Magazinë

Njihej për rol në serialin ikonik “Gossip Girl”, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare aktorja Michelle Trachtenberg

Published

on

Michelle Trachtenberg, e cila u bë e famshme për rolet e saj në vitet 1990 dhe 2000, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare. Aktorja amerikane ishte më e njohur për rolet e saj në “Buffy the Vampire Slayer”, “Dawn Summers” dhe më vonë për rolin e socialistes manipuluese Georgina Sparks, në hitin amerikan “Gossip Girl”.

Vdekja e saj nuk po trajtohet si rast i dyshimtë sipas policisë së Nju Jorkut. Trachtenberg bëri debutimin e saj në filmit “Harriet the Spy” në vitin 1996, dhe ajo u shfaq në disa prodhime të Nickelodeon.

Policia në Manhatan tha se ata iu përgjigjën një thirrjeje urgjente mëngjesin e ditës së sotme dhe e gjetën Trachtenberg “të pavetëdijshme”. Aktorja u shpall e vdekur në vendngjarje.

“Nuk dyshohet si rast kriminal. Ekzaminimi mjekësor do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Hetimi vijon”, tha Departamenti i policisë së Nju Jorkut në një deklaratë.

Trachtenberg filloi aktrimin në moshën 3-vjeçare në serialin televiziv të Nickelodeon “The Adventures of Pete & Pete”. Në fillim të viteve 2000, ajo u nominua për disa çmime aktrimi, duke përfshirë një çmim Emmy Daytime, për rolin e saj në “Buffy the Vampire Slayer”.

Ajo luajti në filma duke përfshirë “EuroTrip”, “Ice Princess”, “Killing Kennedy” dhe “Sister Cities”. Trachtenberg u shfaq për herë të parë në “Gossip Girl” në vitin2008. Ajo u kthye në rol për dy episode të sezonit të dytë të rikthimit të serialit ikonik së HBO Max në vitin 2023.

Roli i saj i fundit madhor ishte në vitin 2021 si prezantuese e një seriali dokumentar të krimit “Meet, Marry, Murder”.

Në vitin 2021, Trachtenberg akuzoi krijuesin e “Buffy the Vampire Slayer”, Joss Whedon, për sjellje të papërshtatshme në xhirime pasi bashkë-ylli i saj Charisma Carpenter tha se ajo kishte mbetur e traumatizuar nga mënyra se si Whedon e trajtonte.

Lajmet

Qeni që theu rekordin Guinness, kërceu mbi 56 persona në vetëm 16 sekonda

Published

on

Një qen në Alberta të Kanadasë ka hyrë në historinë e Guinness pasi arriti të kërcejë mbi shpinat e 56 personave në vetëm 16 sekonda.

Chardonnay, një qen i racës Australian Shepherd, realizoi sfidën më 14 qershor.

56 persona u rreshtuan në një vijë në fushën e bejsbollit, ndërsa Chardonnay kërceu nga njëri te tjetri, duke përfunduar të gjithë distancën në vetëm 16 sekonda.

Rregullat e rekordit lejonin deri në një minutë, por Chardonnay e përfundoi sfidën shumë më shpejt.

Trajnerja e saj, Jennifer Fraser, ka thënë se qeni ishte stërvitur për të kërcyer mbi shpinën e saj dhe se ky është vetëm një prej shumë aftësive që ka. Ajo ka paralajmëruar se synon ta thyejë sërish rekordin./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Lyrical Son fton shqiptarët t’i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Published

on

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lyrical Son ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të mblidhen më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Marshi për Liri” është paralajmëruar nga organizatorët si një aktivitet për të shprehur mbështetjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së dhe për të përcjellë mesazhin për drejtësi dhe dinjitet.

“12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim”, ka përfunduar Lyrical Son./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Published

on

Pas gati tre dekadash misteri dhe spekulimesh, më në fund u vendos drejtësia për vdekjen e Tupac Shakur.

Ish-udhëheqësi i bandës Duane “Keffe D” Davis është shpallur fajtor për organizimin e vrasjes që tronditi botën, duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare një historie që ka intriguar breza të tërë fansash të hip-hopit, transmeton Klankosova.tv

Një juri e Las Vegasit të hënën e shpalli unanimisht Davisin fajtor për komplot për të vrarë legjendën e hip-hopit. Ai u dënua për vrasje të shkallës së parë me qëllim për t’i ndihmuar një bande kriminale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Projekti shkencor i Steve Jobs nga klasa e tetë shitet për 34 mijë dollarë

Published

on

Një nga dëshmitë më të hershme të interesit të Steve Jobs për elektronikën është shitur në ankand për 34,375 dollarë.

Bëhet fjalë për një projekt shkencor që bashkëthemeluesi i Apple e realizoi në vitin 1968, kur ishte nxënës i klasës së tetë në Cupertino Junior High. Projekti, i titulluar “What is the SCR?”, trajtonte silicon-controlled rectifier (SCR), një komponent gjysmëpërçues që përdoret për kontrollin e rrymës elektrike.

Projekti përbëhet nga një tabelë prej kompensate me tri pjesë dhe një raport 10-faqësh, të përgatitur nga Jobs më 29 shkurt 1968.

Në njërën pjesë ndodhet një model prej druri që paraqet shtresat e materialeve gjysmëpërçuese të tipit P dhe N, ndërsa pjesa qendrore përmban dy qarqe testimi për demonstrimin e funksionimit të SCR-së. Në anën tjetër ndodhet një diagram dhe përshkrim i një modeli 25-amperësh.

Një nga detajet më interesante është një shënim i Jobs për gjyqtarët e panairit shkencor, ku ai i udhëzonte të lidhnin njërin prej qarqeve me osciloskopin për të parë pajisjen në funksion, por edhe i paralajmëronte që ta shkëputnin nga priza pas demonstrimit.

Sipas RR Auction, projekti ishte ruajtur për dekada nga familja e Jobs dhe më pas kaloi te njerku i tij, John Chovanec.

Objekti u shit në ankandin “Steve Jobs & the Computer Revolution: The Apple 50th Anniversary Auction Part Two”, ku u ofruan rreth 150 objekte të lidhura me Apple dhe historinë e teknologjisë.

Në të njëjtin ankand, çmimin më të lartë e arriti një Apple-1 funksional, i cili u shit për 499,363 dollarë.

Projekti i klasës së tetë mbetet një dëshmi e rrallë e interesit të hershëm të Jobs për elektronikën, shumë vite para se ai të bëhej një nga figurat më të rëndësishme të industrisë së teknologjisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara