Published
3 years agoon
By
Betim GashiSot është bërë një vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje.
Qeveria Kurti më 22 mars 2021 mori 67 vota për dhe 30 kundër.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, por partia e tij Lëvizja Vetëvendosja fitoi mbi 50 për qind të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa probleme qeverinë Kurti 2, njofton Klankosova.tv
Kurti në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por, vetëm pas 50 ditësh qeverisje, ai me një mocion mosbesimi u rrëzua nga partneri i atëhershëm qeverisës LDK-ja.
Lëvizja Vetëvendosje u rikthye në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58 nga 29 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019.
You may like
Bota
Banka e Japonisë rrit normat e interesit në nivelin më të lartë në 17 vjet
Published
4 hours agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSBanka e Japonisë (BOJ) ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit në 0.5%, duke e çuar atë në nivelin më të lartë në 17 vjet, nga 0.25% që ishte deri më tani. Kjo lëvizje është një përpjekje për të menaxhuar inflacionin dhe për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme të ekonomisë japoneze.
Guvernatori i Bankës së Japonisë, Kazuo Ueda, gjatë një konference për media pas takimit të bordit, theksoi se ekonomia është duke u rimëkëmbur gradualisht, megjithatë, pasiguritë mbeten, sidomos për shkak të inflacionit jashtë vendit dhe luhatjeve të këmbimit valutor. Ai pranoi se do të mund të ishin të nevojshme rritje shtesë të normave të interesit, nëse kushtet ekonomike vazhdojnë të kërkojnë këtë.
Të dhënat e fundit të çmimeve tregojnë se inflacioni në Japoni po mbetet afër objektivit të Bankës së Japonisë prej 2%, me një rritje të çmimeve të konsumit për vitin 2024 që pritet të arrijë midis 2.5% dhe 3%, dhe një stabilizim të pritshëm në 2% deri në vitin 2026. Megjithatë, një shqetësim afatgjatë mbetet rritja e pagave, e cila po ndihmon në mbështetjen e këtij vendimi dhe është një faktor i rëndësishëm për të siguruar një “cikël pozitiv” të çmimeve dhe pagave.
Rritja e normës ka pasur ndikim në tregjet financiare, me një rënie të çmimeve të aksioneve që ndodhi menjëherë pas njoftimit, megjithatë indeksi Nikkei 225 u rikuperua më pas. Po ashtu, dollari amerikan ra në vlerën e 155.41 jen, një zhvillim që reflekton reagimin e tregut ndaj politikës së re monetare.
Për më tepër, Banka e Japonisë është duke monitoruar efektet e politikave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump dhe sfidat e brendshme të ekonomisë japoneze, përfshirë mangësinë e fuqisë punëtore dhe pritshmëritë për rritjen e pagave. E gjithë kjo ndikon në mjedisin makroekonomik dhe kursin e këmbimit të jenit./UBTNews/
Bota
352 shkolla mbyllen në Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit
Published
4 hours agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSNë Bangkok, më shumë se 352 shkolla janë mbyllur për shkak të niveleve alarmante të ndotjes së ajrit. Kjo masë ka qenë e nevojshme pas rritjes dramatike të ndotjes në kryeqytetin e Tajlandës, që ka detyruar autoritetet lokale të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe stafit shkollor.
Sipas të dhënave të IQAir, Bangkoku është renditur ndër qytetet më të ndotura në botë, duke zënë vendin e tetë për ndotjen e ajrit, që është një shqetësim serioz për qytetarët e tij. Ndotja e ajrit ka arritur nivele të tilla që është bërë e pamundur të vazhdohet me aktivitetet normale në shkolla, dhe për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur të mbyllin shkollat për të parandaluar rrezikun ndaj shëndetit të nxënësve, stafit dhe qytetarëve në përgjithësi.
Ky vendim ka ndodhur pas një periudhe të rënduar ndotjeje që ka nisur të premten, ku më shumë se 250 shkolla u mbyllën, ndërsa të tjera u kërkuan të punonin nga shtëpia. Qytetarëve u është rekomanduar të shmangin përdorimin e automjeteve dhe të kufizojnë aktivitetet jashtë shtëpisë për të minimizuar ekspozimin ndaj ajrit të ndotur.
Ndotja e ajrit në Bangkok është e përkeqësuar nga faktorë natyrorë dhe njerëzorë. Gjatë muajve të dimrit, ajri i ftohtë dhe i ngadaltë krijon kushte të pafavorshme për shpërndarjen e gazrave të dëmshëm dhe tymit nga djegia e kontrolluar, që vijnë nga fermat dhe industrinë e ndotur. Kjo shkakton bllokimin e ajrit të ndotur dhe e bën të vështirë pastrimin natyror të tij, duke krijuar një mjedis të dëmshëm për shëndetin.
