Kronikë e zezë

Një vit burgim ndaj T.S. për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit T.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti.

I pandehuri akuzohet se në muajin shtator 2017 dhe në prill të vitit 2018, në Shtime si person zyrtar – inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin Mbi Ndërtimin nr 04/L-110, dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk ka ndërmarr veprimet ligjore për ta ndaluar ndërtimin pa leje ndërtimore të dy shtëpive në Shtime, të pronarit H.Sh., ashtu që me rastin e inspektimit të punimeve ndërtimore në muajin shtator 2017, nuk ka hartuar procesverbal për të urdhëruar ndërprerjen e punimeve, por ka bërë marrëveshje me pronarin që t’ia kryej projektin e ndërtimit të shtëpisë për çmimin prej 500 euro, i cili ka vazhduar me ndërtimin e shtëpisë, kurse në muajin prill të vitit 2018, përsëri ka bërë marrëveshje për projektin e shtëpisë së dytë për çmimin prej 580 euro, në të dyja rastet nga i dëmtuari merr paratë dhe përfiton kështu shumën prej 1.080 euro në emër të projekteve ndërtimore për dy shtëpitë, me qëllim që të mos veproj në pajtim me detyrat zyrtare, kështu që i dëmtuari ka ndërtuar shtëpitë pa leje ndërtimore. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Continue Reading

Vendi

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Skënderaj i kërkuari për krime lufte ndaj popullatës civile

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës maj-qershor të vitit 1998 në rajonin e Skënderajt.

Arrestimi i të dyshuarit  erdhi pas një pune të jashtëzakonshme hetimore nga njësitë përkatëse policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje për procedo të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Rasti po trajtohet nga organet e rendit si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

17 të lënduar nga protesta e mbrëmshme, 6 prej tyre policë

Published

on

By

Gjithsej 17 persona, prej të cilëve gjashtë zyrtarë policorë dhe 11 protestues, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjeve gjatë protestës së të hënës mbrëma para Kuvendit të Kosovës. Nga Qendra Emergjente se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, janë në gjendje plotësisht stabile dhe tashmë janë liruar për në shtëpi.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se tetë persona u trajtuan nga ekipi i Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të ndikimit të gazit lotsjellës, ndërsa tre të tjerë morën kujdes për plagë prerëse. Ai konfirmoi se asnjë nga pacientët nuk ka pasur lëndime serioze apo me rrezik për jetën.

Situata në kryeqytet u tensionua gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe përreth Kuvendit, ku protestuesit kërkonin kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mundësuar daljen e deputetëve nga ndërtesa, Policia e Kosovës u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe topin e ujit. Gjatë këtij përshkallëzimi u hodhën mjete piroteknike, u dogjën kontejnerë dhe u raportua për pengim apo sulme ndaj disave deputetëve, zyrtarëve dhe një gazetari, me ç’rast policia shoqëroi tre persona në stacion.

Continue Reading

Të kërkuara