Shëndet

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Published

on

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm.

Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

Vlerat shëndetësore të shegës

E pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë ofron shërim më të shpejtë të infeksioneve.

Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve?

Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

Mënyra të tjera për trajtimin e infeksioneve

Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin kura natyrale që ofrojnë një trajtim efikas të problemit.

Lëngu i limonit është një prej tyre, burim i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.

Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar.

Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.

Shëndet

Vaj ulliri me limon për energji gjatë ditës

Published

on

Zgjoheni në mëngjes dhe ndiheni të lodhur, pa energji?

Nëse po, ky kombinim i thjeshtë natyral mund t’ju ndihmojë të ndiheni më gjallë dhe të freskët gjatë gjithë ditës.

Mjafton të shtrydhni një limon ta përzieni me një lugë gjelle vaj ulliri. Pini e do të vëreni ndryshimin.

Ky lëng ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat e dëmshme dhe ju jep energji që në mëngjes. Ky kombinim ka qenë i përdorur që në lashtësi, dhe qytetërime të ndryshme besonin në fuqitë shëruese të tij.

Vlerat shëndetësore

Vaji i ullirit: Është baza e dietës mesdhetare, i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që luftojnë kolesterolin e keq, ndihmon në largimin e toksinave nga organizmi. Grekët dhe Romakët e lashtë e quanin “lëng i artë” për vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Limoni: Një nga frutat më të shëndetshme, i pasur me vitamina dhe antioksidantë. Kur përzihet me vaj ulliri, krijon një lëng me fuqi të jashtëzakonshme për shëndetin.

Përfitimet e përzierjes vaj ulliri + limon

Shmang konstipacionin: Ky kombinim vepron si lubrifikant natyral për traktin tretës dhe ndihmon funksionimin e mëlçisë dhe fshikëzës.

Mbron zemrën: Acidet yndyrore në vajin e ullirit dhe antioksidantët e limonit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rregullojnë nivelin e kolesterolit.

Lufton inflamacionin: Konsumimi i rregullt ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe inflamacionit.

Rregullon funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës: Përdorimi i saj në mëngjes, para ngrënies, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të gurëve në tëmth dhe të mbajë organet e brendshme të shëndetshme.

Ky kombinim natyral është mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën me energji dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Tre zakone të thjeshta për t’u mbrojtur nga gripi dhe ftohja

Published

on

Kur temperaturat bien, rreziku për t’u prekur nga ftohjet, viruset dhe gripi rritet ndjeshëm.

Për shumë njerëz, këto viroza duken të pashmangshme, veçanërisht për ata që punojnë në ambiente të mbushura me njerëz apo kujdesen për fëmijë të vegjël që nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës.

Megjithatë, një mjeke e ndihmës së parë, e quajtur Ella, ka ndarë në llogarinë e saj në TikTok tre mënyra të thjeshta që ajo i përdor për të mbrojtur veten dhe familjen nga sëmundjet gjatë vjeshtës dhe dimrit.

1. Ajrosni shtëpinë çdo ditë

Hapja e dritareve për 5 deri në 10 minuta në ditë është thelbësore për shëndetin. “Duhet të lini ajrin e ndenjur të dalë jashtë. Viruset e ftohjes dhe gripit qëndrojnë në ajër, lejoni ajrin e pastër të hyjë brenda. Vetëm pak minuta ajrosje në mëngjes bëjnë diferencën”, – tha ajo.

2. Lani duart rregullisht

Larja e duarve është mënyra më e thjeshtë për të shmangur përhapjen e sëmundjeve. “Nuk mund ta them mjaftueshëm – shumë njerëz nuk i lajnë duart. Prekni gjithçka dhe pastaj fusni duart në gojë. Larja e duarve është mbrojtja më e mirë ndaj viruseve”, – paralajmëron Ella.

3. Ushqehuni shëndetshëm

Ajo shton se ushqimi i ekuilibruar është kyç për sistem imunitar të fortë. “Rreth 70% e sistemit imunitar ndodhet në zorrë. Ushqeni bakteret e mira me vitamina, minerale dhe ushqime të shëndetshme. Kështu trupi qëndron gjithmonë në formë”, – përfundon ajo.

Sipas ekspertëve, këto këshilla mund të ndihmojnë çdo person të kalojë muajt e ftohtë pa u prekur nga gripi. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Pse duhani është më i dëmshëm për gratë: Shkencëtarët zbulojnë arsyen

Published

on

“Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga pirja e duhanit për shkak të brishtësisë së tyre më të madhe fizike”, thanë mjekë dhe specialistë italianë.

”Por, përkundër kësaj, numri i duhanpirësve rritet”, është alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës italiane të Mjekëve, i promovuar nga kompania ”Philip Morris Italy”.

”Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushkërive deri tek shëndeti riprodhues, me cigare që mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatëzanisë”, shtuan ata.

”Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi është i qartë, vazhdojnë të pijnë duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnjë e më stresuese ndaj të cilave nënshtrohen. Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lënë pas dore veten”, theksuan specialistët. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur duhet të hamë mëngjes për të mbajtur një peshë të shëndetshme?

Published

on

Mëngjesi shpesh konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës, dhe kjo nuk është pa arsye.

Një mëngjes i mirë ndihmon në rregullimin e metabolizmit, stabilizon nivelet e glukozës në gjak, redukton urinë e siguron energji për aktivitetet e ditës. Koha kur e konsumoni mëngjesin është po aq e rëndësishme sa edhe përbërja e tij.

Koha ideale për mëngjesin

Mëngjesi duhet të konsumohet midis 7:00 dhe 8:00 të mëngjesit. Edhe pse shumë njerëz hanë sapo zgjohen, është më mirë që të kenë kaluar 12 orë nga vakti i fundit. Nëse darka juaj ka qenë në 20:00, mëngjesi duhet të jetë rreth 8:00. Nëse darkoni më vonë, duhet të llogaritni 12 orë dhe të rregulloni kohën e mëngjesit në përputhje me këtë. Mbajtja e një rutine është kyçe për metabolizëm të shëndetshëm.

A mund të anashkaloni mëngjesin?

Nëse darka ka qenë vonë e s’ndiheni të uritur në mëngjes, mund të prisni para se të hani, nuk duhet ta bëni zakon. Një studim i Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë sugjeron që 9 orë agjërim ndërmjet darkës dhe mëngjesit ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit deri 60%.

Insulina, hormoni që rregullon glukozën në gjak, ndikohet ndjeshëm nga koha e mëngjesit. Sa më herët të konsumoni mëngjesin pas një nate gjumi, aq më mirë metabolizohet ushqimi nga trupi.

Nëse darka ka qenë vonë, mund të prisni 12 orë dhe të konsumoni një mëngjes të lehtë, si një biskotë, para se të vazhdoni me drekën.

Anashkalimi i shpeshtë i mëngjesit mund të çojë në inflamacion e stres oksidativ, sipas një studimi të publikuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese. Mëngjesi nuk është thjesht një zakon, por pjesë kyçe e mirëqenies e menaxhimit të peshës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara