Magazinë

Një tjetër “rol” për Mila Kunis: Zgjidh shqetësimet e fqinjëve

Published

on

Mila Kunis, e njohur për rolet e saj në film dhe televizion, ka zbuluar një rol të pazakontë jashtë ekranit: ajo është kryetare e shoqatës së banorëve në lagjen ku jeton në Los Angeles.

Aktorja 42-vjeçare merret personalisht me ankesat e fqinjëve për zhurmën, mbeturinat apo probleme të tjera të komunitetit, duke treguar se pjesa më argëtuese janë situatat qesharake që lindin gjatë zgjidhjes së tyre.

Përveç këtij roli, Kunis ka ndarë edhe rutinën e saj të përditshme me bashkëshortin Ashton Kutcher dhe dy fëmijët, Wyatt dhe Dimitri.

Ajo zgjohet herët, përgatit kafen dhe ushqimin për familjen, ndërsa ndonjëherë arrin të stërvitet në mëngjes, por jo gjithmonë ka kohë për dush, duke bërë shaka për këtë.

Çifti është i martuar që nga viti 2015 dhe në 2021 kanë përfunduar shtëpinë e tyre të personalizuar në Beverly Hills, KuKu Farms, një pronë rreth gjashtë hektarë e projektuar për të kombinuar thjeshtësinë me elemente luksi.

Ashton Kutcher ka thënë se kjo shtëpi i jep ndjenjën e qetësisë dhe renditjes së botës. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Golden Globes 2026: Kush garon për çmimet kryesore?

Published

on

Janë prezantuar nominimet për çmimet Golden Globe 2026, të cilat do të ndahen më 11 janar.

Këto janë çmimet e para të mëdha që nisin sezonin e çmimeve të kinemasë, i cili kulmon me Oscar në mars.

Filmi “One Battle After Another” udhëheq me nëntë nominime, përfshirë Filmin më të mirë (Mjuzikëll/Komedi) dhe regjinë më të mirë.

Ndërsa filmi “Wicked: For Good” mori dy nominime për aktoret Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, por jo për filmin ose regjinë.

Nga serialet, “The White Lotus” kryeson me gjashtë nominime, përfshirë serialin më të mirë dramë.

Për herë të parë, Golden Globes do të nderojë edhe podcastet.

Disa nga nominimet kryesore:

Aktori më i mirë, Film Dramë: Joel Edgerton – Train Dreams, Oscar Isaac – Frankenstein

Aktorja më e mirë, Film Dramë: Jessie Buckley – Hamnet, Jennifer Lawrence – Die My Love

Filmi më i mirë, Dramë: Frankenstein, Hamnet, Sinners

Filmi më i mirë, Mjuzikëll/Komedi: One Battle After Another, Blue Moon, Bugonia

Seriali më i mirë, Dramë: The White Lotus

Seriali më i mirë, Mjuzikëll/Komedi: Abbott Elementary, The Bear, Hacks

Në total, nominimet përfshijnë filma, seriale, aktorë, muzikë, animacione dhe për herë të parë, podcastet dhe performancat Stand-up. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Kate Winslet: Bukuria nuk matet me rrjetet sociale

Published

on

Aktorja e njohur Kate Winslet ka shprehur shqetësim për rritjen e përdorimit të kirurgjisë estetike dhe injeksioneve për humbje peshe, duke e quajtur këtë tendencë “të frikshme”.

Ylli i filmit Titanic tha se obsesioni me përsosmërinë e kërkimi i vëmendjes në rrjetet sociale po rrezikon shëndetin e vetëbesimin e njerëzve.

“Është shkatërruese kur vetëbesimi i dikujt varet kaq shumë nga pamja e jashtme,” u shpreh Winslet për The Times.

Ajo theksoi kontrastin mes atyre që zgjedhin të jenë vetvetja dhe atyre që bëjnë gjithçka për të mos qenë vetvetja, duke rrezikuar shëndetin.

Winslet lavdëroi koleget e saj, si Helen Mirren, Toni Collette, Andrea Riseborough dhe Sigourney Weaver, për ruajtjen e bukurisë “reale”. Ajo beson se rrudhat dhe njollat e moshës tregojnë historinë e jetës dhe i japin bukuri një gruaje.

“Gjërat e mia të preferuara janë duart e plakura. Aty është jeta,” tha, duke shtuar se disa nga gratë më të bukura që njeh janë mbi 70 vjeç.

Winslet u shpreh se ajo që e trishton është se gratë e reja shpesh nuk kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh vërtet e bukur. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Eurovizioni në kaos, a rrezikon festivali i 2026 anulimin?

