Gjykata e Koçanit ka shqyrtuar 22 ankesa të të dyshuarve lidhur me zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 59 persona. Për 19 prej tyre, gjykata vendosi që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak. Këtyre tre personave u janë marrë pasaportat për të parandaluar lëvizjen e tyre jashtë vendit.
Në lidhje me këtë vendim, prokuroria ka parashtruar ankesë për dy nga ata që ishin në paraburgim, ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe Nikolço Iliev, të cilët tani janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Shtip. Një tjetër person që ka përfituar nga masa e arrestit shtëpiak është Aneta Simeska Dimoska, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, mbetet i dyshuar dhe në paraburgim, ndërsa hetimi për zjarri që mori jetën e shumë personave është zgjeruar me gjithsej 34 të dyshuar fizike dhe tre persona juridikë. Ata akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike, me mundësi dënimi deri në 20 vjet burg.