Problemi i ndotjes së ajrit nuk është një fenomen i izoluar për Bangkokun, pasi edhe shumë qytete të tjera të Azisë Juglindore, përfshirë edhe Tajlandën, përballen me të njëjtën sfidë. Ndotja e ajrit ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndetin e popullatës, duke shkaktuar probleme të frymëmarrjes, sëmundje të zemrës dhe ndikime negative tek fëmijët, siç janë astma dhe alergjitë.
Në përpjekje për të përballuar këtë krizë, autoritetet lokale kanë intensifikuar masat për të monitoruar ndotjen dhe për të kufizuar përdorimin e automjeteve, që janë një burim kryesor i ndotjes. Megjithatë, kjo krizë mjedisore kërkon masa të mëtejshme dhe një angazhim afatgjatë për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Bangkok dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të tij./UBTNews/
Lajmet
Serbët e veriut të Mitrovicës në mbështetje të protestës në Beograd
Published
6 hours agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSRreth 100 qytetarë serbë në veri të Mitrovicës mbajtën një minutë heshtje për 15 minutat në nderim të 15 viktimave të tragjedisë së Novi Sadit, ndodhur gati tre muaj më parë, dhe në kundërshtim me represionin dhe torturat politike të regjimit aktual në Serbi. Ky aksion u realizua si një shenjë solidariteti me protestën e gjerë që po zhvillohet sot në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, ku qindra mijëra qytetarë po mbështesin studentët që kërkojnë një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë.
Protesta në Mitrovicë u organizua nga Sërgjan Gjorgjeviq, një qytetar nga veriu i Mitrovicës, i cili inkurajoi bashkëqytetarët të merrnin pjesë në këtë aksion përmes rrjeteve sociale. Ai shkroi: “Jeta është shumë e shkurtër për ta shënuar frika”. Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime si “Më së vështiri është ta zgjosh njeriun, i cili bën sikur fle” dhe “dora e përgjakur”, ndërsa u dëgjuan brohoritje kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë “Vuçiq në burg”.
Ndërkohë, parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës në veri të Mitrovicës, i cili ka seli në këtë qytet, shpalli qëndrim kundër protestës. Ata shpallën se “Ai që ju mbështet, po na vret” dhe i bëri thirrje studentëve të distancoheshin nga politikanët që kërkojnë “copëtimin e Serbisë”, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Tragjedia e Novi Sadit ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur shembja e çatisë në stacionin e trenit të qytetit shkaktoi vdekjen e 15 personave. Pas kësaj ngjarjeje, protesta janë zhvilluar çdo ditë në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për ngjarjen dhe hetime për sulmet ndaj studentëve, si dhe përfundimin e represionit dhe torturave politike./UBTNews/
Lajmet
Stuhi e fuqishme godet Britaninë dhe Irlandën, mbyllen shkollat dhe anulohen dhjetëra fluturime
Published
6 hours agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSBritania e Madhe dhe Irlanda po përballen me një ndërprerje masive të udhëtimeve pas stuhisë së fuqishme “Eowyn”, e cila ka shkaktuar anulime të dhjetëra fluturimeve dhe mbyllje shkollash. Agjencia e motit në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim me kod të kuq për erërat që po paraqesin “rrezik për jetën” në Irlandën e Veriut dhe pjesë të Skocisë.
Erërat e fuqishme, që arrijnë deri në 161 kilometra në orë në disa zona bregdetare, kanë shkaktuar pengesa të mëdha, duke detyruar mbylljen e dhjetëra shkollave, përfshirë të gjitha shkollat në Glasgow dhe Edinburg. Mbi 30 fluturime janë anuluar në Aeroportin Heathrow të Londrës dhe 28 fluturime në Edinburg, ndërsa Aeroporti i Glasgowit dhe ai i Belfastit kanë pasur gjithashtu shumë fluturime të pezulluara.
Shërbimi Kombëtar i Hekurudhave ka paralajmëruar për ndërprerje të shërbimeve në Skoci dhe në pjesë të Anglisë veriore, duke u kërkuar udhëtarëve të shmangin udhëtimet. Po ashtu, Irlanda po përballet me një stuhi të një shkalle të jashtëzakonshme, me erëra rekord deri në 183 kilometra në orë në qarkun Galway, shpejtësia më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend.
Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për rreth 560,000 objekte në Irlandë dhe ka detyruar anulimin e më shumë se 30 fluturimeve në Aeroportin e Dublinit. Autoritetet po i këshillojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet gjatë kalimit të stuhisë./UBTNews/
Banka e Japonisë rrit normat e interesit në nivelin më të lartë në 17 vjet
Kristjan Asllani: Interi i shkon deri në fund Championsit
Enis Bardhi bëhet me skuadër të re, mbetet në Superligën e Turqisë
352 shkolla mbyllen në Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
Serbët e veriut të Mitrovicës në mbështetje të protestës në Beograd
Stuhi e fuqishme godet Britaninë dhe Irlandën, mbyllen shkollat dhe anulohen dhjetëra fluturime
Trump fal aktivistët kundër abortit
Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!