Published

on

Eurovizioni 2026 nuk është anuluar, të paktën jo zyrtarisht.

Festivali i 70-vjetorit mbetet i planifikuar të zhvillohet në Vjenë, Austri, me finalen më 16 maj 2026, në Wiener Stadthalle.

Vendimi për ta mbajtur aty u mor pas fitores së Austrisë në Eurovizionin 2025 dhe u konfirmua nga EBU me datat përkatëse.

Ajo që po krijon konfuzion është kriza e politike e morale që po shoqëron garën, e lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit gjatë konfliktit në Gaza.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së, një numër radiotelevizionesh kërkuan përjashtimin e Izraelit, por nuk u mbajt asnjë votim.

EBU miratoi rregulla të reja që kufizojnë promovimin e këngëve nga qeveri dhe palë të treta, e ruajti të drejtën e Izraelit për të marrë pjesë.

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia njoftuan bojkotimin e Eurovizionit 2026, duke deklaruar se nuk mund të marrin pjesë në një event që, mbyll sytë ndaj krizës humanitare në Gaza dhe përdoret për të “normalizuar” një konflikt të përgjakshëm.

Media të ndryshme ndërkombëtare e kanë quajtur këtë një prej krizave më të mëdha në historinë e festivalit.

Në të kundërt, vende tjera, si Gjermania dhe disa shtete nordike kanë mbështetur qëndrimin e EBU-së, duke argumentuar se Eurovizioni lindi pas Luftës së Dytë Botërore për të bashkuar popujt dhe jo për t’i përjashtuar.

Sipas tyre, përjashtimi i Izraelit do të politizonte edhe më shumë konkursin dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Kjo përplasje po ushqen debatin mbi vijën e hollë mes “United by Music” dhe akuzave për hipokrizi, sidomos duke pasur parasysh se Rusia mbetet e përjashtuar për agresionin në Ukrainë, ndërsa Izraeli lejohet të marrë pjesë.

Si pasojë e bojkotimeve, në rrjete sociale janë shpërndarë lajme të pavërteta se “Eurovizioni 2026 është anuluar” ose se “festivali po shembet”. Në fakt, zyrtarisht nuk ka asnjë anulim: përgatitjet për Vjenën vazhdojnë, lista e pjesëmarrësve po përditësohet, dhe shumë vende kanë nisur proceset e përzgjedhjes së këngëve – përfshirë edhe ato që kanë konfirmuar pjesëmarrjen pavarësisht polemikave.

Eurovizioni 2026 do të mbahet, por nën hijen e një bojkoti historik. Një pjesë e Evropës po proteston duke u tërhequr nga gara, ndërsa pjesa tjetër zgjedh të mbetet në skenë për të dërguar mesazhe paqeje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Nuk fshihen më, Katy Perry dhe Justin Trudeau zyrtarizojnë romancën në rrjetet sociale

Published

on

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau e kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre, pasi këngëtarja publikoi në Instagram disa foto ku shfaqen të dy të buzëqeshur krah për krah, si dhe një video teksa hanë sushi në Japoni.

Postimi, i publikuar të shtunën, duket se i vuri pikën muajve të thashethemeve rreth romancës mes tyre.

Në një nga fotot ata duken duke mbajtur duart, një gjest që u interpretua menjëherë si konfirmim publik i marrëdhënies.

Perry shoqëroi postimin me mbishkrimin “tokyo times on tour and more”, së bashku me emoji lulesh dhe një zemër të kuqe.

Dy ditë më parë, Trudeau kishte ndarë në X një foto me Perry-n dhe ish-kryeministrin japonez Fumio Kishida, si edhe bashkëshorten e tij.

“Ishte kënaqësi t’ju takonim. Katy dhe unë u gëzuam shumë që patëm mundësi të kalonim kohë me ju,” shkruante Trudeau.

Për muaj të tërë, Perry dhe Trudeau janë parë shpesh së bashku. Në korrik u fotografuan në një darkë në Montreal, ndërsa pak ditë më vonë Trudeau u pa duke kënduar “Firework” në koncertin e saj.

Në tetor, ata u shfaqën sërish dorë për dore në Paris, gjatë festimeve për ditëlindjen e 41-të të artistes.

Justin Trudeau ka shërbyer si kryeministër i Kanadasë nga viti 2015 deri në vitin 2025, ndërsa Katy Perry mbetet një nga yjet më të mëdha të pop-it, me shtatë albume dhe hite të njohura si “California Gurls”, “Hot n Cold” dhe “Roar”. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara