdekjeprurëse dhe të parashikueshme. Historia ndjek protagonistin Seong Gi-hun (Player 456), një burrë i zhytur në borxhe, i cili futet në një lojë misterioze ku fituesi merr një shumë të madhe parash, por humbësit e paguajnë me jetën e tyre.

Personazhi kryesor, Gi-hun rikthehet në lojë, por këtë herë me një tjetër synim: shkatërrimin e këtij sistemi vdekjeprurës.

Pas vdekjes së mikut e zbulimeve tronditëse për origjinën e lojës, Gi-hun përballet me më shumë rreziqe, tradhti dhe përplasje me të tjerë personazhe.  Rikthimi i personazhit misterioz Front Man dhe prania e një figure të re, një fëmijë i porsalindur, e shtojnë edhe më shumë tensionin dhe dramën e sezonit të fundit.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është ëmbëlsira më e mirë me fibra sipas gastroenterologve

Published

on

Ndërkohë që ka shumë njerëz që nuk mund ta përfundojnë ditën pa konsumuar ëmbëlsira, ekziston një zgjedhje e shëndetshme. Një ëmbëlsirë që mund të konsumohet edhe çdo ditë dhe që e ndihmon tretjen! 

Sipas gastroenterologut  Will Bulsiewicz, ëmbëlsira më e rekomanduar me fibra është “nice cream”, një alternativë bimore e akullores, e pasur me fibra dhe pa sheqer të shtuar.

Pse është kaq e mirë “nice cream”?

Sepse ka përmbajtje bimore dhe pa qumësht.

Nuk përmban sheqer të shtuar dhe shija e ëmbël i vjen vetëm nga frutat.

Është e pasur me fibra – deri në 5 gramë për porcion.

Është ideale për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe për këdo që kërkon të ulë konsumimin e sheqerit të përpunuar.

E gatshme për 5 minuta. Receta e preferuar e mjekut është “nice cream” e bërë me banane dhe kakao. Kjo recetë përmban 4 banane të ngrira, 1 deri 2 lugë çaji kakao pluhur dhe gjysmë luge çaji ekstrakt vaniljeje.

Përbërësit bluhen në procesor ushqimi deri sa të bëhet masë kremoze, variacione tjera bëhen me qershi të ngrira të ëmbla dhe të tharta, me ananas dhe mango për shije tropikale.

Continue Reading

Magazinë

Pse Taylor Swift dhe Travis Kelce munguan në Met Gala 2025?

Published

on

Taylor Swift dhe partneri i saj, ylli i NFL, Travis Kelce, nuk ishin të pranishëm në Met Gala këtë vit — por arsyeja është fare e thjeshtë.

Sipas TMZ, çifti i famshëm, që prej 2023 janë në një lidhje të komentuar, mori ftesë për të marrë pjesë në eventin më të madh të modës, por e refuzuan për shkak të angazhimeve personale dhe dëshirës për të shijuar pak kohë private.

Burime për revistën PEOPLE thanë se Taylor dhe Travis janë duke kaluar një periudhë të qetë dhe të bukur, pas përfundimit të sezonit të NFL dhe pushimeve të “Eras Tour”. “Ata kanë udhëtuar dhe e kanë shijuar pafund,” – u shpreh një burim. “Po shfrytëzojnë çdo moment së bashku, shpesh edhe me miq të përbashkët. Është një kohë e veçantë për ta.”

I njëjti burim shtoi se çifti është “shumë serioz dhe në harmoni”, duke theksuar se“vlerësojnë të njëjtat gjëra dhe aktualisht janë të fokusuar tek koha private, larg vëmendjes së medias”.

Për Kelce, kjo do kishte qenë pjesëmarrja e parë në Met Gala e Swift, e cila ka qenë figurë kryesore në tapetin e kuq, nuk ka marrë pjesë që nga 2016, kur ishte bashkë-prezantuese me temën “Manus x Machina: Fashion in an Age of Technology”.

Continue Reading

Të kërkuara