Lajmet

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%.

Published

on

Gjermania dhe Norvegjia do të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin energjetik. Por kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe nuk shikon aktualisht mundësi për të transportuar më shumë gaz drejt Gjermanisë dhe Evropës.

Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Oslo. Aktualisht po “furnizojmë maksimalisht sa mundemi”, thotë ai, dhe nuk e vendos qeveria, nëse prodhimi i gazit mund të zgjerohet.

“Ne nuk mund të vendosim politikisht, se tani do të furnizojmë më shumë”, ka thënë Gahr Störe.

Scholz falënderoi Norvegjinë që “po shfrytëzon deri në limit” rezervat e gazit. Kjo është “shumë e rëndësishme, që të zvogëlojmë varësinë nga gazi rus”.

“Rëndësi ka premtimi i Oslos, që të ruajë nivelin e lartë të prodhimit, sepse edhe në vitin 2023 do të ketë nevoja të mëdha për gaz. Jo vetëm ky dimër është një sfidë e madhe për Gjermaninë. Edhe në vitin e ardhshëm duhet që të mbushen depozitat e gazit. Partneritetin tonë energjitik ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë”, ka thënë kancelari Scholz.

Kancelari gjerman mori pjesë në Oslo në takimin e Këshillit Ministerial të Veriut, ku krahas Scholz dhe Störe morën pjesë kryeministret e Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës. Temat kryesore ishin furnizimi me energji dhe gjendja e sigurisë.

Si kurrë më parë Norvegjia ofron gaz për Evropën dhe Gjermaninë. Furnizimet nga Norvegjia që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Në Gjermani pjesa e gazit norvegjez përbën tani 30% të furnizimit, duke e kaluar kështu Rusinë. Nga Rusia aktualisht përmes Nord Stream 1 vijnë rreth 20% të sasisë së premtuar. Kurse BE importon rreth 20% të gazit nga Norvegjia.

Pas sulmit rus kundër Ukrainës, ministria e Energjitikës në Oslo modifikoi licencat e nxjerrjes së gazit për fusha të gazit në mënyrë që të përftohej më shumë gaz. Por prodhimi dhe kapacitetet e gazsjellësve janë në përdorim maksimal. Për Norvegjinë tani bëhet fjalë që të shfrytëzojë burime të reja për të rritur më tej eksportet, tha Störe pas takimit me kancelarin gjerman. Ky vend do ta furnizojë Gjermaninë edhe më tej me gaz të lëngshëm.

“Norvegjisë mund t’i besohet”, tha Scholz. Vendet nordike dhe Gjermania do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen në fushën energjitike.

Kryeministri norvegjez, Stören lëvdoi Gjermaninë. Gjermania “i hyri sfidës së madhe të përftojë energji të rigjenerueshme”.

Por largimi nga energjitë fosile nuk do të jetë i lehtë dhe pa turbulenca, tha Stören. Scholz viziton më tej Suedinë, ku do të bisedohet për zgjerimin verior të NATO-s./DW/

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara