Teknologji

Një xham që rrit mbrojtjen dhe performancën e kamerave të smartfonëve

Published

on

Pasi pushtoi ekranet, Corning ka vendosur të sjellë xhamin e Gorilla Glass edhe tek kamerat. Modelet DX dhe DX+ do të jenë të disponueshme për lentet e kamerave duke filluar me telefonët Samsung.

Përveç mbrojtjes së shtuar, Corning thotë se teknologjia përmirëson performancën optike të kamerave të smartfonëve.

Sipas kompanisë xhami DX reflekton më pak dritë nga lenteja e kamerës. Aktualisht edhe me përdorimin e një veshjeje kundër reflektimit, vetëm 92% e dritës së transmetuar hyn në kamerën e smartfonit.

Corning thotë se xhamat DX dhe DX+ mund të lejojnë penetrimin e 98% të dritës duke reduktuar problemet optike siç është hija. Disa prodhues smartfonësh po punojnë me kompani të specializuara për të adresuar këtë problem.

Sony dhe Vivo përdorin Zeiss për të rritur transmetimin e dritës dhe reduktuar reflektimet dhe hijet. Së fundi Corning thotë se xhami i afrohen shumë pranë nivelit të rezistencës së xhamave prej safire me një gradë 9 në shkallën Mohs.

Gorilla Glass përdoret sot 8 miliardë pajisje nga 45 brende të njohura. Apple ka investuar 450 milionë dollarë në Corning në 2017-ën dhe 2019-ën duke njohur kështu fushën e tyre të ekspertizës si ndër më të mirat në botë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Nepali drejt bllokimit të Facebook, X, YouTube dhe platformave tjera

Published

on

Qeveria e Nepalit ka thënë se do të ndërpresë qasjen në platformat kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook dhe X, pasi ato nuk arritën të përmbushnin kërkesat e regjistrimit të autoriteteve.

Lëvizja, e njoftuar të enjten, është pjesë e asaj që qeveria e quan një përpjekje për të frenuar urrejtjen online, thashethemet dhe krimin kibernetik.

Kompanive iu dha një afat deri të mërkurën për t’u regjistruar në Ministrinë e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe për të siguruar një kontakt lokal, një përpunues ankesash dhe një person përgjegjës për vetërregullimin – ose do të përballen me mbyllje.

“Platformat e paregjistruara të mediave sociale do të çaktivizohen nga sot e tutje”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë Gajendra Kumar Thakur.

Ministri i Komunikimit dhe IT-së Prithvi Subba Gurung tha: “Ne u dhamë atyre kohë të mjaftueshme për t’u regjistruar dhe u kërkuam vazhdimisht që të përmbushnin kërkesën tonë, por ata e injoruan [këtë] dhe ne u desh të mbyllnim operacionet e tyre në Nepal”,

Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, Alphabet, kompania prindërore e YouTube, X, Reddit dhe LinkedIn u kërkuan të regjistroheshin deri në afatin e së mërkurës.

Kufizimet online vijnë pas një direktive të vitit 2023 që u kërkon platformave të mediave sociale – të cilat kanë miliona përdorues në Nepal me llogari për argëtim, lajme dhe biznes – të regjistrohen dhe të krijojnë një prani lokale.

Vetëm pesë, përfshirë TikTok dhe Viber, janë regjistruar zyrtarisht që atëherë, ndërsa dy të tjera janë në proces.

Continue Reading

Teknologji

Google shmang shitjen, por duhet të ndajë të dhëna me rivalët

Published

on

Google nuk do të jetë i detyruar të shesë shfletuesin Chrome, por duhet të ndajë informacion me konkurrentët, ka urdhëruar një gjykatës federal amerikan.

Mjetet juridike të vendosura nga gjykatësi i qarkut Amit Mehta kanë dalë në dritë pas një beteje gjyqësore disavjeçare mbi dominimin e Google në kërkimin online.

