Lajmet

Njihuni me ushqimet që luftojnë aneminë

Anemia shkaktohet nga një sërë faktorësh por edhe mund të jetë e trashëgueshme.

Published

on

Anemia është një sëmundje që prek rreth 1.62 miliard njerëz në botë, një shifër që sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë korrespondon me 24.8 për qind të popullatës globale.

Kjo sëmundje ka të bëjë me sasinë e paktë të hekurit në gjak dhe rrjedhimisht furnizimin e dobët të trupit me oksigjen.

Anemia shkaktohet nga një sërë faktorësh por edhe mund të jetë e trashëgueshme.

Kjo sëmundje nxitet kryesisht nga tre probleme: humbja e madhe e gjakut, nivelet e larta të vetëshkatërrimit të rruazave të kuqe dhe nivelet e ulëta të prodhimit të tyre.

Më poshtë gjeni një informacion të dobishëm mbi ushqimet që duhet të konsumoni për të luftuar aneminë dhe për të qenë të shëndetshëm njëkohësisht.

Anemia dhe hekuri

Hekuri është pjesë thelbësore e hemoglobinës, një proteinë që transferon oksigjenin nga mushkëritë në çdo cep të organizmit.

Sipas të dhënave, kur hekuri mungon, rruazat e kuqe e kanë të pamundur të transferojnë oksigjen.

Mungesa e tij shkakton lodhje, dhimbje koke, thonj të brishtë, vështirësi në frymëmarrje e të tjerë.

Doza e rekomanduar ditore e hekurit për gratë është nga 15-18 miligramë.

Për burrat kjo dozë luhatet mes 8 deri në 11 miligramë.

Disa prej ushqimeve më të pasura me hekur janë mishi dhe vezët.

Megjithatë hekurin e gjejmë edhe në shumë ushqime me bazë bimore siç janë perimet, patëllxhanët, patatet e mbi të gjitha spinaqi.

Disa prej tyre që gjenden dhe mund të konsumohen rregullisht.

Legumet

Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë tepër të pasur me hekur por edhe me proteinë, fibër, acide yndyrore.

Ato përmbajnë edhe vitaminat A, C, E, K dhe B6.

Një racion me thjerrëza të gatuara fron 6 miligramë hekur.

Një racion me fasule të kuqe të pagatuara ofron 15 miligramë hekur.

Arrorët dhe farat

Arrorët dhe farat janë përbërës kryesorë në shumë regjime ushqimore vegjetariane dhe vegane.

Gjalpi i bajames për shembull ofron 9.3 miligramë hekur në një lugë.

Patatet

Sipas të dhënave shkencore, një racion me patate të ëmbël të pjekur ofron 1.4 miligramë hekur.

Një patate e pjekur me gjithë lëkurë ofron 3.2 miligramë hekur.

Siç mund ta vëreni, shumica e ushqyesve të patatja gjenden tek lëkura.

lajme

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon takim me Bordin Industrial për përgatitjet për akreditimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.

Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.

Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara