Lajmet

Një shkollë në Zhytomyr të Ukrainës goditet nga raketa ruse

Imazhet e shkollës të publikuara nga CNN pas sulmit tregojnë dëme të konsiderueshme dhe shembje të pjesshme të ndërtesës.

Published

on

Një shkollë në Zhytomyr, në veri të Ukrainës, u godit nga një raketë ruse mëngjesin e së premtes, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Imazhet e shkollës të publikuara nga CNN pas sulmit tregojnë dëme të konsiderueshme dhe shembje të pjesshme të ndërtesës.

Në një videodeklaratë, kryebashkiaku i Zhytomyr, Sergei Sukhomlin konfirmoi gjithashtu sulmin duke thënë se sulmuesit rusë “nuk ndalen para asgjëje. Kjo është një shkollë. Përkundrazi, këto rrënoja janë të një ish-shkolle në qytetin ukrainas të Zhytomyr”.

Lajmi vjen pasi të paktën tre shkolla në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën nga sulmet ushtarake ruse të martën, sipas videove dhe fotove të postuara në mediat sociale. CNN ka gjetur dhe konfirmuar vërtetësinë e videove dhe fotove.

Përveç shkollës, gjatë pushtimit rus të Ukrainës janë goditur edhe kisha, katedrale, muze, kryesisht në qytetet sikurse Kievi, Kharkivi./UBTNews/

Lajmet

​Basha takon një delegacion parlamentar finlandez, përmend sjelljet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti sot një delegacion prej dhjetë deputetësh nga grupe dhe komisione të ndryshme parlamentare të Finlandës, të shoqëruar nga ambasadorja e këtij vendi në Prishtinë, Eevamari Laaksonen.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë shtetërore për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën ndër vite, mbështetje kjo jashtëzakonisht e çmuar në rrugëtimin e konsolidimit demokratik dhe shtet-ndërtues.

Në diskutimet e zhvilluara, në përgjigje të interesimit të lartë të deputetëve, kryetari i Kuvendit ritheksoi perspektivën evropiane të Kosovës dhe aspiratat e saj të fuqishme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Ne jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore të demokracisë, të drejtës, të mirëqenies, barazisë dhe të lirisë, mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Përkundër sjelljeve të vazhdueshme penguese, agresive dhe destruktive të Serbisë, angazhimi ynë mbetet garantimi i integritetit territorial, sigurimi i mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë dhe avancimi në rrugën tonë të integrimit evropian”, tha Basha.

Kreu i Kuvendit potencoi gjithashtu se Kosova është e dëshmuar për nga përkushtimi në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve si shoqëri gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar, pa asnjë dallim, ka vend të barabartë në jetën publike dhe politike të vendit, me të gjitha të drejtat e garantuara kushtetuese dhe ligjore.

Ai po ashtu potencoi faktin se shteti ynë ka ndërmarrë reforma të thella institucionale, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke e luftuar me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Kjo vërtetohet edhe me matjet e indekseve kredibile ndërkombëtare, që Kosovën e vlerësojnë si vend që garanton lirinë e shprehjes dhe që po shënon progres të gjithmbarshëm ekonomik, duke dëshmuar kështu orientimin tonë të qartë drejt të ardhmes në familjen evropiane”, tha Basha./KP

Continue Reading

Lajmet

FSK me ushtrim fushorë “Ujku Shigjetë”

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrim fushorë “Ujku Shigjetë” nga data 20 deri në 29 tetor 2025, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.

Nga FSK kanë njoftuar se konvojet e FSK-së do të lëvizin në Aroportin e Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 20-29 tetor 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoi ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të  validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dënuar për shtatë vepra penale dhe i kërkuar për katër të tjera

Published

on

By

Sot në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale.

A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë.

I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit./KP

Continue Reading

Lajmet

Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë

Published

on

By

“Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona.

Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh, shkruan ATSH.

Duke iu rikthyer një momenti kyç në marrëdhëniet dypalëshe, kryeministri kujtoi vendosjen e një objektivi të përbashkët me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, një dekadë më pare, dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

“Sot, jo vetëm që kemi arritur këtë synim, por e kemi tejkaluar,” tha Rama, duke vënë në dukje se nga një volum tregtar prej 250 milionë eurosh, sot është kaluar mbi 1 miliard euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit.

Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, vijoi kryeministri, sot në Shqipëri numërohen mbi 1 mijë, ndërsa nga disa qindra punonjës në kompani turke, sot janë mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në to.

“Por më shumë se numrat, ajo që ka vlerë është fryma. Është dëshira, besimi dhe sensi i përkatësisë në një miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje të fortë mes nesh. Një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultate”, nënvizoi Rama.

Duke folur për klimën e favorshme që ofron Shqipëria, Kryeministri u shpreh se vendi nuk është më një ishull i mbyllur si dikur, por një vend i hapur dhe mikpritës, një “ishull i bukur” në mes të Europës ku investimet shumëfishohen në pak vite, falë një sistemi taksash të ulëta, energjisë së gjelbër, turizmit në rritje, zhvillimit teknologjik dhe një tregu që pret krahëhapur sipërmarrjen turke.

Vetëm gjatë këtij viti, vijoi ai, mbi 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, një shifër e jashtëzakonshme që dëshmon për përparimin e bërë në fushën e turizmit dhe lidhjet e thelluara mes dy vendeve.

“Siç thotë një tjetër shprehje e përbashkët mes nesh: oreksi vjen duke ngrënë. Ndaj, ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta kapim atë dhe ta shijojmë së bashku”, u shpreh Rama.

Në vijim, Kryeministri e cilësoi Shqipërinë si portën më të afërt të Turqisë drejt Bashkimit Europian dhe një partner të qëndrueshëm në fushat e sigurisë, energjisë, turizmit dhe teknologjisë.

Ai theksoi se qeveria shqiptare është më shumë sesa një qeveri mike, është një partnere strategjike e një aleance të fortë me Turqinë, e gatshme të mikpresë, të dëgjojë dhe të garantojë çdo investim që kthehet në një histori suksesi.

“Ne hodhëm një hap të madh para 10 vitesh, dhe sot shohim sesa shumë kemi ecur përpara. Kemi ndërtuar një urë, e kemi hedhur këmbën në të ardhmen dhe objektivi ynë tani është që të dyfishojmë sërish shkëmbimet tona tregtare, duke ndërtuar një “autostradë suksesi” midis Bosforit dhe Adriatikut”, theksoi Kryeministri.

Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë thjesht marrëdhënie ekonomike, por një lidhje vëllazërie, besimi dhe bashkudhëtimi drejt së ardhmes.

“Ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Ura që lidh Ankaranë me Shqipërinë zyrtare është më solide se kurrë. Është një urë që përshpejton lidhjen tonë me Perëndimin përmes Korridorit 8 dhe portit të ri të Durrësit, por edhe një urë që lidh historinë me të ardhmen, kujtimet e përbashkëta me ambicien për të nesërmen”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se Shqipëria dhe Turqia flasin të njëjtën gjuhë, “gjuhën e punës dhe të rezultateve”.

Ai ftoi investitorët të jenë pjesë e këtij rrugëtimi, ku çdo projekt, çdo ide dhe çdo energji pozitive kthehet në një sukses të përbashkët.

“Le ta shohim të ardhmen si një detyrë që duhet ta përmbushim bashkë, përmes një udhëtimi ku çdo investim, çdo projekt, çdo energji bëhet shkak për një duartrokitje të re për historinë tonë të përbashkët”, deklaroi kryeministri Rama./KP

Continue Reading

Të kërkuara