Lajmet

Norvegjia dhe Danimarka do t’i dhurojnë Ukrainës 9 mijë fishekë artilerie

Oslo do t’i dhurojë edhe 7 mijë fishekë nga stoqet e veta.

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë thotë se Oslo dhe Kopenhaga kanë rënë dakord t’i dhurojnë Ukrainës 9 mijë fishekë artilerie shtesë.

Oslo do t’i dhurojë edhe 7 mijë fishekë nga stoqet e veta, të cilat tashmë janë dërguar në Ukrainë, njoftoi ministria./UBTNews/

Lajmet

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermania për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC), që mbahet nga 13 deri më 15 shkurt në Mynih.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara në kuadër të konferencës, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të samitit.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

E ftuar në konferencë ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por ajo e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet brenda vendit.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih pritet të mbledhë qindra liderë botërorë. Në fokus të diskutimeve do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, si dhe tensionet që lidhen me Iranin.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën në Ligën e Kombeve 2026-2027

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosova do të garojë në Grupin B3 të edicionit 2026-2027 të UEFA Nations League, ku do të përballet me Izraeli, Austria dhe Irlanda.

Trajneri i Kombëtares  Kosovës, Franco Foda, e cilësoi grupin si mjaft sfidues, duke theksuar se Austria mbetet favoritja kryesore.

“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C,” deklaroi Foda.

Sa i përket rikthimit në Austri, Foda e pranon se kjo ndeshje ka një domethënie të veçantë për të, pasi do të përballet me ish-lojtarët e tij dhe pret mbështetje të madhe nga tifozët atje. Megjithatë, ai thekson se fokusi aktual mbetet te ndeshjet e muajit mars.
Ndërkohë, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, e pranoi se shorti nuk ishte i lehtë.
“Short jo i lehtë, por jemi në Ligën B dhe aty nuk ka ndeshje të lehta. Kosova është në një nivel tjetër dhe besoj se do të mund t’ia dalim.”

Kosova synon paraqitje dinjitoze në Ligën B dhe objektivi minimal mbetet mbijetesa në këtë nivel, ndërsa ambicia është lufta për pozitën e dytë në një grup që pritet të sjellë përballje të forta dhe emocionuese.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet zgjatja buxhetore për marsin

Published

on

By

  1. Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.

Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.

Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.

Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Continue Reading

Të kërkuara