Lajmet

Një shekull nga rezistenca e Azem e Shote Galicës në Arbëri të Vogël, Idrizi: E gjithë kjo luftë është bërë për ta dëbuar ushtrinë serbe

Published

on

Për nder të 100 vjetorit të Rezistencës në Arbërinë e Vogël, ku prijës të saj ishin Azem e Shote Galica, Komuna e Vushtrisë ka organizuar aktivitet te ndryshme kulturo-artistik në amfiteatrin “Adem Mikollovci”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky 100-vjetor tregon se Kosova nuk e ka ndalur kurrë luftën e saj brez pas brezi ndaj pushtuesve, kështu duke mbrojtur trevat e saj.

Ai ka me këtë rast ka përmendur edhe ish-kreret e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët janë duke u gjykuar në Hagë, që sipas tij edhe sot e kësaj dite ata janë duke u mbajtur padrejtësisht atje.

“Arbëria e Vogël nuk ishte ndonjë gjë tjetër përveç bërthama e rezistencës në krye me heroin Azem dhe Shotë Galicën. Jemi me fat që kemi mbërri këtë ditë ta përjetojmë me shumë mund dhe me shumë gjak e kemi fituar lirinë. E gjithë kjo luftë është bërë, gjithë kjo rezistencë për ta dëbuar ushtrinë serbe. Sot edhe pse jemi në liri sot ka padrejtësi nga ndërkombëtarët, ku Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen padrejtesisht në Hagë. Falënderoje dhe të gjithë ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë kontribuar në lirinë e Kosovës”, tha Idrizi.

Profesori Nait Hasani, ka thënë se heroi Azem Galica ka drejtuar shumë beteja kundër pushtuesve serb dhe se të dy heronjët dolën në krye të betejësë në kohën më të nevojshme për Kosovën. Sipas tij, rezistenca e tyre është bërë shembull për ta ndritur të ardhmen e Kosovës.

“Kush më mirë se ju e kupton rezistencën e Azem dhe Shotë Galicës se ushtarët e UÇK-së. Jemi mbledhur për të nderuar dhe uruar rezistencën e Azem dhe Shotë Galica. Azem Galica dhe Shota dolën në krye në kohën më të nevojshme për Kosovën. Ai drejtoi shumë beteja kundër pushtuesve serb. Në këtë përvjetor nuk kujtojmë vetëm humbjen por edhe çka na ka lenë pas, ai na mësoi që liria nuk vjen pa sakrifica. Le të kujtojmë she të ndjekim shembullin e tyre për ta ndritur të ardhmen e Kosovës”, tha Hasani.

Në emër të familjareve të fshatit Galicë, Qamil Sahiti ka thënë se pushtuesit serb janë munduar gjithmonë që të zhdukin shqiptarët, por që sipas tij, heronjtë shqiptar ndalun që një gjë e tillë të ndodh.

“100 vjet më parë u munduam të shohim aktivitetin shqiptar, u munduan që ta vrasin dhe të trembin dhe i dogjën shqiptarët. U munduan që t’i zhdukën nga faqja e dheut vetëm që ishin shqiptarë dhe po jetonin në vendin e tyre që nga kohët e lashta. Të udhëzuar nga patriotet e asaj kohës, Hasan Prishtina, Bajram Curri. I treguam botës që kjo tokë do të mbetet e shqiptarëve, në këtë rrugë dhe me këtë motiv u themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Jam i bindur që do të realizohet ëndërra e te drejtave të jetojmë lirshëm. Kërkojmë përfundimin drejt funksionalizimit të Kullës në Galicë, dhe të emërohet rruga Vushtrri-Skenderaj, Azem Galica”, tha Sahiti.

Familjarja e Azem dhe Shotë Galicë, Sala Ahmetaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është frymëzuar nga luftërat që kishin në krye Azem dhe Shotë Galicën.

“Përshëndes me shumë dashuri ish-ushtarët e UÇK-së të cilët të frymëzuar nga Azem dhe Shotë Galicës kanë bërë madhështinë për vendin. Ndihem e nderuar te marrë këtë mirënjohje për luftën që kanë bërë, Shota është heroina e botes që është shndërruar në frymëzim. Kur një grua vlerësohet për guxim mençuri do të thonë ku je o Shotë Galica. Gërsheti i Shotës është bërë simbol i lirisë”, tha ajo.

Në fund, i pari i Vushtrrisë ka ndarë dekorata në shenjë mirënjohje ndaj kontribuuesve për çështjet kombëtare.

Komuna e Vushtrrisë për të shënuar 100-vjetorin e rezistencës në Arbërinë e Vogël, për tri ditë me radhë ka organizuar aktivitete të ndryshme.

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara