Lajmet

Njësisë Speciale Operative i shtohen edhe 36 pjesëtarë

Sveçla dhe Hoxha në fjalimin e tyre uruan operatorët e rinj të NJSO-së.

Published

on

Sot në në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, pas një trajnimi tremujor  është mbajtur ceromonia e diplomimit të 36 zyrtarëve policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative (NJSO).

Të pranishëm në ketë ceremoni ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Avery Riffe nga ICITAP – Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

Sveçla dhe Hoxha në fjalimin e tyre uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.

Vendi

Tre raste brenda 24 orëve të dhunës në familje

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në Graqanicë, Malishevë dhe Skenderaj, ku në një rast është evidentuar edhe armëmbajtje pa leje.

Në Graqanicë, më 19.05.2026,  dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq dje në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishek. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skenderaj, po të njëjtën ditë, pas një mosmarrëveshjeje, viktima mashkull është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Ferizaj dhe Dukagjini përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, ku Ferizaj dhe Dukagjini do të luftojnë për trofeun e madh, me fillim nga ora 20:00.

Të dy skuadrat kanë qenë befasi e këtij edicioni, duke arritur deri në finale dhe duke e bërë këtë përballje një nga më të veçantat e sezonit.

Si për Ferizajn ashtu edhe për Dukagjinin, kjo është mundësia e parë në histori për të fituar Kupën, ndaj pritet një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocion.

Skuadra fituese siguron gjithashtu pjesëmarrjen në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Finalen do ta gjykojë Genc Nuza, me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti. Në VAR është caktuar Burim Jahmurataj, me AVAR Besnik Morinën.

Continue Reading

Vendi

Donna Gorani Sylaj dhe Lindrit Zogaj sjellin përvojën e tyre në ligjëratë me studentët e Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

Published

on

By

Studentët e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) në nivel Master në UBT patën një përvojë të veçantë akademike përmes një ligjërate të hapur dhe interaktive mbi Influencer Marketing, me pjesëmarrjen e dy figurave të njohura në fushën e mediave dhe marketingut digjital: influenceren Donna Gorani Sylaj dhe gazetarin dhe influencerin Lindrit Zogaj.

Në kuadër të lëndës Menaxhimi i Marketingut, të udhëhequr nga Prof. Gonxhe Beqiri, aktiviteti u karakterizua nga një qasje praktike dhe bashkëkohore, duke i afruar studentët me realitetin e industrisë së marketingut digjital dhe ekonomisë së krijuesve të përmbajtjes.

Gjatë sesionit, të ftuarit ndanë përvoja konkrete nga puna e tyre profesionale, duke trajtuar aspekte të rëndësishme të funksionimit të Influencer Marketing, ndërtimit të strategjive efektive, bashkëpunimit me bizneset dhe arritjes së objektivave të fushatave digjitale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sfidave të kësaj industrie, si dhe avantazheve që sjell angazhimi profesional në këtë fushë dinamike.

Donna Gorani Sylaj theksoi rëndësinë e konsistencës, autenticitetit dhe përgjegjësisë profesionale në krijimin e përmbajtjes, duke ndarë gjithashtu përvojën e saj ndërkombëtare dhe tranzicionin drejt tregut lokal. Ndërkohë, Lindrit Zogaj solli një perspektivë të gjerë mbi rolin e mediave, ndikimin e komunikimit digjital dhe përgjegjësitë që kanë krijuesit e përmbajtjes në raport me publikun dhe institucionet.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe aspektit ligjor dhe fiskal të veprimtarisë së influencerëve, përfshirë përmbushjen e obligimeve si taksapagues dhe rëndësinë e formalizimit të aktivitetit profesional në këtë industri në rritje.

Studentët treguan interes të lartë gjatë gjithë ligjëratës, duke marrë pjesë aktivisht në diskutime dhe duke adresuar pyetje mbi praktikat reale të tregut, strategjitë e suksesit dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës në fushën e marketingut digjital.

Fakulteti MBE në UBT vazhdon të promovojë aktivitete të tilla praktike dhe bashkëkohore, duke lidhur teorinë akademike me eksperiencën reale të industrisë dhe duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta për të mësuar nga profesionistë aktivë të tregut.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë vizitë profesionale në Alma Academy

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve praktike dhe bashkëpunimeve profesionale të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, studentët zhvilluan një vizitë studimore në ambientet e Alma Academy, duke përjetuar një eksperiencë të vlefshme akademike dhe profesionale.

Kjo vizitë u shndërrua në një platformë të rëndësishme bashkëbisedimi dhe shkëmbimi përvojash mes studentëve dhe profesionistëve të fushës së psikologjisë, duke krijuar mundësi për diskutim mbi zhvillimin profesional, praktikat bashkëkohore dhe rolin e psikologut në komunitet.

Gjatë qëndrimit në Alma Academy, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me qasjet edukative dhe praktikat mbështetëse që synojnë zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve, duke reflektuar rëndësinë e integrimit të teorisë me praktikën në fushën e psikologjisë.

Përmes këtij aktiviteti, u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërinstitucionale në forcimin e aftësive praktike të studentëve dhe në përgatitjen e tyre për tregun e punës, veçanërisht në një fushë dinamike si psikologjia, ku ndërveprimi njerëzor dhe përvoja praktike janë thelbësore.

Fakulteti i Psikologjisë në UBT vazhdon të promovojë aktivitete të tilla profesionale dhe vizita studimore, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta për të mësuar nga praktika reale dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione dhe organizata që veprojnë në fushën e edukimit dhe zhvillimit njerëzor.

Continue Reading

Të kërkuara