Teknologji

Norvegjia, vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja do të jenë elektrike

Published

on

Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që do të realizojë në mënyrë efektive dhe të plotë kalimin nga veturat me motor me djegie të brendshme në vetura me motor elektrik në tregun e automjeteve të reja, shkruan CNBC.

Pavarësisht se ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, vendi nordik prej kohësh është lider botëror në transportin e gjelbër.

Më konkretisht, shitjet e automjeteve elektrike u rritën nga 1 për qind në vitin 2010 në 88.9 për qind vitin e kaluar. Ky trend nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Sipas të dhënave zyrtare, automjetet elektrike kanë përbërë 96 për qind të shitjeve të reja që nga fillimi i këtij viti.

Kjo e bën Norvegjinë plotësisht të elektrifikuar sa i përket shitjeve të veturave të reja. Autoritetet norvegjeze besojnë se do të bëjnë kthesë historike. Konkretisht, presin që pothuajse të gjitha veturat e reja të shitura të jenë elektrike deri në fund të këtij viti.

 

Teknologji

Prezantohet roboti që nget biçikletën e kryen detyra pa trajnim

Published

on

Startupi kinez, AgiBot ka prezantuar produktin e tij më të ri robotin humanoid Lingxi X2. Ky robot kombinon inteligjencën artificiale të avancuar me robotikën e nivelit të lartë, duke e bërë të aftë të ecë, vrapojë, rrotullohet, kërcejë, madje edhe të ngasë një biçikletë ose skuter.

Lingxi X2, me lartësi prej 1.3 metrash e peshë 33.8 kilogramë, dallohet për eksterierin fleksibël dhe komponentët e integruar kyç, që i sigurojnë atij një shkathtësi të jashtëzakonshme. Sipas kompanisë, zotëron “inteligjencë superiore në lëvizje, ndërveprim dhe kryerje të detyrave”, duke vendosur standarde të reja në mobilitetin dhe shumëllojshmërinë e robotëve.

Falë modelit të inteligjencës artificiale Genie Operator-1 (GO-1), Lingxi X2 mund të analizojë fotografi dhe video, gjë që i mundëson performancë më të mirë në botën reale dhe një interpretim më të saktë të aktiviteteve njerëzore.

Roboti është i pajisur me aftësinë për të analizuar shprehjet e fytyrës dhe tonin e zërit, duke i mundësuar të identifikojë gjendjet emocionale të bashkëbiseduesve e të përgjigjet në përputhje me to. Për shkak të dizajnit të tij, Lingxi X2 mund të simulojë edhe modelin e frymëmarrjes së njeriut, të vëzhgojë në heshtje mjedisin përreth e të shfaqë lëvizje të imëta trupore, duke e bërë ndërveprimin më natyral. /UBT News/

Continue Reading

Teknologji

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

Published

on

Tetë miliarderë të teknologjisë kanë parë që pasuritë e tyre të kombinuara të zvogëlohen me rreth 266 miliardë dollarë këtë vit pasi politikat e presidentit Donald Trump vazhdojnë të trembin investitorët.

Kjo shifër tejkalon vlerën e tregut të shumicës së kompanive më të mëdha të Amerikës, duke përfshirë Salesforce, McDonald’s dhe Wells Fargo, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk kryeson listën e humbësve të pasurisë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Personi më i pasur në botë ka pasur 132 miliardë dollarë, ose 30% të pasurisë së tij, përfshirë në 10 javët e fundit pas rënies prej 45% të aksioneve të Tesla në atë periudhë.

Jeff Bezos i Amazon, Larry Ellison i Oracle, Michael Dell i Dell Technologies dhe Jensen Huang i Nvidia kanë parë secili prej më shumë se 20 miliardë dollarëve “të fshirë” nga vlerat e tyre neto këtë vit pasi çmimet e aksioneve të kompanive të tyre kanë rënë.

Amazon dhe Oracle kanë rënë të dy rreth 11%, ndërsa Dell dhe Nvidia kanë rënë me 20%.

Grupin e përfundojnë bashkëthemeluesit e Alphabet, Larry Page dhe Sergey Brin – me rreth 18 miliardë e 17 miliardë dollarë secili këtë vit pas një rënie prej 12% të aksioneve të kompanisë mëmë të Google – dhe Steve Ballmer, i cili “ka rënë” me rreth 13 miliardë dollarë pas një rënie prej 10% të aksioneve të Microsoft.

Continue Reading

Teknologji

Apple dhe Meta do të përballen me gjoba për shkelje të ligjit

Published

on

Kompanitë teknologjike Apple dhe Meta do të përballen me gjoba për shkeljen e rregullave që synojnë frenimin e pushtetit të tyre, raportoi të martën Reuters.

Të dyja kompanitë kanë qenë në pikëpyetje të Komisionit Evropian që nga viti i kaluar për shkelje të mundshme të Aktit të Tregjeve Digjitale, të cilat mund t’i kushtojnë kompanive deri në 10% të shitjeve të tyre vjetore globale.

Akti, i cili u bë ligj në maj të 2023-tës, synon të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis shërbimeve konkurruese në internet si platformat e mediave sociale, shfletuesit e internetit dhe dyqanet e aplikacioneve, duke lejuar kompanitë më të vogla të konkurrojnë me ato të mëdhatë.

Presidenti amerikan Donald Trump në një memorandum muajin e kaluar kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj vendeve që vendosin gjoba ndaj kompanive amerikane, ndërsa BE -ja ka mohuar se ka zgjedhur gjigantët e teknologjisë amerikane.

Continue Reading

Teknologji

Instagram po e fsheh numrin e pëlqimeve në postime

Published

on

Instagram-i po e fsheh numrin e pëlqimeve nëpër postime në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë, me qëllim për të “hequr presionin” mbi përdoruesit.

Testimet filluan të enjten, që do të thotë përdoruesit do të shohin një emër përdoruesi “dhe të tjerët” poshtë postimeve, në vend të numrit të të gjitha pëlqimeve.

Përdoruesit e Instagramit ende mund të shohin numrin e pëlqimeve që postimet e tyre marrin.

Ka shqetësime që platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ndjenjat e pamjaftueshmërisë në të rinjtë.

Instagrami nisi një testim të ngjashëm në Kanada në maj dhe testi i ri po qarkullon në Australi, Zelandë të Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil.

Continue Reading

Të kërkuara