Çështja u përqendrua rreth pozicionit të Google si motori i kërkimit parazgjedhur në një gamë të produkteve të veta, si Android dhe Chrome, si dhe të tjera të prodhuara nga kompani të ngjashme me Apple.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte kërkuar që Google të shiste Chrome – vendimi i së martës do të thotë që gjigandi i teknologjisë mund ta mbajë atë, por do të ndalohet të ketë kontrata ekskluzive dhe duhet të ndajë të dhënat e kërkimit me rivalët.

Google kishte propozuar zgjidhje më pak drastike, të tilla si kufizimi i marrëveshjeve të ndarjes së të ardhurave me firma si Apple për ta bërë motorin e saj të kërkimit si motorin e parazgjedhur në pajisjet dhe shfletuesit e tyre .

Të martën, kompania tregoi se e shihte vendimin si fitore e tha se rritja e inteligjencës artificiale ndoshta kontribuoi në rezultat.

Gjigandi i teknologjisë kishte mohuar çdo shkelje që kur u ngritën akuzat e para kundër tij më 2020, duke thënë se dominimi i tij në treg është për shkak se motori i tij i kërkimit është një produkt superior ndaj të tjerëve dhe konsumatorët thjesht e preferojnë atë ndaj të tjerëve.

Vitin e kaluar, gjykatësi Mehta vendosi që Google kishte përdorur metoda të padrejta për të vendosur një monopol mbi tregun e kërkimit online, duke punuar në mënyrë aktive për të ruajtur një nivel dominimi deri në masën që shkelte ligjin amerikan.

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk drejt titullit të parë të “trilionerit” në botë

Published

on

Elon Musk mund të bëhet personi i parë në botë që arrin një pasuri prej trilioni dollarësh, nëse aksionerët e Teslës miratojnë një paketë të re pagese që parashikon shpërblime marramendëse nëse kompania arrin objektiva të caktuara.

Sipas raportimeve të CNN, Musk mund të përfitojë deri në 423.7 milionë aksione shtesë të Teslës, me një vlerë të mundshme prej mbi 143 miliardë dollarësh me çmimin aktual.

Për ta realizuar këtë, vlera e përgjithshme e Teslës duhet të arrijë në rreth 8.5 trilionë dollarë, gati tetë herë më shumë se vlera aktuale e tregut. Kjo paketë përfshin propozim që Tesla të marrë pjesë në kompaninë e inteligjencës artificiale xAI, e cila është në pronësi të Musk.

Ky plan shihet si një mënyrë për të konsoliduar edhe më shumë perandorinë e tij të biznesit.

Musk zotëron rreth 410 milionë aksione të Teslës me një vlerë prej 139 miliardë dollarësh. Së bashku me pronësinë në xAI, SpaceX dhe kompani të tjera, kjo e ka bërë atë njeriun më të pasur në botë, me pasuri që arrin rreth 378 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Megjithatë, rruga drejt “trilionit” nuk është e lehtë. Ai përballet me sfida ligjore mbi paketat e pagave dhe me luhatje të forta të aksioneve të Teslës, të cilat ende qëndrojnë 26% më poshtë nga kulmi i dhjetorit 2024.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

BMW zbulon modelin e ri iX3

Published

on

BMW ka publikuar një njoftim paraprak për modelin e ardhshëm iX3, i cili do të jetë lider i markës në epokën e platformës Neue Klasse.

Të gjitha automjetet e ardhshme elektrike të kësaj marke do të bazohen në këtë platformë, e cila do të debutojë me një dizajn të ri dallues.

Sipas të dhënave paraprake, me një karikim të vetëm iX3 do të përshkojë rreth 640 kilometra.

Do të përfshijë versione me tërheqje në rrotat e pasme dhe në të gjitha rrotat, dhe pritet edhe një version M Sport.

Brendësia do të ketë një planimetri krejtësisht të re me panelin Panoramic iDrive. Premiera e BMW iX3 do të zhvillohet në Panairin e Automobilave të Mynihut këtë fundjavë.

 

Continue Reading

Të kërkuara