Lajmet

Norvegjia zotohet se do të dërgojë tanke në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”

Në mesin e tyre do të ketë edhe tanke Leopard 2.

Publikuar

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram u zotua se Norvegjia do të dërgojë tanke në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai njoftoi se ende nuk kanë vendosur se sa tanke do t’i dërgojnë, porse në mesin e tyre do të ketë edhe tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman. Raportohet se Gjermania ka gjithsej 36 prej këtyre tankeve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky qe disa muaj ka bërë thirrje të dërgohen tanke. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania konfirmuan se do të dërgojnë tanke në Ukrainë.

Polonia, Spanja dhe Britania e Madhe janë zotuar gjithashtu se do të dhurojnë tanke./UBTNews/

Lajmet

Petkoviq pas takimit: Çështja e dinarit duhet të zgjidhet në nivel politik

Pas takimit me përfaqësuesit e BQK-së në Bruksel, ai tha se delegacioni nga Beogradi ka vepruar me përgjegjësi dhe arsyetim.

Publikuar

nga

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, theksoi se takimi i sotëm ishte i vështirë dhe shtoi se me praninë e tij Beogradi tregoi se është i gatshëm t’i zgjidhë problemet përmes dialogut dhe se Serbia si palë përgjegjëse do të bëjë gjithçka që të arrihet një zgjidhje nga bisedimet në Bruksel.

Pas takimit me përfaqësuesit e BQK-së në Bruksel, ai tha se delegacioni nga Beogradi ka vepruar me përgjegjësi dhe arsyetim, duke theksuar vendimet katastrofike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ndalimin e dinarit dhe rrjedhimisht ndalimin e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale jo vetëm për serbët po edhe për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se Beogradi me prezencën e tij ka treguar seriozitetin dhe synimin për të gjetur zgjidhje, për dallim nga Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, i cili nuk është paraqitur.

Ai ka theksuar se është e qartë se vendimi i njëanshëm i autoriteteve në Kosovë dhe BQK-së nënkupton kërkimin e një zgjidhjeje që kërkon një nivel politik të diskutimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rama: Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të KK-së, shuplakë për çdo banor të Prishtinës

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama tha se ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit të kryeqytetit.

Publikuar

nga

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje asamblistëve të Prishtinës që të mos votohet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama tha se ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit të kryeqytetit.

Rama tha se “kryesuesi i Kuvendit, Bajqinovci është djalë shembullor i cili ka dëshmuar se deri më sot ka punuar me nder, ndërsa sot po shkarkohet për shkak të mosmbajtjes së dy mbledhjeve të cilat janë anuluar e nuk është faji tij. Sipas tij, iniciativa e sotme është një shuplakë për çdo banor të Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Takimi në Bruksel, BQK: Nuk u kontestua rregullorja, ka brenga për ndikimin te komuniteti serb

Kështu thanë nga BQK-ja.

Publikuar

nga

Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me rregulloren.

Guvernatori i Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mori pjesë në takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga Miroslav Lajčák.

Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me rregulloren që parasheh euron valutën e vetme si mjet pagese në Kosovë.

“Autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK-së dhe rregullimi i vendosur nga BQK-ja nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE-ja, megjithatë janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Ndaj edhe është vlerësuar e nevojshme pjesëmarrja për të dhënë sqarime të duhura lidhur me këto shqetësimet si dhe argumentuar praktikisht mundësitë ligjore dhe teknike ekzistuese të transferimit të mjeteve financiare”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

BQK-ja ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.

“Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-se takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktike nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fermerët polakë protestojnë kundër politikave të BE-së dhe importeve nga Ukraina

Në rrugët e kryeqytetit polak, protestuesit mbajtën në duar flamurin kombëtar dhe u ranë borive.

Publikuar

nga

Mijëra fermerë polakë marshuan në rrugët e Varshavës të martën, duke përshkallëzuar një protestë e cila nisi në fillim të shkurtit kundër importeve të ushqimit nga Ukraina dhe rregullave të gjelbra të Bashkimit Evropian.

Në rrugët e kryeqytetit polak, protestuesit mbajtën në duar flamurin kombëtar dhe u ranë borive.

Fermerët në të gjithë Evropën, për javë të tëra, kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosura mbi ta, nga rregullat e “Marrëveshjes së Gjelbër” të BE-së që synojnë të trajtojnë ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe atë që ata thonë se është konkurrenca e pandershme nga jashtë BE-së, veçanërisht Ukraina.

Fermerët polakë u mblodhën në qendër të Varshavës, para se të marshonin drejt Parlamentit, dhe më pas zyrës së kryeministrit – rreth 3 kilometra larg.

“Ne po protestojmë sepse duam që ‘Marrëveshja e gjelbër’ të largohet, pasi ajo, me kostot e saj, do t’i çojë fermat tona drejt falimentimit”, tha Kamil Wojciechowski, një fermer nga Izbica Kujawska në Poloninë qendrore.

“Dhe… ajo që ne paguhemi për punën tonë është ulur për shkak të fluksit të drithit nga Ukraina dhe kjo është kërkesa jonë e dytë – të bllokojmë fluksin e drithit nga Ukraina”, tha ai.

Fermerët polakë filluan një seri protestash në të gjithë vendin në fillim të këtij muaji, të cilat përfshinin një bllokadë pothuajse totale të të gjitha pikave kufitare të Ukrainës, si dhe ndërprerje në porte dhe rrugë në të gjithë vendin.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Fermat tona do të falimentojnë, do të humbasim mjetet për jetesë”, tha Pawel Walkowiak, një prodhues gruri nga Konarzewo në Poloninë perëndimore.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha gjatë një vizite në Pragë të martën se BE-ja duhet të zgjidhë problemet e krijuara nga vendimi i saj për të hapur kufijtë e saj për importet e produkteve ushqimore ukrainase, pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Askush nuk ka të drejtë të mendojë se Republika Çeke dhe Polonia nuk e mbështesin Ukrainën, por… ne do të punojmë së bashku në Bruksel për korrigjime që do të mbrojnë tregun tonë nga efektet negative të këtij vendimi”, tha Tusk.

BE-ja ia ka mundësuar Ukrainës qasjen në tregjet e saj pa asnjë tarifë, pas nisjes së luftës së Moskës në tokën ukrainase.

Disa prodhues polakë e kanë blerë grurin e lirë ukrainas, mirëpo mungesa e infrastrukturës nëpër porte ka nënkuptuar që gruri ka mbetur në Poloni dhe nuk është eksportuar në shtetet e treta.

Si rezultat, Polonia është përballur me nivele rekorde të grurit të mbetur në tokën e saj, vitin e kaluar.

Në maj, Komisioni Evropian ka marrë vendim për të ndaluar grurin ukrainas në pesë shtete fqinje, ndonëse nuk vendimi nuk ka vlejtur për transitin.

Kur ndalesa është hequr në shtator, Poloni e ka vënë një ndalesë në mënyrë të njëanshme për katër lloje të grurit, si dhe në miell dhe ushqimet për kafshët.

Qeveria e re polake, proevropiane, përkrah kërkesat e fermerëve dhe i ka bërë thirrje Brukselit që të arrihet një kompromis për importet me Ukrainën.

Në janar, BE-ja ka thënë se do të prezantojë “mekanizëm mbrojtës” që do t’i lejojë bllokut evropian të vendosë tarifa emergjente ndaj Ukrainës, nëse një sasi e madhe e importeve do të kërcënojë me destabilizim të tregjeve./REL

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara